Neurologjia është specialitet mjekësor që ka të bëjë me çrregullime të sistemit nervor. Këto sëmundje mund të prekin gjithsecilin nga ne dhe këtu mund të përmendim sëmundje si: epilepsia, hernie diskale, sëmundjet e sistemit nervor periferik etj. Në një intervistë për gazetën “Shëndet plus” mjekja neurologe Entela Basha tregon më shumë rreth këtyre patologjive neurologjike.
Doktoresha, cilat janë patologjitë neurologjike më të shpeshta që shfaqen tek të rriturit?
Në neurologji, patologjitë më të shpeshta janë ato që kërkojnë hospitalizim dhe këto sëmundje janë kryesisht:
- Aksidentet cerebrovaskulare, të cilët janë infarktet dhe hemorragjitë e trurit. Këto kërkojnë hospitalizim sepse fillojnë në mënyrë të menjëhershme dhe akute.
- Epilepsia, kur i sëmuri pëson kriza për herë të pare, kërkojnë hospitalizim për të gjetur shkakun e krizave nga erdhi tek moshat e mëdha.
- Sëmundjet si, skleroza multiple.
- Sëmundjet e sistemit nervor periferik, këtu përmend polineuropatinë, që shkakton dëmtim të nervave, të gjymtyrëve të cilat mund të kenë shumë shkaqe se nga vjen kjo sëmundje duke filluar nga shkaqet metabolike, infeksioze, diabeti.
- Hernie diskale edhe kjo është një sëmundje e shpeshtë në neurologji.
Këto që përmenda janë më të shpeshtat, pastaj ka dhe sëmundje të rralla.
Në këto patologji që ju përmendët cila është mosha më e prekur?
Aksidentet vaskulare celebrale janë kryesisht sëmundje e moshës mbi 65 vjec.
Epilepsia është një sëmundje që mund ti prekë të gjitha moshat, nuk ka një moshë të caktuar por më e shpeshtë është tek fëmijët dhe të rinjtë sesa tek më të rriturit.
Sëmudjet demielinizante janë sëmundje kryesisht të moshave të reja, fillimin mund ta kenë nga mosha 15 vjeç e lart.
Polineuropatitë janë të përhapura përsa i përket moshës, i kemi edhe tek moshat e reja dhe tek moshat e mësha e mëdha.
Më të prekur nga hernia diskale, janë mosha mbi 35 veç, pra është mosha që është më aktive për punë.
Cili është shkaku për këto sëmundje?
Për sëmundjen që përmenda të parën e cila ishte aksidentet cerebrovaskulare (infraktet dhe hemoragjitë e trurit), shkaqet janë:
- Hipertensioni, është primar
- Çrregullimet kardiake
- Diabeti
- Çrregullimet e kaugulimit të gjakut
- Mënyra e jetesës
- Obeziteti
- Duhanpirja
- Alkooli
Heria diskale vjen si pasojë e sforcimeve fizike, ngritjen e peshave, trauma, mënyra e qëndrimit ulur, në këmbë, ato që punojnë me orare të zgjatura. Të gjithë janë persona që kanë risk për të dëmtuar kolonën.
Theksoj, që tek hernia diskale ka shumë rëndësi pesha e trupit. Nëse ti ke një peshë të madhe, kolona sforcohet më shumë, nëse ke peshë më të vogël është më mirë sepse nuk duhet sforcim. Ka shumë rëndësi mënyra e trajtimit pas, sepse nuk është thjesht mjekimi me medikamente ose ndërhyrja kirurgjikale. Ka shumë rëndësi mënyra e qëndrimit, postura e trupit, ushtrimet fizike. Peshën më të madhe në këtë sëmundje e luan mënyra e jetesës, mënyra se si punon, ushtrimet fizike që duhet të bësh. Ushtrimet fikzike kanë shumë rëndësi.
Kemi shtim të rasteve apo reduktim të tyre me patologji neurologjike?
Reduktim jo nuk ka. Kemi shtim të rasteve të sëmurve më patologjitë nervore.
Kjo ndodh, sepse mënyra e jetesës e nuk është e shëndetshme. Është vënë re që sëmundja e hipertensionit dhe çrregulimet e ritmit kardiak janë sëmundje që po i hasim edhe tek te rinjtë. Kemi 45 vjeçarë me hipertension që më përpara nuk ka qenë kaq e përhapur si sëmundje. Kemi edhe diabetin që nuk po prek vetëm moshat e treta por edhe moshat më të reja. Duke qenë se këto njihen si faktor risku për sëmundjet që përmenda me lart, shtimi i tyre, shton edhe të sëmurët me patologji nervore.
Si po ndikon COVID-19 tek këta të sëmurë?
COVID -19 si në çdo sëmundje tjetër ndikon edhe tek këto patologji duke i rritur incidencën dhe prevalencën e tyre.
Rrit kryesisht incidencën dhe prevalencën tek sëmundjet cerebrovaskulare duke ditur se dy nga mekanizmat e veprimit të COVID-19 janë:
- procesi i inflamacionit
- procesi i ndryshimit në kaskadën e kaugulimin e gjakut.
Këto dy mekanizma bëjnë që të rritet incidenca e sëmundjeve celebrovaskulare.
Po bëhet gati 1 vit që ne po jetojmë me pandeminë dhe po shikojmë edhe efektet anësore tek personat postCOVID. Këto efekete anësore sigurisht që manifestohen me rritje te prevalencës dhe incidencës të të gjithave sëmundjeve, por edhe tek sëmundjet neurologjike. 4 deri ne 6 jave pas kalimit të virusit dhe mosmarrjes së rregullt të terapisë së antikaugulimit dhe antiagregimit bën që të rritet incidenca e sëmundjeve celebrovaskulare, kryesisht në moshat e treat. Duhet vazhduar mjekimi edhe pasi e kanë kaluar virusin (kuptohet që mjekimi gjithmonë i përcaktuar nga mjeku).
A po ngurrojnë njerëzit nga frika e COVID-19 për t’ju drejtuar spitalit?
Jo! Kjo për arsye se sëmundjet tona janë sëmundje akute. Nëse i ndodh një paralizë krahu, humbje ekuilibri individi me patjetër është i detyruar të vijë në spital. Mendoj se mosardhja ne spital për shkak të COVID-19 ndikon tek sëmundjet kronike. E “zvarrisin” vajtjen në spital nga frika me idenë se nëse nuk e bëjnë kontrollin në datën e caktuar shkojnë në një datë tjetër por, në neurologji ai është i detyruar të vijë me patjetër sespe është rast akut. Pacientit nuk i pret puna të mos vijë. I duhet të vijë me doemos sepse mund ti ketë rënë paralizë e nuk flet dot.
Ka patur reduktim të urgjecave në këtë shërbim?
Me mbylljen në mars normalisht ra fluksi i urgjencave. Ka patur një rënje të lehtë në numër në krahasim të dy viteve me para. Shërbimi ka punuar me kapacitet të plotë të stafit, nuk ka patur reduktim të stafit.
Unë si mjeke neurologe do doja të jepja një këshillë për popullatën e gjërë:
Ushqehuni sa më shëndetshëm, bëni aktivitet fizik dhe reduktoni përdorimin e duhanit dhe alkoolit. Nëse i bëni këto gjëra do jetoni më mirë si nga ana fizike ashtu edhe nga ana mendore.
Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo më solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
ReplyDelete* Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
* Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
* Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
* Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
* Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
* Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
Email: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2348032246310