Shfaqja e rrudhave dhe shenjave tjera në pjesën e lëkurës nën sy përbën një moment të tmerrshëm për të gjitha femrat, pasi që, nëpërmjet kësaj gjëje, sinjalizohet plakja dhe si rrjedhojë, ndryshimi i dietës dhe rutinës së kujdesit për lëkurën bëhen të domosdoshme, për femrat që mëtojnë ta parandalojnë një gjë të tillë. Megjithatë, nëse edhe ju keni filluar t’i vëreni shenjat e zeza në këtë pjesë delikate të lëkurës, mos u shqetësoni, pasi që për trajtimin e tyre u kemi sjellë disa këshilla të thjeshta, që nuk janë aspak të kushtueshme.
Bëjini masazh fytyrës me vaj bajamesh para se të shkoni në shtrat për të fjetur, pasi që ky vaj ju ndihmon në largimin e shenjave të zeza dhe rrudhave. – Mbani copëzat e trangullit në pjesën e syve për rreth pesëmbëdhjetë minuta, pasi që nëpërmjet këtij hapi të lehtë ju e mbani lëkurën të freskët. – Aplikoni lëng mente në shenjat e zeza, përreth syve tuaj. Ky lloj lëngu bën që sytë tuaj të mbesin të ftohtë. – Zhyteni në një topth pambuku në lëng të trëndafilit dhe vendoseni pambukun në sytë e mbyllur duke e lënë për rreth pesëmbëdhjetë minuta.
No comments:
Post a Comment