nga Daniela Burnazi
Ndërsa nurmi i rasteve të prekur me Covid-19 po rritet dhe mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme, shumë persona pyesin nëse dhe mbajtja e dorashkave plastike ju ndihmon që të parandaloni infektimin. Shumë persona mendojnë se po të mbajnë dorashka ndërsa blejnë në supermarkete apo në dyqanet e fruta perimeve do të parandalojnë virusin.
Sipas Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (QKPS), dorashkat duhet t’i mbajnë vetëm mjekët dhe infermjerët që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me një person të infektuar me Covid.
E kemi përmendur disa herë që SARS-COV-2 virusi që shkakton Covid-19 është një virus që hyn në traktin respirator me anë të spërklave të një personi të infektuar. Kjo do të thotë që prekja e produkteve në supermarket nuk do t’ju infektojë. Mjafton të lani apo të disinfektoni duart shpesh, por jo të mbani dorashka. Distancimi fizik është mënyra më efektive për të shmangur Covid-19.
Burimi: HEALTH
No comments:
Post a Comment