Anjeza Kuçi, mjeke ORL në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë
Këshillat në rastet e acarimit të fytit, të përdorim gjëra të ftoha apo të ngrohta
Në rastin e fytit të acaruar të përdorim spray të kombinuar: paracetamol – antihistaminikë, paracetamol – ibuprofen. Hidratim sa më të mirë të fytit, në rastin e tharjes së shpeshtë të fytit rekomandoj që të përdoren çarja as të përvëluar në temperaturë të lartë as të ftohta në temperaturë të ulët. Të jenë të vakët ose pak më tepër se i vakët. Pacienti të hidratohet mirë, hidratim do te thotë që të marrë gjatë kohës që kalon gjendjen virale rreth 1.5 litra litra likide që mund të jetë në formën e ujit ose në formën e lëngjeve të frutave që kanë dhe vitamina brenda dhe çajrat.
A këshillohet e njëjta gjë edhe ke fëmijët ?
Kujdesi që duhet të ketë prindi ndaj fëmijës është më i madh. Tek fëmijët duhet të kemi kujdes temperaturën, dhe sidomos tek fëmijët deri në 5 vjeç për ne mjekët ORL është bllokimi i hundëve. Do të rekomandoja që vazhdimisht hunda të jetë e lirshme , të shpëlahet me solucione fiziologjike të cilët prindërit nuk duhet ti kursejnë 4-5 herë në ditë. Në rastin e solucioneve të tjera që mund te futet oksimetazolina, kortizoni spary është mjeku që duhet ta këshillojë. Por në përdorimin e solucioneve fiziologjik për shpëlarjet nazale nuk ka as një lloj problemi.
No comments:
Post a Comment