Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi se nga e hëna në vend do të nisë testimi i shpejtë për covid.
Tirana do të jetë e para ku do të kryhen testimet si vatra kryesore dhe më e rrezikshme në vend.
“Nuk do kemi muaj të lehtë dhe tani, por puna s’ka ndalur në asnjë moment, për të garantuar mbrojtjen e stafeve mjekësore.
Për mjekët epidemiologët etj janë mbështetur me bonusin special, një fond prej 8 milion eurosh është dedikuar i gjithi për këtë gjë. Kemi siguruar mjetet e mbrojtjes personale, kemi 550 shtretër bë spitale covid.
Forcuam kapacitet spitalore në përballjen e pandemisë si dhe me vjeshte dimrin. Sistemi ynë në fillim numëronte 200 respiratorë, sot kemi 483 respiratotë transporti dedikuar terapive intensive.
Kemi siguruar medikamentet sipas protokolleve. kemi garantuar barnat falas. jemi angazuar për të pasur vaksinën në kohë dhe do ta ofrojmë falas,.
Por sot jemi këtu sepse ashtu siç e kemi thënë dhe më para për të ndërprerës infeksionit, kemi marrë masat për testimin e shpejt përpos metodës klasike atë të pcr.
Sa i përket testimit të shpejtë kemi siguruar 100 mijë teste të shpejta të antigenit, janë në vendin tonë gati për tu vendosur në funksion, Testimi do të nisë nga e hëna, fillimisht në Tiranë dhe më pas në vatrat e tjera të evidentuara. Në fazën e parë pra duke filluar nga e hëna fillon testi i shpejt i antigenit, dhe më pas do jetë në të gjitha njësitë vendore”, tha Manasirliu.
No comments:
Post a Comment