Shefja e Infektivit, Najada Çomo është e para që bëri vaksinën Pfizer kundër COVID-19 ditën e sotme në ambientet e stadiumit “Air Albania”.
Vaksinimi u krye në praninë e kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu, mjekëve dhe infermierëve të dy spitaleve COVID në kryeqytet.
Vendi ynë më në fund siguroi vaksinat anticovid nga një vend mik i BE-së për të luftuar virusin e padukshëm që mori aq shumë jetë.
Sot do të vaksinohen 50 mjekë dhe infermierë, të cilët janë në radhë të parë në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri.
No comments:
Post a Comment