Kanë qenë jo të pakta rastet kur njëri nga partnerët, burri apo gruaja, është infektuar me COVID, ndërsa partneri tjetër jo, pavarësisht se jetonin në të njëjtën shtëpi.
“Kur ka një pandemi, faktorët ndikues janë patogjeni, transmetuesi dhe mjedisi, ky është konteksti në të cilin zhvillohet infeksioni”, shpjegon Giuseppe Novelli, që merret me gjenetikën në poliklinikën Tor Vergata në Romë.
Ai thotë se ata po studiojnë ADN-në e personave, dhe bëjnë lidhje statistikore bazuar në moshën dhe seksin.
Duke u nisur nga këto prova, studimi kaloi edhe në ndryshime të tjera gjenetike të subjekteve rezistentë ndaj virusit, atyre që nuk sëmuren ose infektohen.
“Imuniteti nuk jepet vetëm nga antitrupat, ekziston edhe i ashtuquajturi imunitet qelizor. Në këtë rast është thelbësore të studiohen limfocitet. Ne kemi të ashtuquajturin imunitet të ndërmjetësuar nga qelizat në të cilën hyn në lojë sistemi ynë imunitar qelizor, i cili është ai që mban kujtesën e kalimin kohës, shumë më gjatë sesa antitrupat që mund të zhduken”, shpjegon Roberto Luzzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes.
No comments:
Post a Comment