nga Daniela Burnazi
Tashmë që veshja e maskës është bërë e domosdoshme, ju duhet të keni parasysh disa këshilla që do t’i ngremë në formën e miteve dhe fakteve:
Fakt: Nuk ka rëndësi vetëm mbajtja e maskës, por edhe mënura si e mbani atë.
Miti: Maskat e rrobës nuk ju mbojnë.
Fakti: Nëse ato janë krijuar në trashësinë dhe në mënyrën e duhur, ato ju mbrojnë nga spërklat dhe infektimi nga Covid19.
Miti: Maskat mund të shkaktojnë grumbullim të dioksidit të karbonit (CO2).
Fakti: Disa njerëz mendojnë se bllokimi i frymëmarrjes nga maska mund të grumbullojë CO2 dhe mund të ju sëmurë. Kjo nuk është e vërtetë. Maskat ju lejojnë të merrni ajër në mënyrë të mjaftueshme, ndërkohë që mbrojnë gojën dhe hundën nga spërklat.
Miti: Mënyra se si mbani një maskë nuk është e rëndësishme.
Fakti: Veshja e një maske në mënyrë korrekte është çelësi për ta bërë atë efektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Burimi: University of Maryland Medical System
No comments:
Post a Comment