Denisa Canameti
Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka investuar miliona euro vitet e fundit për rikonstruksionin e spitaleve rajonale dhe përmirësimin e kapaciteteve infrastrukturore, ato nuk po shfrytëzohen për përballimin e CCovid-19. Kujtojmë se, në maj të 2018-s, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se “kemi nisur tashmë programin tonë për fuqizimin e spitaleve rajonale ku po investohen vetëm për aparatura të reja bio-mjekësore 4.5 milion euro që padyshim përmirësojnë dhe zgjerojnë shërbimet për qytetarët”. Përmes këtyre investimeve në spitalin e Lezhës, Durrësit, Kukësit dhe të tjera spitale pjesë e projektit është synuar pajisja me defribilatorë, monitorë, elektrokardiogramë, pajisje për fuqizimin e laboratorit, mamografi dhe një sërë pajisjesh si eko obsetrike gjinekologjike, ezhe, inkubatorë etj.
Megjithatë, spitalet rajonale, as nuk janë pjesë e menaxhimit të Covid-19, por nga ana tjetër as nuk mbajnë barrën e shërbimeve të tjera, përfshirë realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale. Kjo situatë ka krijuar vështirësi qytetarëve për të aksesuar shërbimin shëndetësor në QSUT, pasi mjekët kirurgë i përcjellin tek spitali i Traumës. Ndërkohë që spitali i Traumës po përballet me një fluks të trefishuar. Në një intervistë për gazetën “Shëndet Plus”, kirurgu Sami Koçeku tregon se dyfishimi dhe trefishimi i punës në spitalin e Traumës, po menaxhohet me të njëjtin staf që pavioni i Kirurgjisë ka pasur edhe para përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
“Që në fillim këtu u ndaluan operacionet e planifikuara, edhe me VKM edhe me urdhra të MSHMS iu hoq e drejta të gjitha spitaleve për të bërë kirurgji dhe për të planifikuar dhe urgjencat. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, të gjitha urgjencat e Shqipërisë, të gjitha në mënyrë kategorike bëhen vetëm këtu. Ne kemi pas Traumën dhe në një ditë të zakonshme traume vijnë deri në 10-170 veta në ditë. Tani është shtuar dhe kirurgjia e përgjithshme. Që nga data 2-3 mars që filloi karantina në Shqipëri, i kemi përballuar të gjitha operacionet ne. Është një punë 2-fish apo 3-fish nga një normalitet”, tregon Koçeku.
Ndërkohë, në adresë të shoqatës “Together for Life” kanë ardhur ankesa nga pacientët në listë pritje për operacione dhe pacientët që marrin shërbimin e kimioterapisë dhe radioterapisë, për shkak se po orientohen drejt shërbimit privat për kryerjen e kirurgjive për shkak të bllokimit të këtij shërbimi në sistemin shëndetësor publik. Qytetarët i kanë shprehur ankesat edhe në adresë të kryeministrit z. Edi Rama.
“Kur do të hapet QSUT për të ofruar shërbim spitalor dhe kirurgji për njerëzit që luftojnë për jetën? Të sëmurët e onkologjikut kanë nevoja emergjente për ndërhyrje kirurgjikale nga specialistët e vërtetë. I detyrojnë të shkojnë në spitale private sepse alternative e vetme është spitali i Traumës, i cili nuk është aspak i specializuar për ndërhyrje të tilla. Mjekët specialisë janë në QSUT. Sot një e afërme me sëmundje terminale që ka nevojë urgjente për ndërhyrje i’u desh të kthehej në Vlorë sepse QSUT nuk kryen ndërhyrje. Është absurde dhe jo humane”.
Aktualisht, numri më i madh i rasteve aktive (48.13%) është i përqëndruar në Tiranë. Pas Tiranës, numrin më të lartë të rasteve aktive e ka Durrësi, Fieri, Korça, Shkodra, Elbasani. Edhe pse spitalet e këtyre qyteteve janë parashikuar për t’u përshirë në strategjinë e vjeshtë dimrit, ende Ministria nuk ka marrë asnjë hap konkret. Në një monitorim nga gazeta “Shëndet Plus”, rezulton se të pestë këto spitale e kanë shërbimin infektivit dhe për rrjedhojë kanë edhe personelin shëndetësor infeksionist.
Në lidhje me infrastrukturën spitalore shëndetësore publike, shërbimet mjekësore dytësorë në vendin tonë ofrohen nga 42 spitale publike me 8.185 shtretër të numëruara në vitin 2018.
Spitalet rajonale fonde për materiale të mbrojtjes personale, jo për zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore
Përqendrimi i pacientëve me Covid-19 në spitalet Covid (1) dhe Covid (2) në Tiranë, gjithashtu ka ndikuar në shpërndarjen e fondeve për pandeminë Covid-19. Shumica e fondeve është alokuar për dy spitalet Covid-19 në Tiranë. Fondet e alokuara për spitalet rajonale janë përdorur kryesisht për të mbuluar nevojat për pajisje mbrojtëse për stafin, për shërbime dezinfektimi dhe për shpërblimet e personelit mjekësor dhe infermieror që është në vijën e parë të kontaktit me infeksionin. Për rrejdhojë nuk ka patur një investim për rritje të kapaciteteve infraktrukturore/logjistike të spitaleve rajonale, për të menaxhuar Covid-19.
Shoqata Together for Life ka nisur 12 shkresa zyrtare ne spitalet rajonale dhe institucionin e Ministrisë se Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku janë pyetur lidhur me buxhetin e vënë në dispozicion për përballimin e CCovid-19, kërkesën që kanë bërë spitalet dhe fondin e vënë në dispoizcion nga MSHMS, procedurat e tenderit që kanë kryer, dhe donacionet që kanë marrë.
Bazuar në informacionin e siguruar nga korrespondenca me disa nga spitalet kryesore është konstatuar se buxheti që është vënë në dispozicion për të përballuar situatën në disa raste ka qënë shumë më i ulët sesa ai i kërkuar nga spitalet, për shembull: Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka marrë 65 milion lekë në fazën e parë për menaxhimin e CCovid-19, megjithëse nevoja për fonde shtesë ka qenë në vlerën 298 milion lekë. Ndërkohë, për shkak të situatës në këtë spital, nuk janë siguruar të ardhura dytësore.
Rritja e shpejtë e shpenzimeve të trajtimit të pacientëve me CCovid-19 dhe humbja e të ardhurave nga procedurat e anuluara, po ushtron presion mbi spitalet dhe sistemin shëndetësor në Shqipëri. Spitalet rajonale janë përballur edhe me rënie të të ardhurave dytësore, për shkak të shtyrjes në kohë të rasteve jo urgjente, e cila vendos në vështirësi qëndrueshmërinë e tyre financiare. Spitaleve u është dashur të pezullojnë ose të kufizojnë procedurat që mund të presin, të cilat janë një burim i rëndësishëm të ardhurash. Nga korrespondenca me spitalet rajonale, raportohet se 100% e tyre kanë patur rënie të të ardhurave dytësore, “si pasojë e reduktimit të numrit të pacientëve, dhe normalitetit të kryerjes së shërbimeve të cilat prodhonin të ardhura dytësore për spitalin”. Gjithashtu spitali Universitar i Traumës, raporton se situata e krijuar nga Covid-19 ka ndikuar në mënyrë drastike në të ardhurat dytësore të SUT. Në muajin mars 2020, SUT raportojnë të ardhura në nivelin 0. Gjithashtu, Spitali Universitar Shefqet Ndroqi, në kohën që ka qënë Covid-19 ka patur 0 të ardhura dytësore, të ardhura që arkëtoheshin nga parkingu dhe konsultat.
Rënie të të ardhurave dytësore raporton edhe QSUT duke u shprehur se situata e krijuar nga Covid-19 ka ndikuar në uljen e të ardhurave duke qënë se gjatë kësaj periudhe numri i pacientëve që i janë drejtuar spitaleve ka shënuar një ulje.
Nga 12 spitalet rajonale refletohet rënie e të ardhurave dytësore. Trajtimi për COVID-19 ka krijuar kërkesë të jashtëzakonshme për pajisje dhe furnizime të caktuara mjekësore.
Spitalet rajonale miliona euro investime
Edhe pse spitalet rajonale nuk po e ndihmojnë vendin në përballimin e Covid-19, për investimin e tyre investohen miliona euro. Referuar Projekt Buxhetit 2020-2022, financimet në spitalet rajonale, kapin vlerën e miliona eurove.
Financimet nga Buxheti i Shtetit perfshijne:
- Spitalet Berat (227 milion leke);
- Lezhe (385 milione leke);
- Furnizim vendosje pajisjesh teknologjike per Fazen e II te spitalit Kukes (187 milion lekë);
- Rikonstruksion i Godines qendrore te Spitalit Gjirokaster (100 milion leke);
- Rikonstruksion i Godines qendrore te Spitalit Mat (100 milion leke);
- Pajisje Mjeksore Spitalore (660 milion leke).
Duke marrë parasysh që Tirana ka rreth 50% të numrit të përgjithshëm të rasteve të infektuara, si dhe shpenzimet e nevojshme të bëra nga MSHMS për përfundimin e spitalit Covid (3) dhe për adaptimin dhe përfundimin e spitalit Covid (4), mund të kishte qenë më efikase nëse në vend të ndërtimit të spitaleve të reja të shfrytëzoheshin spitalet aktuale rajonale me kapacitetet e tyre.
Vendimi për shfrytëzimin e ish-godinës Kristal
Pas shfrytëzimit të kapaciteteve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalit “Shefqet Ndroqi”, alternative e rradhës ishte ngritja e një spitali Covid 4. Me vendimin nr.2, datë 25.3.2020, nisi puna për përshtatjen në spital të godinës së ish-universitetit Kristal, në autostradën Tiranë-Durrës.
Ministria duke përqendruar gjithçka në Tiranë, investoi në përshtatjen e një godine ekzsituese në spital. Ndërkohë që nëse do të ishte investuar në spitalet rajonale (me respiratorë jo-invazivë, b-pap, c-pap, infrastruktura oksigjenit) me qëllim fillimin e trajtimit të pacientëve me Covid-19 sa më afër vendbanimit, do të ulte kostot e trajtimit të të sëmurëve si për familjet shqiptare, ashtu edhe për vetë shtetin shqiptar.
QSUT realizon 43.2% të ndërhyrjeve kirurgjikale në rang kombëtar
Sipas të dhënave të INSTAT, QSUT ka barrën më të madhe të ofrimit të shërbimit shëndetësor, ku thuajse gjysma e operacioneve në të gjithë vendin kryhen vetëm në QSUT. Një ngrirje e shërbimeve në QSUT, patjetër sjell një krizë në marrjen e shërbimit për shumë qytetar shqiptarë. Kështu, ndërhyrjet kirurgjikale në vitin 2018 ishin 64.929, nga të cilat 43,2 % e tyre u realizuan në Q.S.U.T; ndërsa sa i takon shtrimeve: të shtruar gjithsej në institucionet e shërbimit spitalor ishin 279.018, nga të cilët 34,5 % janë realizuar pranë QSUT.
Kthimi i shërbimit të infektivit dhe shërbimit të kirurgjisë në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në spitale Covid, solli një paralizim, me urdhër Ministri të shërbimeve kirurgjikale. Përmes një Urdhri nr. 147, datë 09.03.2020 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur “Ndërprerjen e ndërhyrjeve Kirurgjikale të Planifikuara në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, deri më datë 3 prill 2020. Përjashtim nga rregulli i përcaktuar bëjnë vetëm ndërhyrjet kirurgjikale për patologjitë malinje, të cilat do të zhvillohen sipas planifikimit. Ndërkohë që barrën për përballimin e operacioneve i kaloi spitalit Universitar të Traumës.
Mjeku epidemiolog Taulant Muka, i pyetur lidhur me shfrytëzimin e QSUT për menaxhimin e situatës së Covid, shprehet se “QSUT është e vetmja qendër e specializuar terciare në shqipëri, dhe duhet jo vetëm të mendojë për menaxhimin e situatës Covid, por duhet të mendojë për të gjitha urgjencat apo ndërhyrjet kirurgjikale që nuk mund të bëhen në spitale të tjera. Kjo për arsye se ne nuk kemi një qendër terciare të ngjashme me QSUT. Duke patur dy qendra brenda saj për menaxhimin e Covid, rreziku për përhapjen e infeksionit mund të kthehet dhe më i lartë, nëse masat nuk merren seriozisht.
Problem i vetëm në Shqipëri nuk është vetëm Covid-19, duhet garantuar kujdesi mjekësor për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje të tjera dhe që kanë nevojë për ndërhyrje të specializuar.
Është shumë e rëndësishme gjithashtu kontrolli i përhapjes së infeksionit brenda spitaleve. Pamë që QSUT u kthye në një vatër infeksioni, duke rrezikuar jetën e personave të tjerë që kanë një gjendje kritike shëndetësor. Përqëndrimi i rasteve të Covid-19 dhe moskontrollimi i mirë i infeksionit, mund të ndikojë në ditët/javët në vazhdim në përhapje të infeksionit. Masat që merren duhet të jenë mirëmenduara”, përmbyll komentin e tij Muka.
Mbingarkesa në spitalin e Traumës, infektohet personeli mjekësor
Përqëndrimi i punës në spitalin Universitar të Traumës, rrezikon strategjinë e vjeshtë dimrit, kjo pasi raportohet se një numër i konsiderueshëm i personelit mjekësor të infektuar me koronavirus. Në këtë spital, ku që prej muajit mars po kryhen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale urgjente dhe ato të patologjive malinje, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 mjekë dhe infermierë, duke rrezikuar mirë-funksionimin e shërbimit të kirurgjisë 1 dhe në shërbimin e sëmundjeve të brendshme.
Kirurgu Sami Koçeku shprehet se: “Tek ne bluzat e bardha janë mangët. Është dyfishuar puna, të dyfishohet personeli. Ne kemi 30 shtretër, me statistikë kemi 25, por i kemi shtuar se ka fluks dhe jemi me 2 infermierë. Janë pak në kushte qetësie, në kushte lufte është dyfishuar kapaciteti dhe prapë 2 infermierë. Çfarë kualiteti mjekësor mund t’i jepet të sëmurëve me 2 infermierë në turn? Terapia do i bëhet me vonesë… te ne nuk është shtuar personeli. Këtu është ai staf që ka qenë. Këto dy-tre muajt e fundit na kanë sjellë 2 mjekë që bëjnë stazh, por dhe ata rrinë deri në 6-7 pasdite dhe pastaj ikin, nuk janë të kualifikuar. Infermierë shoh plot fytyra të reja, por punën bazë e bën mjeku. Mjek të ri nuk kam parë këtu. Një mjeke të re kam parë në reanimacion, por është vullnetare mesa kam informacion. Mjekë që të shtohet stafi nuk ka. Ne kemi 2 infermierë në turn në darkë, siç e kemi pas këtu e 10 vjet, pa ndryshuar.
Ekipi mjekësor në spital është 2 kirurgë, 2 anestezistë, 2 ortopedë, 1 radiolog dhe 2/3 terapeftë. Ky është ekipi te Urgjenca te Trauma. Ky ekip, tani është Trauma plus Urgjencë Kirurgjikale.”
Burime brenda spitalit, konfirmojnë se në shërbimin e sëmundjeve të brendshme numri i personelit të infektuar është 5. Ndërkohë që janë bashkuar në 2 pavione. Ndërsa edhe në shërbimin e kirurgjisë numër 1, është infektuar personeli, dhe aktualisht po punon me kapacitet të plotë vetëm kirurgjia 2.
Në Spitalin Universitar të Traumës ka patur një fluks të konsiderueshëm, me mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale që janë përballuar nga Marsi, gjatë gjithë këtyre muajve të epidemisë. Janë kryer rreth 520 operacione në muaj në këtë spital dhe aktualisht janë rreth 30 raste të urgjencës në ditë përfshirë edhe traumën.
Më 2 qershor, Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu inaguruan spitalin. Spitali COVID 4 ka një kapacitet prej 108 shtretërish, ku afërsisht 20% janë në terapi sub-intensive dhe intensive si edhe është i pajisur me linjat e gazrave mjekësore për të ofruar shërbimet sipas protokolleve. Ndërkohë që përshtatja e godinës së Universitetit Kristal në një spital Covid, i ka kushtuar jo pak buxhetit të shtetit.
Referuar relacionit të project buxhetit 2021-2023, përveç dy spitaleve COVID të Shërbimit Infektiv në QSUT (COVID 1) dhe Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi (COVID 2), janë bërë gati edhe dy spitale COVID, Spitali COVID 3 në godinën e ish kirurgjive në QSUT me një total prej 125 shtretërish, si dhe Spitali COVID 4 në godinën e ish Universitetit Kristal me kapacitet prej 108 shtretërish. Është investuar në forcimin e kapaciteve të terapisë intensive dhe subintensive, duke dedikuar 500 shtretër, 80% e tyre me linja oksigjeni dhe ku gjysma e tyre janë kapacitete të reja në sistem (COVID 3 dhe 4) – në vlerën 160 milion lekë.
764.9 milionë lekë janë përdorur për të pajisur me aparatura të reja spitalet Covid dhe njësitë e terapive intensive në spitalet rajonale përkatësisht 100 shtretër të rinj reanimacioni, 265 monitorë multiparametrik, 134 respiratorë invasive dhe joinvazive (është rritur me 67% kapaciteti i aparaturave jete-shpëtuese respiratore në terapitë intensive dhe sub intensive), si dhe janë alokuar fondet për blerjen e pajisjeve të rënda biomjekësore për shërbimin e imazherisë dhe diagnostikës.
Megjithatë pavarësisht investimeve në vite të spitaleve rajonale, me qëllim rritjen e performancës së shërbimeve shëndetësore dhe investimeve (të vona) për menaxhimin e Covid-19, këto spitale nuk po shfrytëzohen, duke ngritur natyrshëm pikëpyetje të shumta për autoritetet shëndetësore. Por nëse spitalet rajonale nuk kanë logjistikën e duhur për të përballuar Covid-19, pyetja më e rëndësishme është: ku vajtën 4.5 milion euro?
Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo më solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
ReplyDelete* Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
* Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
* Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
* Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
* Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
* Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
Email: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2348032246310
Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk munda. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
ReplyDeletePër habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Spell për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159