nga Daniela Burnazi
Rozmarina është një nga ilaçet bimore më të njohura. Pirja e çajit të rozmarinës është një mënyrë e shëndetshme për të parandaluar sëmundjet që do të listojmë në këtë postim:
Ja përfitimet që merrni nga çaji i rozmarinës:
Përmirëson tretjen: çaji i rozmarinës ka veti antispasmodike që ndikojnë në reduktimin e gazrave dhe fryrjes së barkut. Ky çaj bimor promovon bakteret e shëndetshme të zorrëve dhe përmirëson thithjen e lëndeve ushqyese.
Ndihmon në eleminimin e radikaleve të lira: çaji i rozmarinës është i pasur me antioksidantë që ju parandalojnë infeksionet dhe inflamacionet. Ky çaj parandalon gjithashtu radikalet e lira që shkaktojnë stres oksidativ, Alxheimer, plakje të parakohshme etj.
Rrit sistemin imunitar: falë antioksidantëve dhe vitaminave, çaji i rozmarinës ju rrit sistemin imunitar dhe parandalon sëmundjet e shkaktuara nga viruset dhe bakteret. Çaji i rozmarinës është gjithashtu i pasur me vitaminë A, magnez, kalium, kalcium etj elemente thelbësore për rritjen e imunitetit.
Rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
Përmirëson shëndetin e zemrës
Nxit rritjen e flokëve.
Burimi: HEALTH
No comments:
Post a Comment