Lida Shosha, mjeke kirurge
Prej vitesh politika shëndetesore të ceketa,gjysmake, të gabuara, të drejtuara jo për të përmirësuar sistemin ,po për të pasuruar një grusht njerëzish qe drejtuan ministritë, të paafte të bënin ndryshime thelbësore ,jetike për jetën e shtetasve të vet, kanë pasoja të parikuperueshme.
Prej vitesh ministritë u drejtuan nga politikanë qe sdinë ç’ështe respiratori, mekanik, ekonomistë, muzikantë,peng na mbeti që nuk vunë dhe nje berber.
Prej vitesh nuk u bë asgjë në edukimin dhe trajtimet bashkohore në mjekesi në botën e zhvilluar, që ecën me ritme maramendëse, specializime të sponsorizuara nga shteti, që armata e mjekëve te eci bashkë me aritjet e kohes në mjekesi, por mjeket u lane ti bënin ballë vete sfidave të profesionit me harxhet e tyre.
Prej vitesh mjekët u lanë me përparese të shqyera, me dinjitet te përdhosur me rroga qesharake, turpëruese, sepse sistemit i leverdiste që mjeku te shihte duart e pacientit, paret duhet të shkoni tjeterkund, ne tendera fantazma, ppp gjysmake, në xhepa drejtuesisht që shfrytëzuan karigen e pushtetit jo për qytetarin, po për vetveten, shkuan tek administratat e militantët partiakë, të pashkollë, që nuk kane as një të mijten e investimit të një mjeku.
Prej vitesh investimet e pamjaftueshme në mjekesi ,do nxirnin zbuluar sistemin në përballimin e katastrofave aksidentale,natyrore epidemive e pandemive, qeverite duhet te kthejne sytë të kuptojnë , qe nje spital vlen me shume se nje tunel, nje spital vlen me shume se nje rruge 2 km, 40 milione euro….pare kolosale në xhepa pushtetaresh . Se po vdiqen njerëzit në ato, rruge le të parakalojne kafshet.
Prej vitesh *Mjekesia* ky ishull i braktisur u mol si lopa që i thithin jo vetem qumështin por dhe gjakun, tani eshte lodhur ,sfilitur renuar në kufijtë e mbijeteses.
Prej vitesh i kemi kosideruar shërbëtore jo profesionistë të shëndetit.
Prej vitesh kemi derdhur oqean ofendimesh,poshtërimesh,mallkimesh në familje e femije te stafeve mjekësore. .
Prej vitesh kemi ngritur dorën, ushtruar dhunen, kundër mjekut, infermierit, sepse jetojme në nje vend ku mund te rish, me ditë,javë, muaj e vite me simptoma në shtepi, po kur shkon ne spital do të shërbehet urgjent, por populli haron që kaq jane kapacitetet, kaq shtreter ka, e do të shërbehet dhe nëpër koridore si kudo nëpër botë në mbingarkesa të papërballueshme nga kapacitetet egzistuese në inferstrukture, mjek e staf mbeshtetës infermieror.
Të Mësohemi dhe te edukojmë veten të presim , po do presim për shërbim në spitale në varesi të prioriteteve që kanë pacientët më rëndë, te respektomë punën e këtyre njerëzve që e kanë treguar vehten përgjatë historisë, që nuk ju braktisen, aty kanë qene në përballimin e pasojave të konflikteve të armatosura, zjarit, përmbytjeve, tërmeteve , e së fundmi pandmisë së pamëshirshme, që po mer jete qytetaresh, por dhe mjekësh e infermierësh.
Në spitale nuk mund të shpëtojne të gjithë, sëmundjet kanë agresivitetet e tyre, organizmi ka reagimin e vet, komplikacionet janë të pashmangshme fatkeqesisht, të gjithë kemi humbur të afërm të shpirtit, miq e shokë, por kjo kursesi, smund te justifikojë dhunën brenda nje institucioni spitalor.
Në spital u ofrohet kujdes mjëkesor pacientëve në nevojë ne cdo stad te sëmundjes që mund te jenë.
Mjekët po ikin, me turma , se nuk munden më të punojnë ne këto kushte.
Dhe një mjek nuk mbin brenda natës si fasule , do vite e vite investim sakrificë, vetmohim, përkushtim te Bëhesh, e të punosh me profesionalizëm.
Reflektimi dhe investimi urgjent ne përmiresimin e sistemit shëndetesor , edhe nëse ndodh nuk e frenon dot më, rjedhjen e inteligjencës mjekësore, dëmi është i pariparueshëm, por populli ynë i mençur ka një shprehje
*Më mirë vonë se kurrë*
Mar shkas per këtë shkrim nga dhuna e ushtruar dje ne Klinikën Infektive /Kosovë, po që shpesh e kemi përjetuar dhe në spitalet tona.
Ky është mjeku anestezist që u sulmua dje ne Klinikën Infektive ne Kosovë. Ai u godit ne kokë dhe fytyrë. Përkunder frakturës dhe gjakderdhjes nga hunda, Dr. Valon Kadriu vazhdoi reanimimin dhe intubimin e pacientit për 50 minuta.
No comments:
Post a Comment