Monday, December 21, 2020

NGA MJEKU ANESTEZIST, PANAJOTI: Për kolegët që trajtojnë pacientë covid të paintubuar, në spital apo në shtëpi

Dr. Erjon Panajoti, Anestezist Reanimator, Tiranë

“Conscious proning” ose “Wake proning” – Këto jane terma ndoshta të panjohura për shumë prej jush, por kush ka punuar këto kohë pandemie në mjedise spitalore covid ndoshta është familjarizuar me këto terma.

Quhet ndryshe “proning in non-intubated” (PINI) dhe ka te beje me pozicionimin përmbys të pacientit që është zgjuar (koshient).

Dua ta sjell në vëmendjen e MF (mjekët e familjes) dhe të kolegëve të tjerë që trajtojnë pacientë covid të paintubuar, qoftë në spital, qoftë në shtëpi.

Ndonëse kjo teknikë nuk është përdorur gjerësisht deri në periudhën pre-covid, studimet edhe pse të pakta dhe me pak pacientë tregojnë të dhëna pozitive në lidhje me përmirësimin e treguesve respiratore si SpO2, PaO2, raporti FiO2/PaO2 si dhe ulje të frekuencës respiratore, sidomos kur kombinohen edhe me HFNC ose NIV.

Në këtë mënyrë ulet puna e muskujve respiratore e rrjedhimisht pacienti lodhet më pak, ashtu sikurse pakësohet edhe përdorimi i oksigjenit aq shumë i domosdoshëm dhe aq shumë i vështirë për tu gjetur në këto kohë.

Unë personalisht kam parë rritje të saturimeve deri 15 njësi pas ndryshimit të pozicionit të pacientit nga supin në pronim (përmbys apo barkas).

Ndaj rekomandoj që pozicioni përmbys (sa më gjatë të jetë e mundur) të aplikohet edhe në kushte shtëpie në pacientë që kanë rënie të saturimeve bazike.

Kjo teknikë është shumë e sigurt, sidomos për pacientë të shëndetshëm. Rekomandohet që pacienti të qëndrojë me ore të tëra (sa më gjatë të jetë e mundur, koha totale idealja mbi 16 orë) në këtë pozicion.

Këtë procedurë mund ta kryejnë pacientët :

  1. Që janë suspekt pozitiv ose të konfirmuar covid pozitiv dhe që janë me saturime nën 94 ose me test ecje (6MËT) pozitiv.
  2. Pacientë që kanë pulsoksimeter.
  3. Pacientë me status mental normal.
  4. Pacientë që tolerojnë ndryshimin e pozicionit.
  5. Pacientë që janë të aftë të telefonojnë për ndihmë ose që kanë një zile alarmi me vete.
  6. Pacientë që janë të bindur në ndjekjen e këshillave.
  7. Pacientë që kthehen ose ndryshojnë pozicion me ndihmë minimale.

Nuk duhet kryer kjo procedurë në:

  1. Pacientë me saturime normale dhe që s’kanë nevojë për burim oksigjeni
  2. Pacientë me status mental të alteruar
  3. Pacientë me instabilitet hemodinamik
  4. Pacientë që nuk e tolerojnë dot qëndrimin përmbys
  5. Pacientë që nuk kthehen ose ndryshojnë pozicion në mënyrë të pavarur dhe pacientë që kërkojnë impenjim të madh (përshembull pacientë shumë obezë)
  6. Pacientë që nuk zbatojnë këshillat (të pabindur)
  7. Pacientë që nuk kanë mundësi monitorimi (pulsoksimetër)
  8. Pacientë që kanë instabilitet spinal apo fraktura instabile
  9. Pacientë me djegie
  10. Gravida mbi 24 javë
  11. Pacientë me plagë të hapura
  12. Pacientë që kanë kryer kirurgji në trake

Në disa pacientë kjo procedure mund të japë diskomfort muskuloskeletal, nauze apo të vjella, edemë faciale, dekubituse.

Për diskomfortin muskuloskeletal (zakonisht dhimbje mesi) mund të vendoset një jastëk poshtë barkut. Për të shmangur nauzenë apo të vjellat, është mirë që PINI të kryhet të paktën një ore pas ngrënies. Për edemën faciale dhe dekubituset është mirë që pacienti çdo 2 orë të ndryshojë pozicion.

Nëse nuk mund të qëndroni përmbys rekomandohen edhe:

  1. Pozicioni dekubitus lateral majtas dhe djathtas me alternim zakonisht çdo 1-2 orë, por kjo është në varësi edhe të mundësisë së pacientit.
  2. Pozicioni ulur dhe i mbledhur kruspull duke vendosur një jastëk në bark

1 comment:

  1. Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo më solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
    * Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
    * Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
    Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete