Një tjetër mjeke ka ndërruar jetë nga Covid-19. Bëhet fjalë për pedagogen dhe mjeken obsetre- gjinekologe Suela Muça.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
E hidhëruar për ndarjen e parakohëshme nga jeta të dr. Suela Muçës, mjekes së talentuar obsetër-gjinekologe dhe pedagoges së devotshme të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.
Një humbje e madhe për familjen dhe miqtë e shumtë të doktoreshës që transmetonte veç mirësi, por edhe për mjekësinë shqiptare.
U prehsh në paqe dr. Suela.
Muça ka punuar pranë Spitalit Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Prej më shumë se 10 vitesh, ajo ishte pjesë e stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.
No comments:
Post a Comment