Thursday, January 14, 2021

Brenda ditës qindra persona presin në ambientet e Dispancerisë për grafi dhe skopi

Gazeta “Shëndet +”  bëri një monitorim pranë Dispançerisë në Tiranë ku u konstatua fluksi i madh në njerëz dhe rradhë të gjata për të bërë një konsultë dhe jo vetëm.

Dispanceria ka 9 mjek pneumolog, 7 paradite dhe 2 pasdite, gjithashtu është e vetmja klinikë që bën grafi dhe skopi për mushkëritë në të gjithë Tiranën.

Në këtë klinikë ka vetëm dy aparatura që bëjnë ekzaminime për mushkëritë, një aparaturë grafie dhe një aparaturë skopie. Duke patur një fluks me qindra veta në ditë (mbi 500 persona në ditë thonë recepsionistët) me dy aparatura është e pa mundur të mos presësh rradhën ku si pasojë ka shkaktuar pakënaqësi për pacientët. Ndodh që njëra nga aparaturat nga fluksi i madh të prishet dhe të mos funksionojë.

Në Dispanceri vijnë pacientë nga e gjithë  Tirana por, ka edhe nga ato që vijnë nga rrethet për një konsultë më të specializuar. Nga fluksi i madh që është një mjek mund të bëjë edhe deri në 40 vizita në ditë.

Të pyetur nga gazetarja jonë një paciente nga Tirana  thotë:  “Kam 25 minuta që jam në rradhë, para meje kam edhe 5 persona të tjerë për të bërë vizitën se di dhe sa do pres, gjithashtu radhë ka dhe ke grafia. Me siguri edhe atje do më duhet të pres për të bërë grafinë. Për mua shqetësuese përvec qëndrmit këtu  në radhë  është mos-distancimi social. Të mos harrojmë që duke qenë në pandemi dhe distancimi social është prioritet duket haptazi që askush nuk e zbaton, madje pacientët zihen e njëri- tjetrin për radhën pas derës tek  grafia dhe skopia. Gjë që kjo nuk është normale”./ Desara Çela

 

No comments:

Post a Comment