Një tjetër mjeke shqiptare ka humbur betejën me Covid-19. Doktoresha e pneumologjisë, Flutura Hashorva ka humbur jetën këtë të enjte. Mjekja ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Prej 48 vitesh ajo punonte si pneumologe, fillimisht në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë. Lajmin e ndarjes nga jeta të saj e kanë konfirmuar dhe miq e të afërm të doktoreshës, duke postuar dedikime prekëse në rrjetet sociale.
No comments:
Post a Comment