Tuesday, December 29, 2020

Rrezikshmëria e përdorimit të bombulave ambulatore të oksigjenit nga pacientët me Covid pa recetën e mjekut

Inxhinieri Bio-Fizikant Ermand Mertenika

Covid-19 Corona, ky element viral tashmë i kthyer në një pandemi globale, vazhdon të zgjerojë rrezen e saj të infeksionit, por matematikisht violenca e saj po dekrementohet gradualisht.

Sigurisht ardhja e dimrit do vazhdojë të ketë një ritëm të lartë infeksionesh dhe humbje jete në një numër të caktuar, por fatmirësisht humbjet e jetëve po dekrementohen me anë të një numri faktorial të vogël.

Siç e kemi përmendur dhe më parë, ky element viral godet alveolën (njësinë tonë më të vogël të pulmoneve / mushkërive) duke u shumëzuar me anë të një progresioni gjeometrik për një kohë të shkurtër.

Aktualisht në këtë moment përdorimi i pajisjeve të tjera më të lehta është i mundshëm duke evituar përdorimin në masë të aparaturave të shkallës së rëndë të cilën ne i quajmë Ventilatore Reanimacioni / Respiratore.

Intubimi Endotrakeal kjo fazë e fundit e aplikimit është duke u evituar gradualisht pasi pacientët e infektuar me covid po mbahen nën terapi oksigjenimi me maskë ventilimi ose me tuba intranazale / një lajm i mirë.

Gjatë kësaj periudhe ne kemi një rënie të aktivitetit të Covid-19 krahasuar 6-7 muaj më parë, pasi duke patur parasysh që po bashkëjetojmë me Covid-19 Corona, sistemi imunitar i qytetarëve po fillon të fitojë një adaptim ose një imunitet të lehtë ndaj këtij virusi, pra në një farë mënyrë kemi një periudhe relaksacioni të Covid-19. Pra hera herës do kemi oshilacione të numrit të të infektuarve, por që aktualisht nuk flitet për valë të tjera.

Tashmë kemi një përdorim në masë të gjeneratorëve të oksigjenit dhe bombulave të oksigjenit të cilet po ndihmojnë pacientët të ruajnë vlerën normale të nivelit të oksigjenit në gjak (94-99%)

Pra vlera normale e oksigjenit në gjak e matur me Sensorë Oksimetrik të monitorit të pacientit ose me Sensorët oksimetrik portable duhet të jetë (94-99 ose 100%)

Dekrementimi i vlerës së oksigjenit nën vlerën 94% pra 85-93% e cila është një vlerë nën-normale duhet të trajtohet menjëherë pasi qelizat e kuqe të gjakut (Eritrocidet nuk oksigjenohet në vlerën e duhur) pra Celulat e kuqe (Eritorcidet saturohen me oksigjen) shpërndahen në të gjithë indet dhe organet e trupit, ndërsa rënia e vlerës së Oksigjenit do të thotë mos oksigjenim dhe mungesë saturimi në vlerë normale, pikërisht kjo situatë fillon të dëmtojë celulën e kuqe të gjakut dhe rënia e vlerës gjithnjë e më tepër nga 80-60 është një fazë ku celuat kalojnë në një gjendje akute (pra degjenerim gradual i celulës e cila shkon deri në vdekjen e saj).

Pikërisht tashmë përdorimi i gjeneratorëve të oksigjenit ka dominuar mënyrën e trajtimit me terapi oksigjeni, por ajo që më bën përshtypje është fakti se pacientët po përdorin pa recetë të ashtëquajturat “Bombulat e oksigjenit” të cilat kanë over-presure shumë të madhe.

Këto bombula përmbajne oksigjen të lëngshëm me një përqendrim apo presion shumë të lartë deri në 180 atmosferë dhe pikërisht janë shumë të dëmshme pasi, siç e dimë, oksigjeni është një element kimik i cili ndizet shpejt në flakë dhe presioni i lartë në bombul nga pakujdesia mund të shkaktojë shpërthimin e bombulës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore.

Bombulat e oksigjenit duhet të evitohen në perdorim pasi kjo nuk është zgjidhje. Përse?

Pacientët të cilët kanë vlera oksigjeni 84-93% mund të trajtohen në mënyrë të sigurt me gjeneratorë oksigjeni vlera e të cilëve u shkon 5-10litra/min flow, kjo vlerë e flow-t është mëse e lejueshme për terapinë e oksigjenimit. Pra Gjeneratorët e oksigjenit Eksptratojnë Oksigjenin nga ajri me anë të sistemit elektronik dhe filtrave.

Personat të cilëve vlera e oksigjenit u zbret nga 80-60 duhet menjëherë të dërgojnë në qendrat spitalore për të marrë trajtimin teurapeutik të oksigjenimit në mënyrë të sigurt.

Çfarë ndodh nëse ne përdorim bombulat e oksigjenit në raste të tilla.

Bombulat e oksigjenit sic e përmendëm dhe më parë kanë një presion shumë të lartë të oksigjenit të lëngshëm brenda bombulës. Kane valvulën dhe Manometrin.

–          Bombula e Oksigjenit  (Presioni 150 – 200 atmosferë)

–          Valvula (Metal i thyeshëm)

–          Mamomentri (Kalibratori i vlerës së oksigjenit)

Shkaqet e rrezikshmerisë:

–          Nëse kemi nje bombul oksigjeni në shtëpi dhe padashje e afrojmë në një ambient shumë të ngrohtë, afër stufës ose afër ndonjë rezistence çfarë ndodh? (Mbase një shpërthim i bombulës si rezultat i presionit të Oksigjenit të lëngshëm shumë të lartë “Over-Presure”.

–          Nëse bombulën e afrojnë në një temperature të ftohtë dhe nëse bombula rrëzohet, valvula mund të thyhet (pasi në teperatura të ftohta metalet fitojnë vetinë e thyeshmërisë). Nëse valvula thyhet, presioni është aq i lartë saqë përsëri bombula mund të shperthejë dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale dhe dëme njerëzore (humbje jete).

–          Personat të cilët kanë vlerën e oksigjenit nën 80 do u presohet oksigjen 15 – 20 litra në minutë (sasi shumë e lartë e presures në Mushkëri / Pulmone) kjo mund të shkaktoje Rupture ose dëmtim akut dhe ekstrem të lobeve të mushkërisë, duke i shkaktuar Hemorragji nga Presura e Manometrit.

– Nëse Manometri dëmtohet, çfarë ndodh?

Dëmtimi i manometrit do të thotë që ne nuk e kalibrojmë dot vlerën e oksigjenit për t’u aplikuar tek pacienti dhe kjo do shkaktojë dëmtim të madh të mushkërive duke i shkaktuar Rupturen (cardje dhe hemoragji).

Këshillat:

1-      Në këtë kohë pandemie e rëndësishme është të kemi një Puls-Oksimeter në familje ku çdo ditë të masim vlerën e oksigjenit në gjak.

2-      Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 93 – 85  përdorni Gjeneratorët e Oksigjenit (janë të sigurt).

3-      Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 84 – 60 (personi duhet të dërgohet por trajtim më të specializuar në qendrën spitalore për trajtimin e sigurt me oksigjeno-terapi).

4-      Mbroni veten me anë të një maske qoftë dhe të lehtë (FFP2) për të evituar marrjen e sasisë së madhe të elementit viral (Covid-19).

5-      Dezinfektoni duart shpesh herë me alkool mbi 70%  ose dezinfektantë me përmbajtje alkooli.

6-      Mbani distancë të paktën 1 metër nga të tjerët.

7-      Hani shëndetshëm dhe ushqime jo me përmbajtje të lartë sheqeri dhe kolesteroli.

8-      Aplikoni gjimnastikë apo vrapim të lehtë në mëngjes dhe në darkë.

9-      Stimuloni energjinë pozitive për të evituar gjenerimin e hormonit të Kortizolit (hormoni më i dëmshëm në organizëm i shkaktuar nga stresi.

Fshehje dhe kaos shifrash për testimet e COVID-19 në laboratorët privatë

Në fund të marsit, kur vendi sapo ishte përfshirë nga ethet e pandemisë së COVID-19, reklamat për teste në spitalet private ngritën shqetësime etike dhe ligjore.

Ligji shqiptar për “parandalimin e sëmundjeve e epidemike” e ndalon mundësinë e komercializimit për dignostikimin dhe kurimin e sëmundjeve epidemike dhe specifikon se shërbimi duhet të jetë falas.

Por ndërsa pandemia avancoi dhe kërkesa për tamponë u shumëfishua, Ministria e Shëndetësisë vendosi të çelë një derë të pasme për testimet private në fund të korrikut, ndërsa i lejoi laboratorët privatë që të kryenin testime për qëllime administrative.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë megjithatë se laboratët privatë i tejkaluan kufizimet ligjore dhe u kthyen në burim kryesor për testimet PCR në Shqipëri, duke u kushtuar qytetarëve shqiptarë disa milionë euro në muajt e fundit.

Për të matur peshën e testimeve private në raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe kostot për qytetarët, BIRN i kërkoi Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë në fillim të nëntorit, numrin total të testimeve të kryera nga ISHP, numrin total të testimeve të kryera nga laboratorët privatë si dhe numrin e personave të izoluar pa bërë një test PCR për COVID-19.

Të dyja institucionet refuzuan të bëjnë transparencë për të dhënat bazike, ndërsa kthyen përgjigje të pjesshme dhe evazive – dhe në rastin e Ministrisë së Shëndetësisë, përtej çdo afati të përcaktuar në ligjin për të drejtën e informimit.

Ndonëse është institucioni përgjegjës koordinues dhe raportues, Instituti i Shëndetit Publik i tha BIRN më 18 nëntor se “nuk kishte informacione për numrin e testeve të kryera në institucionet jo-publike dhe as për numrin e personave të izoluar”.

Ministria e Shëndetësisë u përgjigj në mënyrë të pjesshme më 21 dhjetor, duke deklaruar se testimet e kryera nga laboratorët privatë zinin gati 40 për qind të numrit total të testimeve. Ndryshe nga pretendimi i ISHP se nuk i kishte këto të dhëna, Ministria e Shëndetësisë tha se laboratorët privatë i raportonin testimet e tyre në ISHP.

“Testimet e kryera nga laboratorët jopublikë të raportuara në ISHP që prej fillimit të raportimit prej këtyre subjekteve përbën 39.8 për qind të totalit të testimeve të kryera,” tha Ministria e Shëndetësisë, pa vënë në dispozicion numrat totalë të testimeve të kryera nga ISHP dhe laboratorët privatë.

BIRN gjeti gjithashtu se shifrat e testimeve të raportuara publikisht nga Ministria e Shëndetësisë nuk përputhen me ato të vëna në dispozicion nga ISHP.

Shifra kontradiktore

Shqipëria u përfshi zyrtarisht në listën e vendeve të prekura nga pandemia e COVID-19 në muajin mars dhe prej asaj kohe, janë kryer mbi 251 mijë testime; numri më i ulët i testimeve në Europë për 1 milion banorë.

Deri më 26 dhjetor, pandemia preku mbi 55 mijë shqiptarë dhe u mori jetën 1143 qytetarëve.

Barra kryesore e testimeve është mbajtur nga Instituti i Shëndetit Publik, por kapacitetet e ulëta janë bërë shpesh objekt debati mbi mënyrën se si po menaxhohet pandemia nga autoritetet shqiptare. Prej gushtit, në raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë u përfshinë edhe teste të kryera nga laboratorët privatë –por pa saktësuar asnjëherë numrin e tyre.

BIRN krahasoi numrin e testimeve që vuri në dispozicion Instituti i Shëndetit Publik me të dhënat e raportuara publikisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe konstatoi diferenca të konsiderueshme mes tyre.

Më 17 nëntor, Ministria e Shëndetësisë raportoi në faqen e saj se numri total i rasteve të identifikuara me COVID-19 ishte 29,126.  Në përgjigjen që ISHP i dërgoi BIRN, numri total i të infektuarve deri më 17 nëntor rezultonte 31,362 qytetarë, ose 2200 raste pozitive më shumë nga sa ishin raportuar zyrtarisht.

Po më 17 nëntor, Ministria e Shëndetësisë deklaroi publikisht se numri total i testimeve ishte 160, 451. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik i tha BIRN se kishte kryer 154,736 testime deri në 17 nëntor, ose 5715 teste më pak sesa raportimi publik.

Diferenca prej 5715 testesh mund t’i atribuohet rasteve pozitive të identifikuara nga laboratorët privatë, por nëse do të ishte ky rasti, personat e infektuar që raportohen publikisht nga Ministria e Shëndetësisë do të ishin në çdo kohë më të larta se ato të ISHP-së dhe jo e kundërta.

Rastet pozitive të COVID-19 të identifikuara me tamponë janë e dhëna bazike e kontrollit të shpërndarjes së pandemisë në vend.

Pavarësisht dyshimeve se numri i tamponëve ishte i vogël dhe se dhjetra njerëz po diagnostikoheshin përmes skanerave dhe formave alternative, referimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë janë matësi i vetëm i rëndimit apo lehtësimit të situatës, mbi të cilin qytetarëve u kërkohet të sakrifikojnë qarkullimin apo lëvizjen në orë të caktuara.

Të pyetur për shifrat kontradiktore, Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kthyen përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Miliona euro për teste ‘administrative’

Ndërsa institucionet publike refuzuan të bëjnë transparencë për testet e COVID-19, dy prej laboratorëve privatë të licensuar vendosën në dispozicion të dhënat e tyre.

Doktor Vasil Llajo, drejtues i “Intermedica” i tha BIRN se nga gushti deri më 21 dhjetor kishin kryer 37,167 testime, me një për qindje pozitiviteti rreth 9.3 për qind.

Ndërkohë, Albana Daka, drejtuese në laboratorin ALNET në pronësinë e Spitalit Amerikan tha se vetëm në 20 ditët e para të nëntorit kishin bërë 7215 teste, prej të cilave 1921 kishin rezultuar pozitivë. Norma e pozitivitetit për këtë periudhë, sipas Dakës ishte 26.6 për qind.

Mesatarisht, dy laboratorët privatë rezultojnë se kanë bërë 277 teste në ditë Intermedica dhe rreth 360 teste në ditë në ALNET.

Mbi këtë mesatare, pa llogaritur një numër laboratorësh të tjerë që u licesuan në vijim e ku BIRN nuk mundi të mbledhë të dhëna, numri i testimeve të kryera nga laboratorët privatë deri më 21 dhjetor rezulton të jetë rreth 80 mijë.

Kjo shifër përkon edhe me përqindjen në masën 39.8 për qind, të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë mbi numrin total të testimeve të kryera prej muajit gusht.

Çmimi i një testi PCR në laboratorët privatë ishte 97 euro deri më 17 nëntor, ndërsa pas kësaj date, çmimi u ul në 85 mijë lekë ose rreth 69 euro. BIRN përllogariti me përafërsi se qytetarët shqiptarë kanë paguar mbi 6.6 milionë euro për t’u diagnostikuar nëse janë infektuar ose jo me COVID-19 në laboratorët privatë gjatë 5 muajve të fundit.

Shpenzimet për këto teste, në bazë të ligjit “Për parandalimin e sëmundjeve epidemike”  do duhej të mbuloheshin nga qeveria. Në realitet, këto para kanë dalë nga xhepat e shqiptarëve, mes shumë kostove të tjera në betejën për t’i mbijetuar koronavirusit.

Burimi: Birn Albania

Saturday, December 26, 2020

COVID19/ 375 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 1889 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin, Dibër, nga 5 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 4 raste në Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Korçë, Tropojë, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Mat, Përmet, Delvinë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kamëz, Gjirokastër, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (26 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 375
Të shëruar në 24 orë 391
Të shtruar në spitale 324
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1889

Testime totale 251,524
Raste pozitive 55,755
Raste të shëruara 31,181
Raste Aktive 23,431
Humbje jete 1143

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13195
Fier 1602
Shkodër 1345
Durrës 1271
Vlorë 1070
Korçë 960
Elbasan 892
Berat 880
Lezhë 877
Gjirokastër 510
Kukës 447
Dibër 382

Thursday, December 24, 2020

COVID19/ MSHMS: 510 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2198 testime, 477 të shëruar, 510 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vofël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Ju rikujtojmë gjithashtu se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që kanë të bëjnë me:

Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 6 të mëngjesit duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 6 duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Duke përjashtuar shërbimin në banesë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2198 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 510 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (24 Dhjetor 2020)

  • Raste të reja ditore         510
  • Të shëruar në 24 orë      477
  • Të shtruar në spitale      346
  • Humbje jete në 24 orë   8
  • Testime ditore              2198
  • Testime totale            247,451
  • Raste pozitive            54,827
  • Raste të shëruara       30,276
  • Raste Aktive              23,426
  • Humbje jete               1125

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë   13089
  • Fier                        1597
  • Shkodër               1313
  • Durrës  1288
  • Vlorë                     1062
  • Korçë    964
  • Elbasan                  925
  • Berat      886
  • Lezhë     878
  • Gjirokastër  506
  • Kukës    488
  • Dibër     430

Edi Rama: Ja kur pritet të nisi vaksinimi në Shqipëri

Vaksinimi kundër Covid-19 në vendin tonë do të nisë brenda dy muajve të parë të vitit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

“Kam folur për 2 muajt e parë të vitit të ardhshëm, nuk dua të jap më shumë të dhëna sot, sepse nuk janë të konfirmuara 100 përqind. Kështu që mund të jetë edhe më shpejt, mund të jetë edhe pak më vonë, por brenda 2 muajve të parë të vitit të ardhshëm këtu do të fillojë vaksinimi dhe pastaj nuk do të kemi asnjë problem, sepse kalendari i ardhjes së dozave është një kalendar me volume që rriten”.

Kryeministri tha se mes shteteve po bëhet një luftë e madhe për të marrë sa më shumë vaksina, njësoj siç bëhej dikur me radhën e qumështit.

“Ajo që dua të theksoj është se për fat të keq edhe në çështjen e vaksinës është më shumë se kurrë diplomaci, marrëdhënie personale, miqësi, komunikime, kontakte, domethënë është realisht një luftë e madhe që po bëhet sot prapa kuintave nga të gjitha shtetet për të mundur të kenë sasi sa më të mëdha dhe është realisht si radha e qumështit si kohët e dikurshme, ku në vend të banorëve që zbrisni poshtë pallatit dhe vinin shishet atje, janë shtetet”.

Megjithatë Rama siguroi shqiptarët se nuk do të mbeten pa marrë vaksinën.

“Por unë i them të gjithëve që të jenë të qetë, sepse siç e ke kemi treguar edhe më parë, kur është puna për të bërë lypësin për Shqipërinë, besoj se dimë ta bëjmë më mirë se çdokush tjetër”./tvklan.al

Konjuntiviti tek fëmijët, infeksion shumë ngjitës: Çfarë është, simptomat dhe trajtimi

Nga Daniela Burnazi

Konjuntiviti është infeksion i syve, që mund te keëe natyre virale ose bakteriale.

Fëmijët në kopshte, cerdhe, femijët më delikatë (si psh ata, që kane sytë me ngjyrë të hapur), femijët alergjikë, që bien në kontakt me fëmijët e tjerë, janë më të ekspozuarit ndaj infeksionit.

Nëse jemi në fazën e parë, ky infeksion mund të lehtësohet dhe kështu mund të shmangim përdorimin e barnave, sigurisht duke marrë masat e nevojshme praktike.

Duhet të pajisemi me garzë sterile dhe lëng fiziologjik dhe të pastrojmë sytë, sapo të shohim se zënë sklepa të verdhë. Tërheqim lëngun fiziologjik me një shiringë sterile dhe e shfryjmë të gjithin mbi garzën sterile, duke e njomur bollshëm. Kaloni garzën sterile mbi qepallat e syrit, (një garzë të veçantë për çdo sy) derisa të eleminohen të gjitha sekrecionet me ngjyrë të verdhë.

Nëse vemë re, se fëmija ynë kruan sytë, për ta qetësuar mund të aplikojmë garza me çaj kamomili të ftohur, në temperaturë ambienti.

 

Konjuntiviti tek femijët, shenjat:

– syte veçanërisht të skuqur

– Fotofobia (bezdia nga drita)

– Sekrecione në ngjyrë të verdhë

– kruarje

– lotim i tepërt

– fryrje e syve

 

Konjuntiviti tek fëmijët: si të parandalojmë marrjen e infeksionit nga fëmijët e tjerë? 

Konjuntiviti është një infeksion mjaft ngjitës, ndaj ja disa këshilla si mund të evitojmë marrjen e infeksionit.

– Fëmija me infeksion nuk duhet të frekuentojë vende publike.

– Lani shpesh duart e fëmijës.

– Përdorini peshqir personal për fëmijën me infeksion.

– Lajini rrobat e familjarëve të tjerë me larës disinfektues.

Burimi: HEALTH

Tipi i ri i koronavirusit: nëntë pyetje për të kuptuar se çfarë po ndodh!

Blerta Brati, mjeke mikrobiologe
Pse shqetëson ky variant i virusit?
Tri gjëra për të tërhequr vëmendjen:
– Tipi i ri po zëvendëson me shpejtësi format e tjera të virusit.
– Ai ka mutacione që duket se prekin një pjesë të madhe të virusit.
– Disa nga këto mutacione tashmë janë treguar në laborator për të rritur aftësinë e tyre për të infektuar qelizat.
MB ka ndërmarrë hapa të ndryshëm drejt një rishfaqje të mundshme të sëmundjes. Kjo është arsyeja pse ne po flasim për një virus që mund të përhapet më lehtë. Sidoqoftë, ne nuk kemi siguri absolute. Tensionet e reja mund të bëhen më të zakonshme thjesht sepse ato janë në vendin e duhur në kohën e duhur, të tilla si në rastin e Londrës, i cili nuk kishte kufizime të larta deri vonë.
2. Sa shpejt po përhapet?
Ai u zbulua për herë të parë në shtator. Që nga nëntori, rreth një e katërta e njerëzve të infektuar në Londër kishin këtë variant të ri. Dhe në dhjetor, ai përbënte gati dy të tretat e rasteve. Matematikanë kanë bërë projeksione në një përpjekje për të llogaritur rrezikun që mund të përfaqësojë ky lloj. Por është e vështirë të dallosh se çfarë i atribuohet sjelljes së njerëzve dhe çfarë është për shkak të virusit.
3. A është më ngjitëse?
Nuk ka asnjë shifer “të saktë” për shkallën e ngjitjes së llojit të ri. Shkencëtarë të ndryshëm, puna e të cilëve nuk është botuar ende, tregojnë shifra shumë më të larta dhe dhe shume më të ulta se 70%.
“Ka ende prova të pamjaftueshme për të formuar një mendim të fortë nëse virusi ka rritur transmetimin në të vërtetë,” tha profesori Jonathan Ball, një virolog në Universitetin e Nottingham.
4. Sa është përhapur?
Varianti besohet të ketë origjinën nga një pacient në Mbretërinë e Bashkuar ose është importuar nga një vend më pak i aftë për të kontrolluar mutacionet e koronavirusit. Dhe mutacioni vlerësohet të jetë shumë i përqendruar në Londër, në jug-lindje dhe lindje të Anglisë. Rastet në pjesë të tjera të MB nuk duket se janë rritur. Të dhënat nga Nextstrain, i cila monitoron kodet gjenetike të mostrave virale në të gjithë botën, sugjerojnë se rastet në Danimarkë dhe Australi vijnë nga MB. Hollanda gjithashtu raportoi raste me të njëjtën origjinë. Një variant i ngjashëm është zbuluar në Afrikën e Jugut dhe ndan disa nga variacionet e njëjta, por duket se nuk eshtë raportuar.
5. A ka mutuar ndonjëherë virusi para këtij varianti?
Po.
Virusi që u zbulua për herë të parë në Wuhan, Kinë, nuk është i njëjti që gjendet në shumicën e vendeve në botë sot. Mutacioni D614G u shfaq në Evropë në shkurt dhe është bërë versioni mbizotërues i virusit.
Një variant tjetër, i quajtur A222V, u përhap në të gjithë Evropën dhe ishte i lidhur me pushimet verore në Spanjë.
6. Çfarë dimë për ndryshimet e reja?
Një analizë e parë e variantit të ri u krye, duke identifikuar 17 ndryshime potencialisht të rëndësishme. Për shembull, ka pasur ndryshime në proteinën spike, e cila është çelësi që virusi përdor për të hapur derën e qelizave në trupin tonë dhe për të fituar dorën ne sulmin e tij.
Mutacioni i quajtur N501Y ndryshon pjesën më të rëndësishme të proteinave, e njohur si “fusha e lidhjes së receptorëve”. Kjo është ajo ku virusi bie në kontakt me sipërfaqen e qelizave në trupin tonë. Çdo ndryshim që e bën më të lehtë hyrjen e virusit ka të ngjarë t’i japë atij një avantazh.
“Duket si një adaptim i madh”!
7. Nga vjen lloji i ri?
Varianti i koronavirusit mutoi në një mënyrë të pazakontë.
Shpjegimi më i mundshëm është se ai erdhi nga një pacient me një sistem imunitar të dobësuar, i cili nuk mund ta luftonte virusin. Në vend të kësaj, trupi i tij është bërë një terren shumëzimi për të evoluar virusin.
8. A është infeksioni më vdekjeprurës?
Nuk ka asnjë indikacion që është kështu, por situata do të duhet të monitorohet.
Sidoqoftë, vetëm rritja e transmetimit do të ishte e mjaftueshme për të shkaktuar probleme për spitalet.
Nëse varianti i ri bën që më shumë njerëz të infektohen më shpejt, kjo mund të rezultojë në më shumë njerëz që kanë nevojë për trajtim spitalor.
9.Vaksinat, a do të funksionojnë ato kundër variantit të ri?
Pothuajse me siguri, ose të paktën tani për tani, po.
Tri vaksinat më të përparuara zhvillojnë një përgjigje imune kundër proteinave të virusit. Këto janë doza që bëjnë që sistemi imunitar të sulmojë pjesë të ndryshme të virusit, kështu që edhe nëse një pjesë e virusit ka ndryshuar, vaksinat duhet të funksionojnë akoma.
“Por nëse e lëmë të mutohet më shumë, atëherë mund të fillojmë të shqetësohemi”.
Efikasiteti i një vaksine ndodh kur virusi ndryshon, kështu që anashkalon efektin e plotë të dozës dhe vazhdon të infektojë njerëzit.
Ky variant tregon se virusi vazhdon të përshtatet pasi infekton gjithnjë e më shumë njerëz.
Kjo do të na vinte në një pozitë të ngjashme me gripin, ku vaksinat duhet të azhurnohen rregullisht.
“Për fat të mirë, vaksinat që kemi janë të lehta për tu modifikuar”- thone shkencetaret!

Wednesday, December 23, 2020

COVID19/ MSH: 503 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2210 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 503 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
169 raste në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë, nga 23 raste në Durrës, Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12 në Elbasan, nga 10 raste në Krujë, Peqin, nga 9 raste në Korçë, Berat, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Gjirokastër, nga 6 raste në Tropojë, Delvinë, nga 5 raste në Has, Dibër, Skrapar, nga 4 raste në Rrogozhinë, Gramsh, Shijak, Kuçovë, Maliq, nga 3 raste në Mat, Klos, nga 2 raste në Devoll, Librazhd, Kamëz, Përmet, Cerrik, Dropull, nga 1 rast në Pukë, Pogradec, Tepelenë, Ura Vajgurore, Fushe Arrëz, Kolonjë, Patos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (23 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 503
Të shëruar në 24 orë 550
Të shtruar në spitale 337
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2210

Testime totale 245,253
Raste pozitive 54,317
Raste të shëruara 29,799
Raste Aktive 23,401
Humbje jete 1117

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13000
Fier 1607
Shkodër 1309
Durrës 1274
Vlorë 1077
Korçë 1008
Elbasan 906
Berat 883
Lezhë 875
Gjirokastër 527
Kukës 502
Dibër 433

Bujar Qamili në gjendje të rëndë shëndetësore, shkak Covid-19

Mjeshtri i madh i këngës popullore, Bujar Qamili është prekur nga COVID-19. Raportohet se ai është transportuar për në Itali për të marrë mjekim më të specializuar.

Bëhet e ditur se ai ndodhet i shtruar prej 10 ditësh në një spital në vendin fqinj. Ndërkohë, burime për “Euronews Albania” bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e tij është e rënduar.

Mësohet se këngëtari i njohur ka prej disa javësh në Itali, e fillimisht ishte shtruar për shkak të komplikacioneve në veshka. Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, e ka kaluar Covid.

Tiroidi Hashimoto dhe Tiroidi Postpartal: Çfarë janë dhe simptomat kryesore

Hipotiroidizmi është një gjendje mjaft e zakonshme. Në botë llogaritet të jetë nga 3-5% e popullatës.

Tiroidi Hashimoto: Shkaku më i shpeshtë i hipotiroidizmit është tiroiditi Hashimoto. Në këtë gjendje, gjëndra tiroide është zakonisht e zmadhuar (strumë ose gushë) dhe ka një aftësi të ulur për prodhimin e hormoneve të tiroides.  Kjo është një sëmundje autoimune në të cilën sistemi imun i trupit në mënyrë jo të përshtatshme prek indin tiroidien. Besohet se kjo gjendje ka bazë gjenetike. Hashimoto është më i shpeshtë tek femrat për 5 deri 10 herë më shumë se sa tek meshkujt.

Tiroiditi limfocitarë ose tiroiditi postpartal: Ky lloj i tiroiditit ka të bëjë me inflamimin e gjëndrës tiroide. Kur inflamimi shkaktohet nga një tip i veçantë i qelizave të njohura si limfocite, gjendja njihet si tiroidit limfocitarë. Kjo sëmundje është më e zakonshme pas shtatzënisë dhe aktualisht mund të prekë 8% të grave pas lindjes. Në këto raste, ekziston një fazë e hipertiroidizmit, gjë e cila përcillet nga një fazë e hipotireozës që mund të zgjasë për rreth 6 muaj. Shumica e grave të prekura kthehen në një gjendje me funksion normal të tiroides, edhe pse ekziston mundësia e zhvillimi të një hipotireoze e cila mund të vazhdojë edhe pas kësaj periudhe.

Shenjat dhe simptomat e gjëndrës tiroide janë shpesh specifike dhe nuk mund të dallohen që në fillim nga pacienti, madje disa nga pacientët mund të mos kenë asnjë simptomë.

Disa nga simptomat më të shpeshta janë:

  • Shtim në peshë
  • Lodhje
  • Depresion
  • Lëkurë e zbehtë dhe e thatë
  • Zmadhim i gjuhës
  • Ndjenja e të ftohtit
  • Përgjumje
  • Çrregullime menstruale
  • Konstipacion
  • Ënjtje e këmbëve
  • Rënje flokësh
  • Dhimbje të papërcaktuara
  • Harresë
  • Ju thyhen thonjë shpejt

Burimi: HEALTH

Nëse nuk do të ishte Covid, a do të kishin bërë shqiptarët kaq shumë ekzaminime?

Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

A ishin ekzaminimet e shtuara ato që u zbuluan dhe sëmundje të tjera me pasoja fatale për disa?

Por sa herë në vit duhen bërë?

Rekomandohet të bëni një kontroll shëndetësor çdo vit nga mosha 40 vjeç, gjithmonë kur gëzoni shëndet të mirë.

Kjo seri ekzaminimesh është thelbësore për të marrë një certifikatë shëndetësore, dhe me vlere në mjekësinë parandaluese në tërësi. Një kontroll lejon, ndër të tjera, zbulimin e sëmundjeve gjenetike dhe infektive.

Preferohet te thuhet ne fakt bilanc shëndeti, sesa thjesht check up.

Kontrolli/bilanci shëndetësor përbëhet nga një sërë testesh, të vendosura në përputhje me moshën, seksin dhe historinë tuaj mjekësore. Ai përfshin: një ekzaminim fizik, një test gjaku, matje të presionit të gjakut, lartësisë, peshës, teste të urinës dhe një EKG në qetësi.

Kontrolli shëndetësor është një akt parandalues ​​që përcakton të gjitha ekzaminimet mjekësore të kryera nga një i person i siguruar. Kontrolli shëndetësor bën të mundur vlerësimin e gjendjes shëndetësore të personit, zbulimin e ndonjë patologjie apo sëmundje të fshehtë, në mënyrë që të ofrojë trajtim të hershëm për pacientin.

Kush do ishin 12 ekzaminimet kyçe të një bilanci?

Nje mostër gjaku: numërimi i gjakut, shpejtësia e sedimentimit, glicemia, kolesteroli, trigliceridet, transaminazat, gama GT; analiza e urinës: kontrolloni për praninë e gjakut, sheqernave, albuminave, etj. ;

  1. një ekzaminim oral;
  2. teste vizuale dhe dëgjimore;
  3. një raport biometrik: gjatësia, pesha, matja e BMI (indeksi i masës trupore);
  4. një elektrokardiogram;
  5. kontrolli i presionit të gjakut;
  6. një kontroll i kapacitetit të frymëmarrjes ose spirometrisë: elementi i vlerësimit të gjendjes së frymëmarrjes së njerëzve me astmë dhe bronkit kronik dhe shqyrtimi i problemeve në lidhje me pirjen e duhanit;
  7. një ekzaminim gjinekologjik: njollosja e qafës së mitrës dhe kërkimi i kancerit të gjirit
  8.  një test “Hemoçult”: kërkimi i gjakut në jashtëqitje për shqyrtimin e kancerit kolorektal;
  9. radiografia pulmonare: depistimi për tuberkulozin dhe kancerin e mushkërive;
  10. një test i kujtesës, kryesisht për të moshuarit;
  11. një konsulte me një dietolog

Ndaj për të patur një shëndet të mirë, dhe një jetëgjatësi mos ndaloni vetëm te shprehja ” Si ta ketë shkruar Zoti”, por ” Ruaju që të të ruaj, “Kujdesu që të kujdesem”!

 

Tuesday, December 22, 2020

A mund të përhapet infeksioni nga Koronavirus i ri nga një rast që nuk ka simptoma (rast asimptomatik)?

Sipas të dhënave të disponueshme aktualisht, njerëzit simptomatikë janë shkaku më i shpeshtë i përhapjes së virusit. OBSH e konsideron të rrallë infeksionin nga Koronavirusi përpara se të shfaqen simptomat megjithse eshe kjo mundesi ekziston./Instituti i Shëndetit Publik

Varianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, shkencëtarët: Mund të infektohen ndjeshëm edhe fëmijët

Ditën e djeshme, shkencëtarët deklaruan se një variant i ri i koronavirusit, që po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe mbart mutacione, që mund të nënkuptojnë se fëmijët janë po aq të ndjeshëm ndaj infektimit sa të rriturit – ndryshe nga lloji i mëparshëm.

Sipas Reuters, duke informuar gazetarët mbi hulumtimet më të fundit, shkencëtarët nga Grupi Këshillimor i Qeverisë britanike (NERVTAG), të cilët po ndjekin variantin e ri thanë se ai ishte shndërruar në llojin më dominues në jug të Britanisë dhe se së shpejti mund të bëjë të njëjtën gjë në të gjithë vendin.

“Tani kemi besim të lartë se ky variant ka një avantazh të transmetimit mbi variantet e tjera të virusit që aktualisht ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Peter Horby, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit dhe kryetar i NERVTAG.

“Ekziston një aluzion se ka një prirje më të lartë për të infektuar fëmijët”, ka thënë Neil Ferguson, një profesor dhe epidemiolog i sëmundjeve infektive në Imperial College London dhe gjithashtu një anëtar i NERVTAG. “Do të duhet të mbledhim më shumë të dhëna për të parë se si sillet më tej”.

Shfaqja e variantit SARS-CoV-2, për të cilin shkencëtarët thonë se është deri në 70% më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka shtyrë disa vende të mbyllin kufijtë e tyre me Britaninë dhe ka deyruar zona të mëdha të vendit në kufizime të mëdha gjatë Krishtlindjes.

Wendy Barclay, një tjetër profesoreshë e NERVTAG dhe një specialiste në virologjinë në Imperial tha se midis mutacioneve në variantin e ri janë ndryshimet në mënyrën e hyrjes në qelizat njerëzore, që mund të thotë “se fëmijët janë, ndoshta, janë njësoj të ndjeshëm ndaj këtij virusi si të rriturit”.

“Prandaj, duke pasur parasysh modelet e tyre të përzierjes, ju do të prisnit të shihni më shumë fëmijë të infektuar”, ka paralajmëruar Barclay.

Top Channel

Monday, December 21, 2020

Covid-i dhe pandemia, Manastirliu: Kufizim të lëvizjes, bareve dhe restoranteve nga ora 20:30 deri në orën 06:00

Në një komunikim përkrah Komitetit Teknik të Ekspertëve për masat gjatë fundvitit sa i takon kufizimit të përhapjes së COVID19, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se do të ketë orar kufizues nga ora 20:30 deri në orën 06:00.

Kështu, nga data 24 dhjetor dhe deri në datën 4 janar do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 20 e 30 deri në orën 6 të mëngjesit.

E njëjta gjë vlen edhe sa i takon aktivitetit të bareve dhe restoranteve. Kufizimet do të ndryshojnë  në datën 5 janar, duke e shtyrë kufizimin nga ora 20 e 30 në 22:00.

NGA MJEKU ANESTEZIST, PANAJOTI: Për kolegët që trajtojnë pacientë covid të paintubuar, në spital apo në shtëpi

Dr. Erjon Panajoti, Anestezist Reanimator, Tiranë

“Conscious proning” ose “Wake proning” – Këto jane terma ndoshta të panjohura për shumë prej jush, por kush ka punuar këto kohë pandemie në mjedise spitalore covid ndoshta është familjarizuar me këto terma.

Quhet ndryshe “proning in non-intubated” (PINI) dhe ka te beje me pozicionimin përmbys të pacientit që është zgjuar (koshient).

Dua ta sjell në vëmendjen e MF (mjekët e familjes) dhe të kolegëve të tjerë që trajtojnë pacientë covid të paintubuar, qoftë në spital, qoftë në shtëpi.

Ndonëse kjo teknikë nuk është përdorur gjerësisht deri në periudhën pre-covid, studimet edhe pse të pakta dhe me pak pacientë tregojnë të dhëna pozitive në lidhje me përmirësimin e treguesve respiratore si SpO2, PaO2, raporti FiO2/PaO2 si dhe ulje të frekuencës respiratore, sidomos kur kombinohen edhe me HFNC ose NIV.

Në këtë mënyrë ulet puna e muskujve respiratore e rrjedhimisht pacienti lodhet më pak, ashtu sikurse pakësohet edhe përdorimi i oksigjenit aq shumë i domosdoshëm dhe aq shumë i vështirë për tu gjetur në këto kohë.

Unë personalisht kam parë rritje të saturimeve deri 15 njësi pas ndryshimit të pozicionit të pacientit nga supin në pronim (përmbys apo barkas).

Ndaj rekomandoj që pozicioni përmbys (sa më gjatë të jetë e mundur) të aplikohet edhe në kushte shtëpie në pacientë që kanë rënie të saturimeve bazike.

Kjo teknikë është shumë e sigurt, sidomos për pacientë të shëndetshëm. Rekomandohet që pacienti të qëndrojë me ore të tëra (sa më gjatë të jetë e mundur, koha totale idealja mbi 16 orë) në këtë pozicion.

Këtë procedurë mund ta kryejnë pacientët :

  1. Që janë suspekt pozitiv ose të konfirmuar covid pozitiv dhe që janë me saturime nën 94 ose me test ecje (6MËT) pozitiv.
  2. Pacientë që kanë pulsoksimeter.
  3. Pacientë me status mental normal.
  4. Pacientë që tolerojnë ndryshimin e pozicionit.
  5. Pacientë që janë të aftë të telefonojnë për ndihmë ose që kanë një zile alarmi me vete.
  6. Pacientë që janë të bindur në ndjekjen e këshillave.
  7. Pacientë që kthehen ose ndryshojnë pozicion me ndihmë minimale.

Nuk duhet kryer kjo procedurë në:

  1. Pacientë me saturime normale dhe që s’kanë nevojë për burim oksigjeni
  2. Pacientë me status mental të alteruar
  3. Pacientë me instabilitet hemodinamik
  4. Pacientë që nuk e tolerojnë dot qëndrimin përmbys
  5. Pacientë që nuk kthehen ose ndryshojnë pozicion në mënyrë të pavarur dhe pacientë që kërkojnë impenjim të madh (përshembull pacientë shumë obezë)
  6. Pacientë që nuk zbatojnë këshillat (të pabindur)
  7. Pacientë që nuk kanë mundësi monitorimi (pulsoksimetër)
  8. Pacientë që kanë instabilitet spinal apo fraktura instabile
  9. Pacientë me djegie
  10. Gravida mbi 24 javë
  11. Pacientë me plagë të hapura
  12. Pacientë që kanë kryer kirurgji në trake

Në disa pacientë kjo procedure mund të japë diskomfort muskuloskeletal, nauze apo të vjella, edemë faciale, dekubituse.

Për diskomfortin muskuloskeletal (zakonisht dhimbje mesi) mund të vendoset një jastëk poshtë barkut. Për të shmangur nauzenë apo të vjellat, është mirë që PINI të kryhet të paktën një ore pas ngrënies. Për edemën faciale dhe dekubituset është mirë që pacienti çdo 2 orë të ndryshojë pozicion.

Nëse nuk mund të qëndroni përmbys rekomandohen edhe:

  1. Pozicioni dekubitus lateral majtas dhe djathtas me alternim zakonisht çdo 1-2 orë, por kjo është në varësi edhe të mundësisë së pacientit.
  2. Pozicioni ulur dhe i mbledhur kruspull duke vendosur një jastëk në bark

Spitalet rajonale të “paralizuara”, ku vajtën 4.5 milion euro investime?

Denisa Canameti

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka investuar miliona euro vitet e fundit për rikonstruksionin e spitaleve rajonale dhe përmirësimin e kapaciteteve infrastrukturore, ato nuk po shfrytëzohen për përballimin e CCovid-19. Kujtojmë se, në maj të 2018-s, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se “kemi nisur tashmë programin tonë për fuqizimin e spitaleve rajonale ku po investohen vetëm për aparatura të reja bio-mjekësore 4.5 milion euro që padyshim përmirësojnë dhe zgjerojnë shërbimet për qytetarët”. Përmes këtyre investimeve në spitalin e Lezhës, Durrësit, Kukësit dhe të tjera spitale pjesë e projektit është synuar pajisja me defribilatorë, monitorë, elektrokardiogramë, pajisje për fuqizimin e laboratorit, mamografi dhe një sërë pajisjesh si eko obsetrike gjinekologjike, ezhe, inkubatorë etj.

Megjithatë, spitalet rajonale, as nuk janë pjesë e menaxhimit të Covid-19, por nga ana tjetër as nuk mbajnë barrën e shërbimeve të tjera, përfshirë realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale. Kjo situatë ka krijuar vështirësi qytetarëve për të aksesuar shërbimin shëndetësor në QSUT, pasi mjekët kirurgë i përcjellin tek spitali i Traumës. Ndërkohë që spitali i Traumës po përballet me një fluks të trefishuar. Në një intervistë për gazetën “Shëndet Plus”, kirurgu Sami Koçeku tregon se dyfishimi dhe trefishimi i punës në spitalin e Traumës, po menaxhohet me të njëjtin staf që pavioni i Kirurgjisë ka pasur edhe para përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Që në fillim këtu u ndaluan operacionet e planifikuara, edhe me VKM edhe me urdhra të MSHMS iu hoq e drejta të gjitha spitaleve për të bërë kirurgji dhe për të planifikuar dhe urgjencat. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, të gjitha urgjencat e Shqipërisë, të gjitha në mënyrë kategorike bëhen vetëm këtu. Ne kemi pas Traumën dhe në një ditë të zakonshme traume vijnë deri në 10-170 veta në ditë. Tani është shtuar dhe kirurgjia e përgjithshme. Që nga data 2-3 mars që filloi karantina në Shqipëri, i kemi përballuar të gjitha operacionet ne. Është një punë 2-fish apo 3-fish nga një normalitet”, tregon Koçeku.

Ndërkohë, në adresë të shoqatës “Together for Life” kanë ardhur ankesa nga pacientët në listë pritje për operacione dhe pacientët që marrin shërbimin e kimioterapisë dhe radioterapisë, për shkak se po orientohen drejt shërbimit privat për kryerjen e kirurgjive për shkak të bllokimit të këtij shërbimi në sistemin shëndetësor publik. Qytetarët i kanë shprehur ankesat edhe në adresë të kryeministrit z. Edi Rama.

Kur do të hapet QSUT për të ofruar shërbim spitalor dhe kirurgji për njerëzit që luftojnë për jetën? Të sëmurët e onkologjikut kanë nevoja emergjente për ndërhyrje kirurgjikale nga specialistët e vërtetë. I detyrojnë të shkojnë në spitale private sepse alternative e vetme është spitali i Traumës, i cili nuk është aspak i specializuar për ndërhyrje të tilla. Mjekët specialisë janë në QSUT. Sot një e afërme me sëmundje terminale që ka nevojë urgjente për ndërhyrje i’u desh të kthehej në Vlorë sepse QSUT nuk kryen ndërhyrje. Është absurde dhe jo humane”.

 

Aktualisht, numri më i madh i rasteve aktive (48.13%) është i përqëndruar në Tiranë. Pas Tiranës, numrin më të lartë të rasteve aktive e ka Durrësi, Fieri, Korça, Shkodra, Elbasani. Edhe pse spitalet e këtyre qyteteve janë parashikuar për t’u përshirë në strategjinë e vjeshtë dimrit, ende Ministria nuk ka marrë asnjë hap konkret. Në një monitorim nga gazeta “Shëndet Plus”, rezulton se të pestë këto spitale e kanë shërbimin infektivit dhe për rrjedhojë kanë edhe personelin shëndetësor infeksionist.

Në lidhje me infrastrukturën spitalore shëndetësore publike, shërbimet mjekësore dytësorë në vendin tonë ofrohen nga 42 spitale publike me 8.185 shtretër të numëruara në vitin 2018.

Spitalet rajonale fonde për materiale të mbrojtjes personale, jo për zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore

Përqendrimi i pacientëve me Covid-19 në spitalet Covid (1) dhe Covid (2) në Tiranë, gjithashtu ka ndikuar në shpërndarjen e fondeve për pandeminë Covid-19. Shumica e fondeve është alokuar për dy spitalet Covid-19 në Tiranë. Fondet e alokuara për spitalet rajonale janë përdorur kryesisht për të mbuluar nevojat për pajisje mbrojtëse për stafin, për shërbime dezinfektimi dhe për shpërblimet e personelit mjekësor dhe infermieror që është në vijën e parë të kontaktit me infeksionin. Për rrejdhojë nuk ka patur një investim për rritje të kapaciteteve infraktrukturore/logjistike të spitaleve rajonale, për të menaxhuar Covid-19.

Shoqata Together for Life ka nisur 12 shkresa zyrtare ne spitalet rajonale dhe institucionin e Ministrisë se Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku janë pyetur lidhur me buxhetin e vënë në dispozicion për përballimin e CCovid-19, kërkesën që kanë bërë spitalet dhe fondin e vënë në dispoizcion nga MSHMS, procedurat e tenderit që kanë kryer, dhe donacionet që kanë marrë.

Bazuar në informacionin e siguruar nga korrespondenca me disa nga spitalet kryesore është konstatuar se buxheti që është vënë në dispozicion për të përballuar situatën në disa raste ka qënë shumë më i ulët sesa ai i kërkuar nga spitalet, për shembull: Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka marrë 65 milion lekë në fazën e parë për menaxhimin e CCovid-19, megjithëse nevoja për fonde shtesë ka qenë në vlerën 298 milion lekë. Ndërkohë, për shkak të situatës në këtë spital, nuk janë siguruar të ardhura dytësore.

Rritja e shpejtë e shpenzimeve të trajtimit të pacientëve me CCovid-19 dhe humbja e të ardhurave nga procedurat e anuluara, po ushtron presion mbi spitalet dhe sistemin shëndetësor në Shqipëri. Spitalet rajonale janë përballur edhe me rënie të të ardhurave dytësore, për shkak të shtyrjes në kohë të rasteve jo urgjente, e cila vendos në vështirësi qëndrueshmërinë e tyre financiare. Spitaleve u është dashur të pezullojnë ose të kufizojnë procedurat që mund të presin, të cilat janë një burim i rëndësishëm të ardhurash. Nga korrespondenca me spitalet rajonale, raportohet se 100% e tyre kanë patur rënie të të ardhurave dytësore, “si pasojë e reduktimit të numrit të pacientëve, dhe normalitetit të kryerjes së shërbimeve të cilat prodhonin të ardhura dytësore për spitalin”. Gjithashtu spitali Universitar i Traumës, raporton se situata e krijuar nga Covid-19 ka ndikuar në mënyrë drastike në të ardhurat dytësore të SUT. Në muajin mars 2020, SUT raportojnë të ardhura në nivelin 0. Gjithashtu, Spitali Universitar Shefqet Ndroqi, në kohën që ka qënë Covid-19 ka patur 0 të ardhura dytësore, të ardhura që arkëtoheshin nga parkingu dhe konsultat.

Rënie të të ardhurave dytësore raporton edhe QSUT duke u shprehur se situata e krijuar nga Covid-19 ka ndikuar në uljen e të ardhurave duke qënë se gjatë kësaj periudhe numri i pacientëve që i janë drejtuar spitaleve ka shënuar një ulje.

Nga 12 spitalet rajonale refletohet rënie e të ardhurave dytësore. Trajtimi për COVID-19 ka krijuar kërkesë të jashtëzakonshme për pajisje dhe furnizime të caktuara mjekësore.

Spitalet rajonale miliona euro investime

Edhe pse spitalet rajonale nuk po e ndihmojnë vendin në përballimin e Covid-19, për investimin e tyre investohen miliona euro. Referuar Projekt Buxhetit 2020-2022, financimet në spitalet rajonale, kapin vlerën e miliona eurove.

Financimet nga Buxheti i Shtetit perfshijne:

  • Spitalet Berat (227 milion leke);
  • Lezhe (385 milione leke);
  • Furnizim vendosje pajisjesh teknologjike per Fazen e II te spitalit Kukes (187 milion lekë);
  • Rikonstruksion i Godines qendrore te Spitalit Gjirokaster (100 milion leke);
  • Rikonstruksion i Godines qendrore te Spitalit Mat (100 milion leke);
  • Pajisje Mjeksore Spitalore (660 milion leke).

 

Duke marrë parasysh që Tirana ka rreth 50% të numrit të përgjithshëm të rasteve të infektuara, si dhe shpenzimet e nevojshme të bëra nga MSHMS për përfundimin e spitalit Covid (3) dhe për adaptimin dhe përfundimin e spitalit Covid (4), mund të kishte qenë më efikase nëse në vend të ndërtimit të spitaleve të reja të shfrytëzoheshin spitalet aktuale rajonale me kapacitetet e tyre.

Vendimi për shfrytëzimin e ish-godinës Kristal

Pas shfrytëzimit të kapaciteteve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalit “Shefqet Ndroqi”, alternative e rradhës ishte ngritja e një spitali Covid 4. Me vendimin nr.2, datë 25.3.2020, nisi puna për përshtatjen në spital të godinës së ish-universitetit Kristal, në autostradën Tiranë-Durrës.

Ministria duke përqendruar gjithçka në Tiranë, investoi në përshtatjen e një godine ekzsituese në spital. Ndërkohë që nëse do të ishte investuar në spitalet rajonale (me respiratorë jo-invazivë, b-pap, c-pap, infrastruktura oksigjenit) me qëllim fillimin e trajtimit të pacientëve me Covid-19 sa më afër vendbanimit, do të ulte kostot e trajtimit të të sëmurëve si për familjet shqiptare, ashtu edhe për vetë shtetin shqiptar.

 

QSUT realizon 43.2% të ndërhyrjeve kirurgjikale në rang kombëtar

Sipas të dhënave të INSTAT, QSUT ka barrën më të madhe të ofrimit të shërbimit shëndetësor, ku thuajse gjysma e operacioneve në të gjithë vendin kryhen vetëm në QSUT. Një ngrirje e shërbimeve në QSUT, patjetër sjell një krizë në marrjen e shërbimit për shumë qytetar shqiptarë.  Kështu, ndërhyrjet kirurgjikale në vitin 2018 ishin 64.929, nga të cilat 43,2 % e tyre u realizuan në Q.S.U.T; ndërsa sa i takon shtrimeve: të shtruar gjithsej në institucionet e shërbimit spitalor ishin 279.018, nga të cilët 34,5 % janë realizuar pranë QSUT.

Kthimi i shërbimit të infektivit dhe shërbimit të kirurgjisë në  Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në spitale Covid, solli një paralizim, me urdhër Ministri të shërbimeve kirurgjikale. Përmes një Urdhri nr. 147, datë 09.03.2020 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur “Ndërprerjen e ndërhyrjeve Kirurgjikale të Planifikuara në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, deri më datë 3 prill 2020. Përjashtim nga rregulli i përcaktuar bëjnë vetëm ndërhyrjet kirurgjikale për patologjitë malinje, të cilat do të zhvillohen sipas planifikimit. Ndërkohë që barrën për përballimin e operacioneve i kaloi spitalit Universitar të Traumës.

Mjeku epidemiolog Taulant Muka, i pyetur lidhur me shfrytëzimin e QSUT për menaxhimin e situatës së Covid, shprehet se “QSUT është e vetmja qendër e specializuar terciare në shqipëri, dhe duhet jo vetëm të mendojë për menaxhimin e situatës Covid, por duhet të mendojë për të gjitha urgjencat apo ndërhyrjet kirurgjikale që nuk mund të bëhen në spitale të tjera. Kjo për arsye se ne nuk kemi një qendër terciare të ngjashme me QSUT.  Duke patur dy qendra brenda saj për menaxhimin e Covid, rreziku për përhapjen e infeksionit mund të kthehet dhe më i lartë, nëse masat nuk merren seriozisht.

Problem i vetëm në Shqipëri nuk është vetëm Covid-19, duhet garantuar kujdesi mjekësor për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje të tjera dhe që kanë nevojë për ndërhyrje të specializuar.

Është shumë e rëndësishme gjithashtu kontrolli i përhapjes së infeksionit brenda spitaleve.  Pamë që QSUT u kthye në një vatër infeksioni, duke rrezikuar jetën e personave të tjerë që kanë një gjendje kritike shëndetësor. Përqëndrimi i rasteve të Covid-19 dhe moskontrollimi i mirë i infeksionit, mund të ndikojë në ditët/javët në vazhdim në përhapje të infeksionit. Masat që merren duhet të jenë mirëmenduara”, përmbyll komentin e tij Muka.

Mbingarkesa në spitalin e Traumës, infektohet personeli mjekësor

Përqëndrimi i punës në spitalin Universitar të Traumës, rrezikon strategjinë e vjeshtë dimrit, kjo pasi raportohet se një numër i konsiderueshëm i personelit mjekësor të infektuar me koronavirus. Në këtë spital, ku që prej muajit mars po kryhen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale urgjente dhe ato të patologjive malinje, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 mjekë dhe infermierë, duke rrezikuar mirë-funksionimin e shërbimit të kirurgjisë 1 dhe në shërbimin e sëmundjeve të brendshme.

Kirurgu Sami Koçeku shprehet se: “Tek ne bluzat e bardha janë mangët. Është dyfishuar puna, të dyfishohet personeli. Ne kemi 30 shtretër, me statistikë kemi 25, por i kemi shtuar se ka fluks dhe jemi me 2 infermierë. Janë pak në kushte qetësie, në kushte lufte është dyfishuar kapaciteti dhe prapë 2 infermierë. Çfarë kualiteti mjekësor mund t’i jepet të sëmurëve me 2 infermierë në turn? Terapia do i bëhet me vonesë… te ne nuk është shtuar personeli. Këtu është ai staf që ka qenë. Këto dy-tre muajt e fundit na kanë sjellë 2 mjekë që bëjnë stazh, por dhe ata rrinë deri në 6-7 pasdite dhe pastaj ikin, nuk janë të kualifikuar. Infermierë shoh plot fytyra të reja, por punën bazë e bën mjeku. Mjek të ri nuk kam parë këtu. Një mjeke të re kam parë në reanimacion, por është vullnetare mesa kam informacion. Mjekë që të shtohet stafi nuk ka. Ne kemi 2 infermierë në turn në darkë, siç e kemi pas këtu e 10 vjet, pa ndryshuar.

Ekipi mjekësor në spital është 2 kirurgë, 2 anestezistë, 2 ortopedë, 1 radiolog dhe 2/3 terapeftë. Ky është ekipi te Urgjenca te Trauma. Ky ekip, tani është Trauma plus Urgjencë Kirurgjikale.”

Burime brenda spitalit, konfirmojnë se në shërbimin e sëmundjeve të brendshme numri i personelit të infektuar është 5. Ndërkohë që janë bashkuar në 2 pavione. Ndërsa edhe në shërbimin e kirurgjisë numër 1, është infektuar personeli, dhe aktualisht po punon me kapacitet të plotë vetëm kirurgjia 2.

Në Spitalin Universitar të Traumës ka patur një fluks të konsiderueshëm, me mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale që janë përballuar nga Marsi, gjatë gjithë këtyre muajve të epidemisë. Janë kryer rreth 520 operacione në muaj në këtë spital dhe aktualisht janë rreth 30 raste të urgjencës në ditë përfshirë edhe traumën.

Më 2 qershor, Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu inaguruan spitalin. Spitali COVID 4 ka një kapacitet prej 108 shtretërish, ku afërsisht 20% janë në terapi sub-intensive dhe intensive si edhe është i pajisur me linjat e gazrave mjekësore për të ofruar shërbimet sipas protokolleve. Ndërkohë që përshtatja e godinës së Universitetit Kristal në një spital Covid, i ka kushtuar jo pak buxhetit të shtetit.

Referuar relacionit të project buxhetit 2021-2023, përveç dy spitaleve COVID të Shërbimit Infektiv në QSUT (COVID 1) dhe Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi (COVID 2), janë bërë gati edhe dy spitale COVID, Spitali COVID 3 në godinën e ish kirurgjive në QSUT me një total prej 125 shtretërish, si dhe Spitali COVID 4 në godinën e ish Universitetit Kristal me kapacitet prej 108 shtretërish. Është investuar në forcimin e kapaciteve të terapisë intensive dhe subintensive, duke dedikuar 500 shtretër, 80% e tyre me linja oksigjeni dhe ku gjysma e tyre janë kapacitete të reja në sistem (COVID 3 dhe 4) – në vlerën 160 milion lekë.

764.9 milionë lekë janë përdorur për të pajisur me aparatura të reja spitalet Covid dhe njësitë e terapive intensive në spitalet rajonale përkatësisht 100 shtretër të rinj reanimacioni, 265 monitorë multiparametrik, 134 respiratorë invasive dhe joinvazive (është rritur me 67% kapaciteti i aparaturave jete-shpëtuese respiratore në terapitë intensive dhe sub intensive), si dhe janë alokuar fondet për blerjen e pajisjeve të rënda biomjekësore për shërbimin e imazherisë dhe diagnostikës.

Megjithatë pavarësisht investimeve në vite të spitaleve rajonale, me qëllim rritjen e performancës së shërbimeve shëndetësore dhe investimeve (të vona) për menaxhimin e Covid-19, këto spitale nuk po shfrytëzohen, duke ngritur natyrshëm pikëpyetje të shumta për autoritetet shëndetësore. Por nëse spitalet rajonale nuk kanë logjistikën e duhur për të përballuar Covid-19, pyetja më e rëndësishme është: ku vajtën 4.5 milion euro?

Kur duhet te filloni t’i lani dhëmbët fëmiëjs

Nga Daniela Burnazi

Shpesh mund të keni pyetur veten se cila është mosha që duhet të filloni t’i lani dhëmbët fëmijëve. Larja e dhëmbëve mund të fillojë që kur i dalin dhëmbët e parë fëmijës, jo me furçë të fortë dhe pastë dhëmbësh, por me një napë të butë të lagur me ujë.

Pas moshës 1 vjeç është e këshillueshme t’i filloni larjen e dhëmbëve fëmijëve me anë të një furçe të butë dhë paste vetëm për fëmijë, sugjerojnë stomatologët pediatër.

A duhet të përdorni pastë me fluor për fëmijët?

Sipas Akademisë Amerikane të Stomatologjisë Pediatrike, pasta me fluor duhet të fillojë vetëm pas moshës 2 vjeçare të fëmijës. Mësoni fëmijën ta nxjerrë pastën nga goja kur ja lani dhëmbët.

Burimi: What to Expect

Dieta emergjente 3 ditore: Patate dhe kos

Me këtë dietë mund të bini rreth 2-3 kg në 3 ditë:

Dita e parë

Mëngjesi: 1 patate e zier pa krip, 1 gotë kos
Dreka: 2 patate të ziera pa krip, 1 gotë kos
Darka: 2 gota jogurt

Dita e dytë

Mëngjesi: 1 gotë kos
Dreka: 2 patate të ziera pa krip, 1 gotë kos
Darka: 1 patate të zier pa krip, 1 gotë kos

Dita e tretë

Mëngjesi: 1 patate të zier pa krip
Dreka: 1 patate të zier pa krip, 1 gotë kos
Darka: 1 gotë kos.

Kujdes! Dietat janë të varfra në vlera ushqyese. Duhet të konsultohenin me një mjek para se të nisni një dietë. Kujdesi në ushqim dhe aktiviteti i rregullt fizik janë dy pikat kyçe të humbjes në peshë dhe të qënit i shëndetshëm.

Ja disa këshilla natyrale për të trajtuar zbokthin dhe psoriazën e kokës

Nga Daniela Burnazi

Një nga shkaktarët kryesore të zbokthit është psoriaza. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra se si t’i trajtoni problemet e zbokthit dhe psoriazës.

Bëni disa ndryshime në stilin e jetesës:

  • Menaxhoni stresin
  • Shmangni përdorimin e shampoove me përbërës të ashpër dhe me kimikate
  • Lajini flokët shpesh

Nëse kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë dhe ju shkakton kruarje të forta dhe të vazhdueshme duhet të konsultoheni patjetër me një dermatolog.

Nëse zbokthi është i butë dhe sipërfaqësor :

  • Krihuni me një krëhër të imët që të hiqni “luspat” e zbokthit nga koka
  • Përdorni shampoo kundra zbokthit
  • Përdorni acid salalicilik për heqjen e qelizave të tepërta në lëkurën e kokës. Vaji Tea Tree ka veti anti fungale dhe anti bakteriale. Hidhni 5 pika në shampoon tuaj.
  • Lajeni kokën 3 herë në javë.

Burimi: Health News Today

A është zbokthi sëmundje? Ja faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tij

Nga Daniela Burnazi

Shumica e njerëzve kanë zbokth të paktën në një moment të jetës së tyre, por kjo gjendje është më e zakonshme në adoleshencë deri në moshën e mesme.

Ka disa shkaqe të ndryshme që ndikojnë në shfaqjen e zbokthit, që sipas dermatologëve mund të etiketohet edhe si sëmundje. Ja disa prej shkaqeve:

  • Dermatiti seborrheik ( lëkura e kokës bëhet më e irrituar, me yndyrë dhe për pasojë shkaktohet zbokthi)
  • Reaksionet alergjike
  • Psoriaza
  • Dieta ushqimore( personat që kanë mangësi të zinkut, vitaminës B6 dhe acideve yndyrore omega-6 kanë më shumë gjasa për të pasur zbokth).
  • Ekzema etj

Faktorë të ndryshëm rrisin rrezikun e shfaqjes së zbokthit, ja disa prej këtyre faktorëve:

  • Mosha
  • Moti
  • Niveli i stresit
  • Problemet shëndetësore
  • Lloji i produkteve të flokëve që përdorni

Higjena e dobët nuk është një faktor, por ndikon në shumimin e zbokthit.

Burimi: Medical News Today

Dr. Virtut Velmishi: 10 fëmijë me hepatit kronik C kanë nevojë trajtimi me medikamentet e reja, por ende në pritje të miratimit nga FSKDSH

Bisedoi për shëndeti.com.al: Desara Çela

5 janë llojet e hepatiteve që njihen më tepër por më agresivet janë 2, hepatitis B dhe C. Për hepatitin B ka një vaksinë ndërsa për hepatitin C akoma nuk ekziston një e tillë, por medikamentet kanë bërë të mundur ta kurojnë deri në 95 % të rasteve.

Hepatiti C njihet ndryshe edhe si “vrasësi i heshtur”, mos marrja e medikamenteve bën që këta fëmijë të kenë problem serioz me funksionin e melcise ne te ardhmen. Mjeku pediater gastrohepatolog, Virtut VeImishi në një intervistë për gazetën Shëndet plus tregon nevojën që kanë këta fëmijë për trajtimin e ri.

Doktor, nga të 5 hepatitët (A, B, C, D, E) cili është më kryesori tek fëmijët?

Viruset e hepatit janë më shumë se sa ju përmendet por ata që ju thatë mbeten 5 nga hepatitët më kryesorë. Hepatitet B dhe C ngelin me problematikët për shkak të kronicitetit që mund të shkaktojnë si dhe pasojave të rënda në funksionin e mëlçisë. Transmetimi i tyre në moshat pediatrike mund të jetë vertikal domethënë nga nëna te fëmija gjatë lindjes apo rruga hematologjjike nëpërmjet transfuzioneve të gjakut dhe derivateve të tij. Rastet me hepatitit B janë shumë të rrallë sepse ka një vaksinë ndaj tij, ndërsa për hepatitin C nuk ka ende një vaksinë dhe është një problem i madh edhe për shëndetin publik në tërësi.

Sa është numri i fëmijëve të prekur nga hepatiti C kronik në vendin tonë?

Ne kemi trajtuar më shumë se 100 fëmijë këtë 10 vjeçarin e fundit, pjesa më e madhe e tyre janë shëruar. Në rastet kur terapia standarte (interferon plus ribavirine) ka dështuar pritet të aprovohen ilaçet e fundit nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. Janë 10 fëmijë me hepatit C kronik të cilët nuk janë të shëruar dhe terapia standarte ka dështuar.

Cila është mosha e këtyre fëmijëve me hepatit C kronik?

Fëmijët e prekur janë nga mosha 8-14 vjec.

A shërohet hepatiti C?

Po, hepatiti C ka trajtim. Ka skema të veçanta trajtimi dhe ne i kemi trajtuar.  Vitet e fudit janë futur barnat te rinj për hepatitin C të cilët i marrin të rriturit edhe ne Shqiperi, të cilat merren përafërsisht 3  deri 6 muaj ne varesi edhe te genotipit te hepatitit c. Shërimi shkon në mbi 95 % të rasteve, të paktën teorikisht.

Këto barna janë të lejueshme që të përdoren edhe tek fëmijët që janë të sëmurë me hepatit C?

Në shtator te vitit 2019 FDA aprovoi  trajtimin me keto barna ate quajtur DAA (Direct Acting Antiviral) edhe për fëmijët mbi 3 vjeç, Kjo është një arritje e madhe e shkencës nga e cila mund të përfitojnë edhe fëmijët tanë aq më tepër që këto barna egzistojnë edhe në listën e rimbursimit të FSKDSH.

Kemi ne fëmijë të trajtuar me këto barnat e reja kundër hepatitit C?

Jo, ne nuk kemi asnjë fëmijë të trajtuar me medikamentet e fundit  të miratuara nga FDA. Me këto barna në vendin tonë trajtohen vetëm adultët më Hepatit kronik C dhe indikacione te vecanta. I kemi dërguar kërkesë Fondit të sigurimeve që ta aprovojë edhe për fëmijët këtë trajtimin e ri. Nëse do të aprovohet nga Fondi besoj se terapia do të jetë një sukses për këta fëmijë. Pjesa me e madhe e ketyre fëmijëve me Hepatit C kronik janë trajtuar me terapinë standarte e cila është interferon plus ribavirin por fatkeqesisht ka dështuar në zhdukjen  e Hepatitit C . Terapia “e vjetër” nese do e quaja kështu ka një sukses deri 60-80% te rasteve, pra  jo të gjithë shërohen.

Mendoni që, nëse këto 10 fëmijë me hepatit C kronik e marrin këtë trajtimin e ri të miratuar nga FDA mund të shërohen?

Po! Ne jemi në pritje të miratimit nga FSDKSH për medikamentet e reja të miratuara nga FDA dhe EMA. Protokolli është që nëse dështon terapia standarte duhet të merren trajtimet e reja të miratuara për këtë sëmundje, për shembull është medikamenti Sofosbuvir/ledipasvir. Terapia e re e miratuar është 95% efikasë në zhdukjen e Hepatit C kronik.

Kemi shtim të rasteve me hepatit në vendin tonë?

Jo. Kemi reduktim të rasteve me hepatit .Rastet me hepatit C janë më se shumti tek fëmijet që kanë probleme hematologjike dhe kryejnë transfuzione të shpeshta, por duke patur një sistem më të kontrolluar të transfuzioneve te gjakut edhe numri i rasteve ka ardhur duke u reduktuar.

Si po ndikon Covid -19 tek këta pacientë?

Për fat, COVID -19 ka qenë më i kursyer me fëmijët. Këtë periudhë nuk kemi patur fëmijë nën trajtim me Interferon, por është interesant fakti se interferoni është studiuar edhe si nje agjent anti covid 19 megjithë të dhënat kontradiktore. Për fat të mirë deri tani nuk kemi asnjë fëmijë me co-infeksion Hepatit c plus Covid 19.

Friday, December 18, 2020

Tensioni i ulët: A është problematik për shëndetin? Shkaqet dhe simptomat

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Tensioni i ulët është një gjendje në të cilën tensioni i gjakut bëhet më i ulët se zakonisht dhe njihet me emrin Hypotension. Tensioni normal është 120/80 dhe 140/90, ky nivel konsiderohet normal dhe i shëndetshëm, por kur bie më poshtë do të thotë se pacienti vuan nga tensioni i ulët i gjakut.

Çfarë e shkakton atë?

Në këtë postim do t’ju paraqesim disa nga shkaqet që shkaktojnë tension të ulët të gjakut:

Inflamacioni: inflamacioni i organeve mund të shkaktojë tension të ulët të gjakut, pankreatiti akut është një shkak.

Medikamente të caktuara: shaktojnë ulje të tensionit të gjakut.

Problemet neurologjike: çdo sëmundje që prek nervat konsiderohet si çrregullim neurologjik dhe përgjithësisht këto çrregullime shkaktojnë tension të ulët.

Çrregullimet hormonale

Sëmundjet e zemrës: në disa raste shkaktojnë tension të ulët dhe në disa raste tension të lartë të gjakut.

Shtatëzania.

Burimi: HEALTH

Dr. Anjeza Kuçi: Si të lehtësojmë ndjesinë e fytit të acaruar

Anjeza Kuçi, mjeke ORL në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë

Këshillat në rastet e acarimit të fytit, të përdorim gjëra të ftoha apo të ngrohta

Në rastin e fytit të acaruar të përdorim spray të kombinuar: paracetamol – antihistaminikë, paracetamol – ibuprofen. Hidratim sa më të mirë të fytit, në rastin e tharjes së shpeshtë të fytit rekomandoj që të përdoren çarja as të përvëluar në temperaturë të lartë as të ftohta  në temperaturë të ulët. Të jenë të vakët ose pak më tepër se i vakët. Pacienti të hidratohet mirë, hidratim do te thotë që të marrë gjatë kohës që kalon gjendjen virale rreth 1.5 litra litra likide që mund të jetë në formën e ujit ose në formën e lëngjeve të frutave që kanë dhe vitamina brenda dhe çajrat.

 A këshillohet e njëjta gjë edhe ke fëmijët ?

Kujdesi që duhet të ketë prindi ndaj fëmijës është më i madh. Tek fëmijët duhet të kemi kujdes temperaturën, dhe sidomos tek fëmijët deri në 5 vjeç për ne mjekët ORL është bllokimi i hundëve. Do të rekomandoja që vazhdimisht hunda të jetë e lirshme , të shpëlahet me solucione fiziologjike të cilët prindërit nuk duhet ti kursejnë 4-5 herë në ditë. Në rastin e solucioneve të tjera  që mund te futet oksimetazolina, kortizoni spary  është mjeku që duhet ta këshillojë. Por në përdorimin e solucioneve fiziologjik për shpëlarjet nazale  nuk ka as një lloj problemi.

Cila është lidhja midis koronavirusit dhe duhanit?

Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

Koronavirusi i ri (COVID-19) është një sëmundje e frymëmarrjes, e cila sulmon kryesisht mushkëritë dhe traktin respirator.

Pirja e duhanit dëmton mushkëritë tuaja dhe dobëson sistemin tuaj imunitar.  Kjo, pra, rrit rrezikun e zhvillimit të ndërlikimeve serioze nga COVID 19.

Nuk ka asnjë provë që nikotina mbron nga koronavirusi.  Disa studiues ende po studiojnë këtë mundësi, ashtu si shumë të tjerë.  Por ende nuk është nxjerrë ndonjë përfundim domethënës.

Kjo është një hipotezë që për fat të keq është përhapur gjerësisht, shpesh pa përmendur saktësine e lajmit.

Duhanpirësit gjithashtu janë më të rrezikuar nga sëmundje të tjera si sulmi në zemër, diabeti, kancere të ndryshme ose pneumoni bronkiale

Çdo formë e konsumit të duhanit rrit këto rreziqe, pra jo vetëm cigare, por edhe kanabis, apo drogera te tjera.

A janë duhanpirësit më të rrezikuar nga ndërlikimet?

Është shumë e mundshme, megjithëse këta mekanizma janë ende duke u hetuar.  Ajo që është e sigurt është se njerëzit që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të mushkërive ose diabet kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar një formë të rëndë të koronavirusit.  Sidoqoftë, duhani ka një ndikim në dy nga këto tre sëmundje.

Ne gjithashtu e dimë që sistemi mbrojtës i bronkeve dëmtohet nga duhani.  Sidoqoftë, ai është një mekanizëm mbrojtës efektiv kundër sulmeve të tjera virale siç është gripi. 💤 Mund të dyshojmë për një efekt të ngjashëm me COVID-19.

Dihet gjithashtu prej kohësh që pirja e duhanit dëmton ciliet në rrugët e frymëmarrjes.  Lëvizja e këtyre cilieve është e nevojshme për të hequr bakteret, por edhe pluhurin, viruset dhe mukusin nga trakti respirator.  Kur ciliet ballafaqohen me tym, ato paralizohen ose dëmtohen, dhe ky mekanizëm i rëndësishëm mbrojtës mbyllet.

Çfarë mund të bëni?

Nëse jeni duhanpirës, ​​tani është një kohë e mirë për t’u përpjekur ta lini duhanin.

  • të ndaloni pirjen e duhanit, trupi juaj fillon të riparohet vetë:
  • pas 8 orësh, oksigjenimi i gjakut kthehet në normale,
  • pas 24 orësh, një sistem pastrimi është vendosur në mushkëritë tuaja,
  • pas 3 ditësh, ju merrni frymë më lirshëm dhe ju merrni frymë më shpejt

Nëse nuk mundeni ta lini akoma, përpiquni të pini duhan jashtë sa më shumë që të jetë e mundur për të kufizuar ekspozimin e të dashurve tuaj ndaj tymit, i cili është gjithashtu i dëmshëm për shëndetin e tyre.  Ky tym pasiv është gjithashtu i dëmshëm për ju, edhe nëse jeni duhanpirës.

Thursday, December 17, 2020

Ja çfarë i ndodh trupit kur konsumoni sheqer

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Sheqeri mund ta merrni nga fruktoza që gjendet tek frutat dhe nga glukoza që gjendet tek sheqeri i parafinuar. Nëse konsumohet shpesh në çfarëdolloj forme, sheqeri mund të shkaktojë këto probleme në organizëm:

Shkakton plakje të lëkurës: sheqeri pengon riparimin e kolagjenit, proteina më e nevojshme e shëndetit të lëkurës. Sheqeri ndikon negativisht në elasticitetin e lëkurës dhe për pasojë shkakton rrudha të parakohshme.

Rreziku i diabetit: Konsumi i lartë i sheqerit mund të çojë në një rrezik më të madh për zhvillimin e diabetit tip 2. Një studim nga Shoqata Mjekësore Amerikane, tregoi se konsumimi më i madh i pijeve me sheqer, rrit rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë e moshës 24-44 vjeç.

Marrja konstante e sasive të mëdha të sheqerit në gjak nga një dietë e lartë e sheqerit mund të çojë në rritjen e kërkesës për prodhimin e insulinës dhe rezistencën e insulinës në qelizat e trupit.

Me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë lodhjen në prodhimin e insulinës dhe trupi nuk do të jetë më në gjendje për të prodhuar insulinën e mjaftueshme, të nevojshme për të ulur poshtë nivelet e sheqerit në gjak.

Rreziku për sëmundjet e zemrës:  Sheqeri mund të rrisë nivelet e triglicerideve në gjak. Trigliceridet janë një substancë yndyrore, që gjendet në enët e gjakut dhe mund të kontribuojnë në sëmundjet e zemrës.

Sipas studiuesve, një dietë me 25 për qind të kalorive që vijnë nga sheqeri, ul nivelet e mbrojtës së kolesterolit HDL të zemrës.

Mbipesha: Hulumtuesit kanë gjetur, se për një periudhë 4-vjeçare, gratë që rritën konsumin e pijeve me sheqer, të tilla si pije të gazuara soda, ose lëng frutash, me një ose më shumë pije në ditë, kishin një shtim më të madh në peshë.

Sheqeri i tepërt është i lidhur edhe me zhvillimin e sindromës metabolike – një grup i ndikimeve shëndetësore të lidhura me konsumin e insulinës që përfshin tensionin e lartë të gjakut, obezitet, rritje të triglicerideve, kolesterolit të lartë dhe diabetit.

Burimi: HEALTH

Wednesday, December 16, 2020

Dr. Manika Kreka: Tre pacientë talasemikë me Covid-19, mungesa e gjakut po i detyron të vijnë çdo javë në QSUT

Bisedoi: Desara Çela

Për disa sëmundje shpëtim për të jetuar janë medikamentet, por për  sëmundjen  e gjakut e njohur ndryshe dhe si  Talesemia  shpëtim është vetëm të bësh transfuzion gjaku. Transuzioni i gjakut është e vetmja mënyrë për të qëndruar në jëtë. Talesemia sëmundja që lind me të dhe jeton me të.

Në Qendrën e Sëmundjeve të Linduara të gjakut tek pediatria në Qendreq Spitalore “Nënë Tereza” bëjnë trasfuzion gjaku 12-15 fëmijë. Mjekja pediatre Manika Kreka në një intervistë për gazetën “Shëndet plus” tregon nevojën që kanë këto fëmijë për trasfuzion gjaku. Ajo i bën thirrje çdo individi të shëndetshëm mbi 18 vjeç për të dhuruar gjak, në mënyrë që edhe këto fëmijë të jetojnë.

Doktoresha, sa  është numri i fëmijëve në ditë për të bërë transfuzion gjaku?

Në Qendrën tonë të sëmundjeve të lindura të gjakut, e cila është pjesë e shërbimit të onkohematologjisë pediatrike, çdo ditë vijnë për të bërë kontrroll dhe për të marrë transfuzionin me masë erotricitare 12-15 fëmijë.

Sa është sasia që këto pacientë duhet të marrin, po në rastet kur ka mungesa të gjakut si procedohet?

Këta fëmijë duhet të marrin sasinë e duhur të gjakut e cila varjon nga 1-2 njësi gjak ose 2 qese siç njihet në gjuhën e popullit. Në kushtet kur nuk ka dhurime këta fëmijë nuk marrin sasinë e duhur, ne detyrohemi të parashikojmë që këta fëmijë të vijnë çdo javë ndërkohë që duhet të vinin çdo dy javë.

A ka rritje të numrit të fëmijëve që kanë nevojë për gjak?

Po, 12 -15 fëmijë është një numër pak i rritur për momentin, kjo  vjen si pasojë e mungesës  që kemi  patur nga dhuruesit vullnetarë për shkak të situatës në të cilën ndodhemi. Përpara pandemisë këto fëmijë vinin çdo 2-3 javë për të bërë transfuzion gjaku, kur merrnin sasinë që u nevojitej dhe që u takon sipas peshës dhe moshës së tyre.

Në ç’moshë diagnostikohen fëmijët me sëmundjen e talasemisë?

Diagnostikohen në vitin e parë të jetës dhe kjo sëmundje i shoqëron gjatë gjithë jetës së tyre. Kjo sëmundje nuk ka grupmoshë, lind me këtë sëmundje. Kjo është një sëmundje gjenetike që transemtohet nga prindërit tek fëmija, jo në 100 pëqind të rasteve, por që në 25% të rasteve po.

A ka ndonjë mënyrë parandaluese për këtë sëmundje ?

Po, ka parandalim për këtë sëmundje. Të dy prindërit të bëjnë një analizë para se të bëhen me fëmijë për të ditur se si është elektroforeza e hemoglobinës për të ditur nëqoftëse janë mbartës të kësaj sëmundjeje. Ka mundësi për të shmangur lindjen e fëmijës së sëmurë nga dy prindër mbartës. Në kohën në të cilën jetojmë trajtimet janë përmirësuar, transfuzioni është bërë më i sigurt.

A është transfuzioni i gjakut e vetmja mënyrë që këto të sëmurë të jetojnë?

Për momentin është e vetmja mënyrë që këta të sëmurë të jetojnë.

A ka fëmijë që vijnë nga rrethet?

Shumica e fëmijëve vijnë nga rrethet.

A nuk mund të kryhet transfuzioni i gjakut në qytetin në të cilin jetojnë?

Jo sepse gjaku që marrin këta pacientë duhet të jetë i pajtueshëm, i filtruar, i centrifuguar. Këta pacientë nuk mund të marrin gjak të plotë, të dhuruar. Talasemikët marrin gjak pjesën e eritrocitit, pjesën e rruazës së kuqe të gjakut e cila ka teknika, laboratore të posaçme për ta. Masa erotricitare përgatitet vetëm në Tiranë në “Qendrën Kombetare të Transfuzionit të Gjakut”  dhe Lushnje, në këto dy qendra.

A keni patur raste të fëmijëve me talasemi por që janë infektuar nga COVID-19, nëse po si ka ndikuar COVID-19?

Po, kemi patur raste që janë infektuar nga COVID -19, por që nuk kanë qënë të shtruar në spital. Janë dy vajza të rritura që e kanë kaluar dhe një djalë i cili po e kalon. Ai është një fëmijë shumë i hapur, i qetë, e ka marrë me sportivitet gjendjen për ta kaluar edhe COVID-19, po e kalon në shtëpi.

Unë si mjeke pediatre lutem dhe bëj thirrje që çdo i rritur, mbi 18 vjeç të dhurojë gjak. Këta fëmijë e jo vetëm kanë nevojë sistematike për ta marrë këtë lëndë. Të dhurosh dy herë në vit nuk është aspak e dëmshme, nuk krijon shqetësim për organizmin sepse ajo sasi gjaku që dhurohet, e cila është një sasi shumë e vogël në raport me të gjithë volumin qarkullues të gjakut zëvendësohet shumë shpejt, brenda 48 orëve.

 

Fizioterapistët plan masash konkret për Ministrinë e Arsimit: Pasiviteti po dëmton shëndetin e fëmijëve, rëndësia e angazhimit të tyre

Një shkresë e firmosur nga fizioterapistë dhe profesorë të shkencave motore, drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon nisjen e një fushate që përkon me aktivitetin fizik të fëmijëve në kushtet e shtëpisë.

Mungesa e lëndës së Edukimit Fizik në shkollë, mungesa e aktiviteteve të lira nga fëmijët, qëndrimi i tyre për një kohë të gjatë duke parë TV dhe luajtur me telefon/tablet, sjell pasoja që mund të bëhen të parikuperueshme në zhvillimin e trupit të tyre. Ky pasivitet në gjendje alarmante shprehet akoma më shumë në deformimet e shtyllës kurrizore. Lind nevoja e një fushate që ka të bëjë me udhëzimin e fëmijëve për shtrime gjimnastikore që duhet të kryejnë në kushtet e shtëpisë për të mbajtur të rregullt posturën e trupit” thuhet midis të tjerash në shkresë.

 

Ndikimi i pandemisë COVID-19 tek gratë dhe burrat në marrëdhënie me punën dhe jetën familjare

Gratë shpenzojnë 7 herë më shumë kohë se burrat në punë të papaguar në shtëpi, duke bërë punët e shtëpisë dhe duke u kujdesur për fëmijët. Shpërndarja e pabarabartë e shërbimeve të kujdesit (51% vs 25%) dhe punëve të shtëpisë (88% vs 16%) midis grave dhe burrave i mban gratë jashtë tregut të punës dhe kufizon mundësitë e tyre për karrierë: 32% e grave të moshës 15-29 vjeç nuk janë as në shkollë, as në punë për arsye të përgjegjësive familjare.

Pandemia COVID-19 nuk i ka bërë gjërat më të lehta, përkundrazi, puna nga shtëpia e ka rritur barrën e grave me shtimin e përgjegjësive për përkujdesje dhe punë shtëpie.

Një analizë e zhvilluar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullësinë (UNFPA Shqipëri) tregon se gratë po punojnë më shumë nga shtëpia dhe përfshirja e tyre në aktivitetet e përkujdesjes është më e lartë. Ndërkohë që, më shumë burra kanë humbur punën, por nuk kanë rritur përfshirjen në aktivitetet e shtëpisë.

 

12% e grave vs. 17% e burrave kanë humbur vendin e punës përgjatë kësaj periudhe, 51% e grave vs. 27% e burrave punojnë nga shtëpia, ndërkohë që 70% e grave vs. 50% e burrave përkujdesen për fëmijët. Puna nga shtëpia ka rritur ngarkesën e grave me shërbimet e kujdestarisë, përkujdesjes dhe punët e shtëpisë.

Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar që gratë të përjetojnë më shumë stres dhe ankth.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullësinë prezantoi sot “Analizën e Politikave të Përgjegjshme Gjinore në Shqipëri”, e cila jep një pamje të kuadrit ligjor dhe kontekstin social dhe ekonomik të këtyre politikave në Shqipëri. Kjo analizë jep disa rekomandime që do të ndihmojnë krijimin e një mjedisi mundësues dhe do të zgjerojnë mundësitë për më shumë zgjedhje nga gratë për të përmbushur aspiratat e tyre si për të ndjekur karrierën, ashtu edhe për të pasur familjen dhe numrin e fëmijëve që duan.

Kjo Analizë u prezantua sot nga UNFPA në bashkëpunim me Nën-Komisionin Parlamentar për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave. Partnerë strategjikë nga parlamenti, institucionet qeveritare dhe organizatat e shoqërisë civile vunë theksin në rëndësinë e përmirësimit të kuadrit ligjor në të mirë të përmirësmit të politikave familjare që sigurojnë balancën midis punës dhe familjes.

Kuadri ligjor në Shqipëri ekziston dhe parashikon disa klauzola të mira që mbështesin lejen prindërore, përfshirë lejen e lindjes për nënën dhe babain, lejen e përkujdesjes ndaj fëmijës, shpërblimin për lindjen e fëmijës, njohjen e kohës për përkujdesje dhe kushte pune fleksibël. Megjithatë, duhen hartuar e rënë dakort për më shumë parashikime ligjore në lidhje me përfitimet financiare, përkujdesjen për fëmijët dhe aksesin në kujdesin ndaj fëmijëve, të cilat do të ndihmonin shumë prindërit që punojnë dhe përpiqen midis krijimit të një jete të mirë për familjen dhe pasjes së një numri më të madh fëmijësh në një familje.

Këto rregullime ligjore dhe mbështetëse do të ndikonin shumë në rritjen e lindshmërisë në nivelin e dëshiruar dhe atë ideal, ndërkohë që ky nivel po bie shumë nën pikën e zëvendësimit 1.37 fëmijë për grua (2018), që është më e ulët se ajo në vendet Evropiane (1.55 fëmijë për grua 2018).

“Nga Konferenca Ndërkombëtare mbi Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) në Kajro në vitin 1994 deri në 25 vjetorin e saj në Samitin e Nairobit, në 2019 dhe, një vit më pas, në kohën e pandemisë së COVID-19, barazia gjinore mbetet një prioritet për UNFPA në të gjitha nivelet dhe rezultatet tona transformuese nuk mund të arrihen pa mbështetjen e burrave. Burrat si baballarë, bashkëshortë, apo partnerë luajnë një rol të rëndësishëm në familje. Përmes këtij projekti ne duam t’i inkurajojmë ata të luajnë rol të barabartë në rritjen e familjes, ndarjen e përkujdesjes dhe punëve të shtëpisë dhe argëtimin me familjen e tyre.” – Elsona Agolli, UNFPA Analiste e Programit për Çështje Gjinore dhe Zhvillimin e Popullsisë.Qëllimi përfundimtar i kësaj Analize është të ndihmojë politikëbërësit dhe vendimmarrësit të kuptojnë situatën në Shqipëri, sfidat, stereotipet dhe praktikat diskriminuese me të cilat përballen gratë dhe burrat dhe që kufizojnë pjesëmarrjen e tyre të barabartë në tregun e punës dhe jetën familjare.

“Kohët e fundit në Shqipëri kemi përmirësim dhe rritje të pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje në të gjitha nivelet. Sfida e radhës është fuqizimi ekonomik i grave, aksesi më i madh i grave në tregun e punës, punësimi i tyre, siguria e tyre në punë, mbështetja e grave sipërmarrëse, aksesi i grave në shërbimbet sociale dhe shëndetësore. Ky vit mund të kërkojë  një raport më të hollësishëm për sa i përket balancës së jetës profesionale me atë profesionale, duke qenë se të dhënat e siguruara nga raporti sot janë të bazuara në kushte normale, jo në kushte pandemie”, u shpreh znj. Eglantina Gjermeni, kryetare e Nën-Komisionit Parlamentar për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës Ndaj Grave.

Kjo Analizë është përgatitur në kuadër të projektit rajonal “ Më shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi” zbatuar nga UNFPA[1] dhe mbështetur financiarisht nga zyra Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim (ADC).

[1] Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në lnjë me misionin e saj për të promovuar shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, kërkon të krijojë një mjedis mbështetës ku gratë dhe burrat të kenë mundësi të kenë lindshmërinë që duan dhe të plotësojnë nevojat e familjes, ndërkohë që ndjekin qëllimet e tyre për karrierë dhe mundësitë personale e sociale.

 

A mundet që një punonjës shëndetësie të refuzojë vaksinën COVID-19?

Përshtati në shqip: Babeta Rexhepi
Ndërsa spitalet në të gjithë vendin zhvillojnë planet e tyre për të vaksinuar punonjësit e tyre të kujdesit shëndetësor kundër COVID-19, një pyetje kryesore ka dalë në pah: Po sikur një punonjës – qoftë infermier, mjek ose një punonjës tjetër i kujdesit shëndetësor – të refuzojë të marrë vaksinën? A mundet që spitalet të kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen me detyrim kundër COVID-19? Dhe çfarë pasojash mund të hasë një punonjës për refuzimin e vaksinës?
Përgjigja ime duhet të bazohet, pjesërisht, në ligjin në lidhje me vaksinat e mëparshme – gripi, për shembull – sepse në kohën e këtij shkrimi (në fillim të dhjetorit 2020), asnjë vaksinë për COVID-19 nuk është aprovuar, megjithëse miratimi i së paku një vaksinë pritet brenda një jave.
Pra, nuk ka pasur ende oferta të vaksinave dhe refuzimeve, dhe as nuk ka ndonjë rast deri më tani që përfshin një punonjës që refuzoi një vaksinë COVID-19.
Që nga dhjetori i vitit 2020, nuk ka ligje shtetërore ose federale që kërkojnë që një punonjës të vaksinohet kundër COVID-19 ose që mbron një punonjës i cili refuzon vaksinimin kundër COVID-19.
Do të duhet pak kohë pasi vaksina të miratohet dhe shpërndahet para se të fillojnë të shfaqen refuzimet, reagimet, politikat, rastet dhe ligjet. Nëse shikojmë ligjin në lidhje me punonjësit e kujdesit shëndetësor që refuzojnë të vaksinohen kundër psh gripit(qe eshte shume I ngjashem me covidin) – atëherë përgjigjja do të ishte po, punëdhënësit mund të kërkojnë që punonjësit të vaksinohen.
Një punëdhënës mund të pushojë nga puna një punonjës që refuzon vaksinimin e gripit. Nëse një punonjës që refuzoi dhe u pushua nga puna padit punëdhënësin për pushim nga puna pa te drejte, punonjësi ka pak a shumë shanse për sukses në varësi të arsyes së refuzimit.
Disa gjykata dhe Komisioni i Mundësive të Barabarta të Punësimit të SH.B.A.-së (EEOC) kanë vlerësuar se një refuzim për arsye fetare mbrohet nga Kushtetuta e SH.B.A.-së. Kushtetuta mbron lirinë për të praktikuar fenë e dikujt. Fe të veçanta mund të kenë një varg parimesh qe mbeshtesin refuzimin per tu vaksinuar.
Refuzimi për arsye jomjekësore, siç është politika e një punonjësi të kujdesit shëndetësor për të trajtuar trupin e tyre si tempulli i tyre, nuk ka shkuar shumë mirë me punëdhënësit ose gjykatat. Sidoqoftë, ka vetem nje rast, ku një infermiere e cila refuzoi vaksinimin në baza laike, jo mjekësore, fitoi çështjen e saj kundër punëdhënësit të saj, në apel. Gjykata e apelit gjeti se spitali shkelte të drejtat e saj njerezore.
Punonjësit që refuzojnë vaksinimin për arsye fetare ose mjekësore ende do të duhet të marrin masa për të mbrojtur pacientët dhe punonjësit e tjerë nga infeksioni. Një punëdhënës i tillë si ne një spital mund, në vend që të largojë nga puna punonjësin, t’i ofrojë punonjësit një mbrojtje, siç është kërkesa që punonjësi të mbajë maskë ose karantinë. Nuk ka raste që kanë mbështetur të drejtën e një punonjësi për të refuzuar të veshë një maskë ose karantinë.
Situata me vaksinat COVID-19 është e ndryshme nga situata përreth vaksinave të gripit. Ka mjaft të dhëna për efektivitetin dhe efektet anësore të vaksinave të gripit, por ka shumë pak dëshmi të efekteve afatshkurtra ose afatgjata të vaksinave COVID-19 që aktualisht po testohen dhe / ose konsiderohen për aprovim. Dikush mund të argumentojë se procesi i zhvillimit të vaksinave është i njëjtë për të gjitha vaksinat e virusit. Sidoqoftë, besimi i publikut në procesin e verifikimit të vaksinave nuk është ai që ka qenë dikur. Eshtë reklamuar gjerësisht se provat e vaksinave COVID-19 janë nxituar. Që nga dhjetori i vitit 2020, vetëm 60% e popullsisë së përgjithshme thonë se do të merrnin vaksinën, megjithëse studiuesit thone se besimi po rritet.