Ambasadorja e Suedisë, zonja Elsa Hastad, është bërë një shembull human për rëndësinë e dhurimit të gjakut për pacientët. “Ka mungesë gjaku në Shqipëri. Kjo nënkupton se pacientët, disa prej tyre fëmijë, nuk marrin gjithnjë shërbimin jetësor për të cilin kanë nevojë. Duam t’ju inkurajojmë edhe ju që të kontribuoni. Dhuroni gjak. Pothuajse kushdo mund ta bëjë. Duhet vetëm rreth 15 minuta”, thuhet në faqen e “Facebook”-ut të Ambasadës Suedeze në Shqipëri.
Shoqata “Together for Life” dhe gazeta “Shëndeti Online” prej kohësh po bëjnë thirrje për mungesën e gjakut, sidomos për fëmijët me sëmundje gjaku. Shembulli human i ambasadores së Suedisë është një shembull që duhet ndjekur nga sa më shumë shqiptarë.
Veprimi human i ambasadores (klikoni këtu)
Problematika e fëmijëve dhe mungesa e gjakut (klikoni Fëmijët me talasemi: flet dr. Astrit Zeneli, flet dr. Manika Kreka, fëmijët me drepanocitozë)
No comments:
Post a Comment