Wednesday, January 20, 2021

Pedagogia shqiptare në Norvegji: Autoritetet shtetërore nuk përjashtojnë mundësinë që të moshuarit vdiqën nga efektet anësore të vaksinës

Agjencia Norvegjeze e Barnave raportoi se 13 persona të moshuar që morën një dozë të vaksinës humbën jetën pasi pësuan efekte anësore.  Në total 23 qytetarë kanë humbur jetën pasi u injektuan me vaksinën e Pfizer. Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në shtëpitë e të moshuarve, mbi moshën 80 vjeç.

Me 27 dhjetor, Norvegjia ka nisur vaksinimin. Deri me datë 14 janar në Norvegji janë vaksinuar 43.740 persona. Një pjesë e madhe e të vaksinuarve janë persona që jetojnë në qendra rezidenciale për të moshuar. The Norwegian Medicines Agency raportoi se deri në datën 13 janar janë regjistruar 23 raste vdekjesh mes atyre që kanë marrë vaksinën. Dyshohet që efektet anësore mund të kenë ndikuar përshpejtimin e vdekjes tek të moshuarit që janë në gjendje të dobët.

Norvegjia ka zgjedhur të vaksinojë të moshuarit për shkak se ata kanë rrezik më të lartë që të preken ose të vdesin nga Covid-19. ky lajm prej disa ditësh, ka prekur edhe opinion publik shqiptar duke shtuar skepticizmin për efektet e vaksinës. Eleni Canameti, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Norvegji, e kontaktuar nga Shëndet+, lidhur me se ccfarë thonë burimet zyrtare në Norvegji, u shpreh se:

«Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Norvegji është shprehur që kur vaksinojmë të moshuarit dhe personat që kanë sëmundje të tjera, do te kemi dhe raste vdekjesh pas vaksinimit. Për momentin nuk e dimë nëse këto raste vdekjesh jane shkaktuar nga vaksina apo arsye të tjera. Por nuk mund të përjashtojmë mundësinë që efekte anësore të zakonshme mund të kenë ndikuar në një zhvillim më të shpejtë negativ tek disa pacientë. 23 rastet kanë ndodhur brenda 6 ditëve pas vaksinimit. Nuk duhet të harrojmë që jetëgjatësia në spitale për të moshuar është e shkurtër, dhe që 300 persona vdesin ccdo javë mesatarisht (në nivel kombëtar), « u shpreh Canameti.

«Në Norvegji personeli shëndetësor dhe qytetarët mund të raportojnë dyshimet rreth efekteve anësore që mund të përjetojnë. Të gjitha të dhënat rregjistrohen në një database, dhe i jep organeve të caktuara njohuri të menjëhershme mbi të gjitha rastet e raportuara», përmbyll Canameti.

 

 

No comments:

Post a Comment