Një shkresë e firmosur nga fizioterapistë dhe profesorë të shkencave motore, drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon nisjen e një fushate që përkon me aktivitetin fizik të fëmijëve në kushtet e shtëpisë.
“Mungesa e lëndës së Edukimit Fizik në shkollë, mungesa e aktiviteteve të lira nga fëmijët, qëndrimi i tyre për një kohë të gjatë duke parë TV dhe luajtur me telefon/tablet, sjell pasoja që mund të bëhen të parikuperueshme në zhvillimin e trupit të tyre. Ky pasivitet në gjendje alarmante shprehet akoma më shumë në deformimet e shtyllës kurrizore. Lind nevoja e një fushate që ka të bëjë me udhëzimin e fëmijëve për shtrime gjimnastikore që duhet të kryejnë në kushtet e shtëpisë për të mbajtur të rregullt posturën e trupit” thuhet midis të tjerash në shkresë.
No comments:
Post a Comment