Nga Daniela Burnazi
Dermatiti Seborroik ose ekzema seborroike është një sëmundje inflamatore kronike e cila lidhet me prodhimin e yndyrës (sebumit).
Sebumi (yndyra e tepërt) sjell irritimin dhe inflamimin e skalpit, duke krijuar kore të trashë në formë luspash.
Trajtimi është lokal, qëllimi është që të ulet sasia e tepërt e yndyrës së prodhuar.
- Largimi i Malassezia furfuril
- Ulja e nivelit të inflamacionit në skalpin e kokës apo në zonat që ka dermatit.
- Zvogëlimi i kruarjes etj.
Trajtimi për këto simptoma mund të kërkojë përdorimin e kremrave dhe shampove specifike për lëkura atopike me përmbajtje antimykotike, antibakteriale dhe antiinflamatore.
Në rastet kur dermatiti seborroik është i lokalizuar në kokë atëherë mund të përdoren shampoo me Tea Tree oil 5%.
Burimi: Majo Clinic
No comments:
Post a Comment