Thursday, January 21, 2021

Kanceri anal: lloj i rrallë kanceri, ja 3 shenjat që e paralajmërojnë

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Lloji më i zakonshëm i kancerit anal, karcinoma e qelizave skuamoze të anusit u rrit në 3.1% gjatë vitit të fundit në SHBA. Tradicionalisht, perceptimi për kancerin anal ka qenë se është një nga format më të rralla të kancerit dhe për shkak të kësaj, është lënë pas dore.

Shumica e rasteve të kancerit anal shoqërohen me human papiloma virus (HPV); sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (QKPS), besohet se 91% e njerëzve të diagnostikuar me kancer anal çdo vit e zhvillojnë atë si rezultat i një infeksioni të mëparshëm HPV.

Sipas Jack Jacoub, mjek onkolog, kanceri anal në thelb është i lidhur me sëmundjet ngjitëse seksuale.

Infeksioni HPV transformon qelizat normale skuamoze që rreshtojnë anusin në qeliza kancerogjene tek disa individë. Sipas studiuesve, rreth 75% nuk e dinë se janë të infektuar me HPV, një nga shkaktarët kryesorë të kancerit anal.

QKPS rekomandon që të gjithë të rriturit të bëjnë vaksinën kundër HPV. “ Nuk ka një metodë që mund të parandalojnë lloje të ndryshme kanceri, përfshirë këtu edhe kancerin anal, por vaksina kundër HPV është një masë parandaluese shumë e mirë” tha Stacey A. Cohen, mjek onkolog.

Ja disa këshilla  sipas mjekëve për parandalimin e këtij lloj kanceri:

  • Shmangni sjelljet seksuale me rrezik të lartë, përfshirë këtu numrin e partneërve seksualë.

Sipas dr. Cohen, simptomat më të zakonshme të kancerit anal janë:

  • Gjakderdhja rektale
  • Dhimbje anale
  • Presion anal

Sipas dr. Cohen nëse kanceri anal zbulohet shpejt, nivelet e mbijetesës janë më të larta. Trajtimi zakonisht përfshin kimioterapi dhe rrezati, në disa raste edhe operacion./ shëndeti.com.al/ Health

No comments:

Post a Comment