Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.
Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.
Janë kryer 2.256 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 131 testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 782 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
- 315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë,
- 31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër,
- 23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë,
- 18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin,
- 10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe,
- 7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat,
- 5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar,
- 1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (03 Dhjetor 2020)
- Raste të reja ditore 782
- Të shëruar ne 24 orë 572
- Të shtruar në spitale 480
- Humbje jete në 24 orë 13
- Testime ditore 2.256
- Testime totale 197.062
- Raste pozitive 40.501
- Raste të shëruara 20.484
- Raste Aktive 19.165
- Humbje jete 852
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 10282
- Durrës 1320
- Elbasan 794
- Fier 1455
- Korçë 982
- Vlorë 953
- Shkodër 844
- Lezhë 742
- Berat 649
- Kukës 397
- Dibër 213
- Gjirokastër 534
No comments:
Post a Comment