Përshtati në shqip: Daniela Burnazi
Midis shqetësimeve nga pandemia, humbjeve të vendeve të punës, ne pyesim veten, a janë të gatshëm konsumatorët për të filluar festat e fundvitit?
Rreth 3007 të rritur në SHBA u pyetën për mënyrën se si do të blejnë, çfarë planifikojnë të blejnë dhe a do të kenë komoditetin për pushime dhe argëtime?
Në këto postim do të paraqesim disa ndjenja të konsumatorit në lidhje me pandeminë dhe zakonet e blerjes për pjesën tjetër të vitit.
Njerëzit mezi i presin pushimet edhe pse kanë shqetësime në lidhje me pandeminë. Në bazë të sondazhit, rreth 67% e njerëzve u përgjigjën disi pozitivë për pushimet, ndërsa 33% kishin ndjenja disi negative.
Ata që janë më pak të shqetësuar për pandeminë kanë gjasa të jenë më pozitivë në lidhje me pushimet. Për shembull, njerëzit që nuk janë aspak të shqetësuar kanë gjasa të ndjehen 2 herë më shumë pozitivë.
Lind pyetja, për çfarë shqetësohen më shumë? Në të gjitha grupmoshat, nivelet e shqetësimit ndaj Covid ndaheshin si më poshtë:
- Shqetësimi në lidhje me kohën që do të kalonin me miqtë apo familjen, renditej si shqetësimi më i lartë në 42%.
- Dhe shqetësimi më i ulët ishte në lidhje me “shëkëmbimin e dhuratave” në 12%.
Rreth 44% e të anketuarve thanë se do të kalojnë të njëjtat pushime si në vitin e kaluar. Sidoqoftë, rreth 67% e njerëzve thonë se pandemia ka ndryshuar mënyrën e blerjes dhe rreth 40% thonë se tani blejnë në mënyra të tjera.
Çfarë është ndryshe? Rreth një e treta e të gjithë konsumatorëve kanë provuar një produkt ose markë të re, dhe 40% planifikojnë të bëjnë më shumë blerje në internet dhe celular.
Brezat e vjetër duket se janë besnikë ndaj markave, produkteve dhe dyqaneve të tyre tradicionale edhe gjatë pandemisë. Pothuajse një e treta 31% thonë se do të shpenzojnë më shumë këtë vit, ndërsa 33% thonë se do të planifikojnë pushime.
Për të gjitha grupet, gjetja e artikujve me “çmimin e duhur” ishte faktori më i rëndësishëm në marrjen e një vendimi për blerje, rreth 73% e të anketuarve e llogaritën këtë si kriterin më të lartë të blerjes.
Rreth 43% e të anketuarve do të jenë më të kujdesshëm në lidhje me shpenzimet e panevojshme dhe rreth 59% janë jashtëzakonisht të shqetësuar për pandeminë dhe do të jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me blerjet.
Njerëzit do të qëndrojnë më shumë në shtëpi për festat e fundvitit, kjo për shkakun e pandemisë. Vetëm 9% palnifikojnë të udhëtojnë me avion dhe 54% nuk planifikonë të udhëtojnë fare. Sa i përket planeve të udhëtimit në të ardhmen, 50% planifikojnë të udhëtojnë 6 muajt e ardhshëm dhe 50% vitin e ardhshëm.
Pandemia ka krijuar disa zakone të reja midis blerësve, veçanërisht për ata që shqetësohen për koronavirusin. Mbi gjysma e atyre që kanë shqetësime për koronavirusin zgjodhën termin “nervoz” për të përshkruar ndjenjat e tyre në lidhje me pazarin gjatë pandemisë.
Në fakt, 59% e atyre që shqetësohen jashtëzakonisht shumë për pandeminë do të jenë më të kujdesshëm në lidhje me shpenzimet e panevojshme, krahasuar me 21% të atyre që nuk kanë shqetësime pandemike.
Dëshironi të dini se si do të ndikojnë blerjet e konsumatorit në festat e fundvitit? Mësoni të kuptoni ndjenjat e konsumatorit me kërkime në fushën e tregtut dhe merrni përgjigje për pyetjet me të cilat do të përballet kompania juaj.
Ky studim u krye duke përdorur Monkey Survey në 9-10 Tetor 2020 me pjesëmarrjen e 3007 të anketuarve në SHBA.
Burmi: Curiosity at Work
No comments:
Post a Comment