Në Shqipëri është hapur mbrëmjen e sotme spitali Covid 4. Pacientët e parë kanë hyrë në këtë spital, të ardhur nga Covid 2 dhe Covid 3.
Kujtojmë se hapja e spitalit Covid 4, është bërë pasi numri total i të shtruarve në të tre spitalet ditën e sotme shkoi në 491 persona.
Lidhur me hapjen e këtij Spitali, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ky hap ishte pjesë e skenarëve vjeshtë –dimër dhe një hap që erdhi pas rritjes së shifrave të personave të infektuar dhe të shtruarve në spitale./Opinion.al
No comments:
Post a Comment