Teksa priteshin të jepeshin masat e reja anti-Covid në një moment që situata në vend paraqitet kritike, Komiteti i Ekspertëve i ka dhënë përgjigje pyetjes “a do të kemi mbyllje në fundjavë”.
Sipas Rakacollit, kjo gjë nuk është diskutuar aspak deri në një moment të tillë në mesin e ekspertëve.
“Rikthimin e izolimit në fundjavë nuk e kemi diskutuar si diçka që mund të ndodhë. Presim si do të shkojë situata për të marrë vendime të tjera,” tha ajo.
Komiteti i Ekspertëve ditën e sotme ka bërë me dijë se do të vazhdojnë të jenë në fuqi masat e vendosura më parë deri në një periudhë pa afat.
“Do jetë në fuqi ndalimi i lëvizjeve të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 06:00
Universitetet do të vazhdojnë online, ndërsa shkollat do të vijojnë me mësim fizik dhe online.
Restorantet, baret dhe fast-food-et do vazhdojnë të jenë të mbyllura në orarin e natës, pra pas 22:00.
Këto masa do jenë pa afat”.
No comments:
Post a Comment