Shuhet Prof.Dr. Mihal Kerci
Emri i Prof. Dr Mihal Kercit mungon sot në emrat e mjekësisë shqiptare si pasojë e betejës së humbur me virusin Covid 19.
Prof. Dr. Mihal Kerci ka qenë anëtar i Task Forcës për luftën anticovid në shërbimin e anestezi-reanimacionit.
Prof.Dr. Mihal Kerci lindi në Lushnjë me 17 tetor 1948. Pas përfundimit te studimeve ne Fakultetin e Mjekësisë ne degën “Mjekësi e Përgjithshme” u emërua ne detyra te ndryshme si mjek ushtarak. Është specializuar brenda dhe jashtë vendit ne fushën e anestezisë dhe reanimacionit. Ka drejtuar rreth 30 vite shërbimin e reanimacionit në Spitalin Ushtarak.
Në funksionin e drejtorit të Spitalit Ushtarak, në periudhën 1997-1998, Prof. Dr. Mihal Kerci, bëri të gjitha përpjekjet për te hedhur bazat dhe konceptet e drejtimit me staf, futjen e protokolleve standarde të mjekimit ne përgjithësi dhe terapisë intensive në veçanti.
Ishte president i “Shoqatës Kombëtare te Anestezisteve” anëtar i ” Shoqatës Ndërkombëtare të Anestezistëve” dhe referonte rregullisht në sesionet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për shume vite pedagog pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë.
Universiteti i Mjekësisë u shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje të rëndë.
No comments:
Post a Comment