Një vit pas shpërthimit të koronavirusit, Asambleja e Përgjithshme e OKB shpalli sot 27 dhjetorin si Dita Ndërkombëtare e Përgatitjes për Epideminë, në një përpjekje për të siguruar që të merren mësime nga pandemia COVID-19 për krizat e ardhshme shëndetësore.
Koronavirusi u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar dhe u përhap në të gjithë botën, duke infektuar mbi 66 milionë njerëz deri më tani dhe duke shkaktuar vdekjen e rreth 1.5 milionë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli një pandemi në mars, për të cilën SHBA dhe disa vende të tjera thanë se ajo ishte e vonuar.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë me konsensus duke njohur nevojën për “ngritjen e nivelit të gatishmërisë në mënyrë që reagimi ndaj çdo epidemie që mund të lindë të jetë sa më i shpejtë dhe efikas që të jetë e mundur”.
“Duke qenë se Asambleja e Përgjithshme kishte deklaruar më herët ditë ndërkombëtare kushtuar shahut ose jogës, duket e drejtë që edhe epidemitë të kenë ditën e tyre”, tha udhëheqësi i grupit ndërkombëtar të krizës pranë OKB-së Richard Gowan.
Rezoluta e Kombeve të Bashkuara thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe multilateralizmit.
“Pandemia na gjeti të papërgatitur, por gjithashtu shërbeu si një thirrje zgjimi për të përmirësuar gatishmërinë tonë,” tha ambasadori vietnamez Dang Dinh Quy ndërsa prezantoi rezolutën.
“Ne besojmë se Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë për Epideminë do të jetë një mënyrë e mirë për të arritur këtë qëllim,” shtoi ai.
No comments:
Post a Comment