Përshtati në shqip: Sani Hoxha
Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit (CDC) ka lëshuar rekomandime duke bërë thirrje njerëzve dhe fëmijëve 2 vjeç e lart të mbajnë maska për fytyrën në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit, veçanërisht pasi ai mund të transmetohet nga ata që nuk kanë fare simptoma.
Që nga nëntori, CDC pwrditwsoi udhëzimet e saj me informacione të reja: Veshja e një maske jo vetëm që mund të ndihmojë në mbrojtjen e të tjerëve nga transmetimi i COVID-19, por mund të ndihmojë edhe në parandalimin e infektimit tuaj nga COVID-19.
“Miratimi i politikave universale të maskimit mund të ndihmojë në shmangien e bllokimeve në të ardhmen, veçanërisht nëse kombinohen me ndërhyrje të tjera jo-farmaceutike si distancimi social, higjena e duarve dhe ajrosja e duhur”-sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit të tyre.
Rekomandohet të përdorni (ose bëni) maska për fytyrën prej pëlhure në zona ku distancimi shoqëror mund të jetë i vështirë.
No comments:
Post a Comment