Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi parashikimet e reja për ekonominë e Europës, në të cilat shihet se Shqipëria ofroi masat më të pakta fiskale në buxhetin e vitit 2020 në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për të përballuar pasojat e pandemisë në ekonomi.
Siç shihet në grafikun bashkëngjitur suporti fiskal (shpenzime shtesë dhe shtyrje të pagesave të taksave) ishte rreth 1 % e PBB së vendit, më i ulëti ndër vendet në zhvillim (pjesa më të kuqe e grafikut). Në masat fiskale të Shqipërisë ka dominuar më shumë rialokomi i shpenzimeve buxhetore.
Në vendet e zhvilluara të Europës masat fiskale ishin mesatarisht sa 6.2 për qind e PBB-ve përkatëse, ndërsa në vendet në zhvillimin këto masa ishin më të zbehta, duke zënë mesatarisht 3.1% të PBB. Në Shqipëri ato ishin edhe më të ulta duke zënë vetëm 1% të PBB-së.
FMN vë në dukje se në vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria paketat e ndihmës ishin më të limituara për shkak të kufizimit të hapësirës nga borxhi i lartë publik.
Në përgjigje të masave mbrojtëse për përballimin e pasojave të pandemisë qeveritë në të gjithë botën, sidomos në Europë akorduan fonde për të mbrojtur vendet e punës, zgjeruan shpenzimet për shëndetësinë, ofruan ndihma direkte duke subvencionuar pagesat për punonjësit që dolën të papunë nga pandemia.
Disa shtete zgjeruan programet e punësimit, duke ndihmuar firmat që mbajnë punëtorët e tyre duke përdorur fondet publike për të paguar deri në 70-80 për qind të pagave bruto për orë të tëra pa punuar, ose duke siguruar lehtësim mbi kostot e punës pa pagë. Pagesat e papunësisë u zgjeruan gjithashtu.
Analiza e stafit të FMN tregon se programet mbështetëse të qeverive mund të jenë më efektive në adresimin e një pjese të madhe të nevojave të likuiditetit të korporatave.
Deri në gusht skemat e mbështetjes së punësimit janë zbatuar në masën 50-80 për qind në varësi të secilit vend.
Sëmundja e koronavirusit (COVID-19) shkaktoi humbje të mëdha në njerëz sidomos në Europë, por falë reagimit të fortë të qeverisë janë shmangur rezultate që mund të ishin shkatërruese.
Ekonomia e Europës parashikohet të tkurret me parashikuar të kontraktohet me 7 për qind në vitin 2020, e saj rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa ekonomia e Shqipërisë do të bjerë sipas Fondit me 7.5% këtë vit./Monitor
No comments:
Post a Comment