Friday, December 4, 2020

Disa problematika që kanë infermierët sot në të gjithë botën

Nga Babeta Rexhepi

1- Problemi kryesor është se nuk ka mjaftueshëm infermiere. Vetëm në Shqipëri në vitet e fundit ka mbi 3000 infermierë të ikur nga Shqipëria dhe gjithashtu ka spitale ku infermieri punon me 2 turne. Gjithashtu në këto orë ju jeni të detyruar te qëndroni në këmbë për orë të gjata, lëvizni pacientë të rëndë në shtrat ose lart e poshtë në karrige duke luajtur kështu edhe rolin e barrelistit (ku në fakt duhet të ketë personel specifik për ta realizuar).

Ndonjëherë mund te keni gjithashtu një pacient jashtëzakonisht të sëmurë dhe kujdesi për atë pacient ul sasinë e kohës dhe vëmendjes që marrin pacientët tuaj të tjerë.

2-Mos trajnimi i duhur për të punuar në një pozicion te caktuar infermieror. Kështu p.sh., nëse ju do punoni në reanimacion ose kirurgji, ose konkretisht në spitalin me të sëmurë Covid 19, ju duhet të jeni të trajnuar për ta realizuar atë profesion me efikasitet.

3-Të jenë në gjendje të sigurojnë nivelin e kujdesit të kërkuar nga pacienti. Këtu përmendim shumë faktorë të cilët mund ta pengojnë këtë proces, rasti me aktual është mbi situatën e monitorimit të pacientëve të dyshuar për Covid dhe të konfirmuar të cilët duhet të marrin shërbim shëndetësor në banesë. Infermierëve nuk ju sigurohen aq sa duhet masat mbrojtëse për të ruajtur shëndetin e tij siç janë: veshjet e posaçme, maska, doreza etj.

Faktorë te tjerë frenues në ambientet e punës fillojnë që nga profesionalizmi i Infermierit dhe deri tek një menaxher kompetent që siguron një vend të sigurt dhe jo stresues për të punuar, politika ku si profesionistët dhe pacientët të jenë të mbrojtur dhe t’ju sigurohet kujdesi më i mirë i mundshëm nga ana shëndetësore. Sipas anketave të bëra, tek infermieret rezulton se Infermierët nuk kanë shumë sisteme mbështetëse.

Sindikatat nuk janë me të vërtetë të dobishme për të negociuar çdo çështje që mund të ketë nevojë për vëmendje, shoqatat dhe infermieret nuk kanë zërin e duhur për të shpalosur gjithë problematikat e tyre dhe vete organizimi shëndetësor ne përgjithësi ka nevoje për një riorganizim më të përshtatshëm, që në një të ardhme këto problematika të marrin zgjidhje.

No comments:

Post a Comment