Mjeku i njohur i Lushnjës, Muharrem Xhepexhiu ka ndërruar jetë pasi ishte i prekur me koronavirus.
64-vjeçari Xhepexhiu është një nga 7 viktimat e raportuara ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë.
Dr. Muharrem Xhepaxhiu ka qenë Mjek Familje dhe drejtor në Qendrën Shëndetësore Hysgjogaj në Lushnje.
Kujtojmë se po sot ndërroi jetë 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani, e cila punonte si mami në spitalin e Elbasanit, me një eksperiencë 30-vjeçare në këtë profesion.
Edhe Mimoza Toska Zoraqi, specialistja e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, ka humbur jetën nga koronavirusi.
No comments:
Post a Comment