Dr. Fatmir BRAHIMAJ*
Dekadat e ushtrimit të profesionit më kanë bindur për vlerën dhe rëndësinë e padiskutueshme të informimit, sqarimit deri në bindje dhe edukimit shëndetësor të të sëmurit, familjarëve si dhe publikut të gjerë.
I sëmuri nuk është makinë dhe mjeku një mekanik, i cili do të meremetojë apo ndërrojë një pjesë të dëmtuar. Suksesi i mjekimit kërkon gjithmonë besimin e të sëmurit ndaj mjekut.
Prandaj sot gjithmonë e më shumë kërkohet që informimi, bindja dhe kuptimi i drejt i informacionit si dhe aprovimi e pëlqimi i të sëmurit të sigurohen përpara trajtimit të sëmundjes. Kjo gjë është saktësuar dhe ligjëruar në kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore. Sigurisht me kohën gjërat ndryshojnë. Sot nuk ekziston më ai hendeku i madh midis mjekut dhe të sëmurit, ku ky i fundit priste me gojën hapur se çfarë do ti thoshte mjeku. Kushdo me dy klikime në internet merr një informacion orientues të shumtë dhe të gjithanshëm për problemin shëndetësor që i intereson.
Shumë herë i sëmuri i informuar ose i keqinformuar i drejtohet mjekut jo duke i paraqitur shqetësimet, ankesat, simtomat por hera herës thotë kam këtë diagnozë dhe dua të më jepni atë mjekimin që kam lexuar. Por për fat të keq shumë herë konluzioni është i gabuar dhe ai ska fare të drejtë. Pasi dhe në mjekësi ka shumë fake news (dëmi i të cilave i është shpjeguar edhe publikut). Burimet e informimit nuk janë gjithmonë serioze dhe të besueshme. Mbetet gjithnjë detyrë e mjekut, shumë herë e mjekut specialist të ndaj të vërtetat nga jo të vërtetat dhe ti orientojë drejt diagnozës së saktë dhe mjekimit e menaxhimit të duhur. Jo rrallë këta autodidaktë ngulin këmbë se kanë të drejtë në ato që thonë, pasi janë bindur.
Edhe pse me durim dhe me përgjegjësi profesionale ju shpjegohet situata ndryshe nga ç’e pandehnin apo e kishin kuptuar, ata nuk binden. Ndonjëherë nevojitet t’ju kujtosh me takt se mjekësia mbase është i vetmi profesion që nuk mësohet as me korrespondencë, as me part time, prandaj duhet dëgjuar çfarë thotë e çfarë këshillon mjeku. Atyre që vazhdojnë akoma të insistojnë ju kujtoj proverbin e vjetër latin : “Zoti na ruajtë nga ai që ka lexuar vetëm një libër” .
Informimi i publikut gjatë pandemisë Covid-19 në vendin tonë
Fakti që rasti i parë në Shqipëri ishte 08.03.2020, krijoi mundësinë që përgatitjet për përballimin e kësaj beteje të madhe e të gjatë, të fillonin me informimin e publikut dhe vetë personelit mjekësor mbi Covid-19 dhe shkaktarin e saj. Të dhënat e para s’ishin të plota dhe sigurisht jo përfundimtare. Por ato mjaftonin që specialistet të konturonin një qëndrim (që do të plotësohej me kalimin e kohës) ndaj kësaj sëmundje që na shfaqte karakteristika si të përbashkëta ashtu edhe të veçanta nga sëmundje të tjera virale. Edhe organizmat dhe qendrat e rëndësishme ndërkombëtare që paraprinë, ndoqën dhe menaxhuan problemin filluan të nxjerrin udhëzimet, orientimet apo këshillimet e para.
Covid-19 edhe tek ne u bë një problem i ditës, me të cilin filloi të merret gjithë shoqëria sepse edhe zgjidhjet për përballimin me sa më pak dëme do të kërkonte përfshirjen dhe kontributin e të gjithë elementeve dhe strukturave të saj. Por le të mbetemi tek informimi i publikut: Studiot televizive për natë trajtojnë Covid-19. Me keqardhje them se të ashtëquajturit debate para së gjithash s’janë bërë mbi problemet e duhura dhe me njerëzit e duhur. Sigurisht dhe mesazhet që i janë dhënë publikut patjetër s’kanë qenë të duhurat. Për ta orientuar disi në sensin e duhur këtë proces UMSH-ja bëri një deklaratë ku theksoi: Informimi i publikut është për mjekët detyrim etik, moral dhe ligjor. Ai duhet bërë me korektësi dhe përgjegjësi profesionale. Duhet bazuar në sugjerimet e ekspertëve të fushës, ndërkombëtare dhe të vendit, si dhe në përvojën e fituar nga epidemi të ngjashme, ku gjithsecili të njohë dhe të respektoj kufijtë e kompetencës së tij profesionale. Politizimi i problemit është i panevojshëm dhe nuk i vlen askujt. Por fatkeqësisht çuditë shqiptare vazhdojnë me logjikën e tyre. Diskutimet dhe debatet drejtohen nga jo mjekë, pjesëmarrësit janë shumica jo mjekë që pretendojnë se janë përditësuar me njohuritë e duhura për problemin, po ashtu edhe ca mjekë (nga vendi apo jashtë vendi jo të fushës që harrojnë kufijtë e kompetencës së tyre profesionale). Këta së bashku përpiqen të imponohen me ato që thonë, hera herës duke kundërshtuar fort ekspertët tanë apo edhe sugjerimet e të huajve (nuk dua të ndalem në politizimet e problemit, pasi aktualisht drejtoj një organizëm jo politik, thellësisht profesional).
Po përpiqem të ilustroj me pak shembuj çka thashë më lart.
Qysh në fillim të pandemisë publikut në mbarë botën ju kërkuan 3 gjëra:
- Vendosja e maskës
- Distancimi fizik
- Higjiena personale (ose më thjesht dizinfektimi dhe larja e duarve)
Tek ne nga fillimi e deri tani vonë akoma diskutohet duhet apo s’duhet maska. Mirë që nuk ju mjaftojnë shpjegimet e specialistëve (maska është mjet plotësues jo i vetëm që kontribuon në mos përhapjen e infeksionit), por nuk binden thjesht duke hapur televizorin në çfarëdo stacioni botëror, duke parë se shumica dërrmuese e njerëzve, kudo në botë mbajnë maskën. A s’do të ishte më mirë të përqëndroheshin në diskutimet vetëm për llojet e maskave, përbërjes apo përgatitjen e tyre, sigurimin dhe si të zbutet dhe të përballohet nga të gjithë kostoja; mënyrën e duhur të vendosjes, etj.., që kanë dobi dhe çojnë në sigurimin e kontributit të maskës në mospërhapjen e infeksionit.
Një temë tjetër e shumë debatuar ka qënë dhe mbetet ajo e protokolleve të mjekimit të Covid-19. Debate që me keqardhje them se bënë më shumë dëme, çoroditje, shpenzime të kota që çuan në vetëmjekime të gabuara, të mbingakuara, duke i çuar drejt rëndesës së sëmundjes, ndërlikimeve të saj, shfaqje të efekteve anësore të barnave, dëmeve në organe dhe sisteme të ndryshme dhe mbi të gjitha mënjanimin e këshillimeve me mjekun. Ndërkohë që edhe ndaj Covid-19 nuk ka protokolle të mirëfillta e përfundimtare. Si në çdo sëmundje të ngjashme virale mjekimi është mbështetës dhe i drejtuar ndaj simptomave që paraqet i sëmuri. Por para së gjithash dua të kujtoj se protokollet nuk bëhen në studio televizive as në zyra administrative. Ato janë produkti elitave të specialistëve që punojnë në klinika elitare apo qendra të rëndësishme studimore.
Sido që të jenë thuhet se protokollet nuk gdhenden në gurë. Ato kanë dinamikën e tyre. Latinët kanë lënë postulatin se “gjithmonë mjekohet i sëmuri me sëmundjen që ka, jo sëmundja”. Kjo vlen më shumë se për këdo për rastin që flasim. Ndaj këtyre infeksioneve gjithmonë i sëmuri mbështetet, i zbuten ose lehtësohen simtomat dhe përqëndrohemi tek parandalimi apo shfaqja e ndërlikimeve. Pra synohet që të disiplinohet disi trajtimi i të sëmurëve nëpërmjet “protokolleve”. Asnjëherë sëmundja nuk është e njëjtë tek të gjithë. Këtu është për mjekun edhe bukuria edhe vështirësia e profesionit të tij.
Të kuptoj se çfarë ndryshimesh patologjike ka çdo rast dhe të hartohet plani apo skema se si do të korrigjohen ato deri normalizimin e plotë. Por këtë e bën vetëm mjeku. Debatet e shumta, të pa drejtuara mirë dhe me mungesë të thellë të kompetencës dhe profesionalitetit çorientuan njerëzit, i bënë që të vetëmjekohen deri në përdorimin e oksigjenit (me 1 ose më shumë burime) në shtëpi dhe më tej të shkojnë në spitale në gjendje kritike. Mendoj se do të kishte më shumë vlerë diskutimi dhe shpjegimi i protokolleve parandaluese dhe atyre diagnostikuese, duke u ndalur dhe sqaruar qartë nga specialistët e fushës deri ku është caku i qëndrimit dhe trajtimit në shtëpi. Të nënvizohej qartë përdorimi i gabuar, jashtëzakonisht i tepruar i antibiotikëve. Të thuhej qartë dhe prerë jo oksigjen në shtëpi, etj…
Covid-19 ishte një patologji e re, e panjohur. Kjo bëri që sidomos në fillim të pandemisë, të thuheshin edhe gjëra që koha më pas ti rrëzojë, por kjo në asnjë mënyrë s’duhet të lëkund besimin tek shkenca. Shekujt kanë treguar se asnjë arritje, fitore apo sukses i qëndrueshëm nuk është arritur pa u bazuar në dije dhe shkencë. Edhe në betejën ndaj Covid-19 kështu do të ndodhë. Nuk dua të vazhdoj më tej me këtë argument veçse të shpreh habinë se si mund të shtrohet për diskutim ky fakt, dhe sidomos nga njerëz që pretendojnë të jenë të ditur, të arsimuar dhe të kulturuar. A mendojnë ata ndonjëherë se çfarë mesazhe i japin publikut, se çfarë pasoja do të kenë njerëzit nga predikimet e tyre???
Me bindje të plotë them se vetëm duke u mbështetur në shkencën do të fitohet edhe kjo betejë, kjo sfidë e madhe për tërë botën. Duke qënë një luftë e ashpër për mbrojtjen e shëndetit, patjetër duhet të bazohet dhe të marrë fort në konsideratë sugjerimet, gjykimet dhe vlerësimet e mjekëve. Ata janë heronjtë e kohës, të cilët me besim të plotë në profesionalitetin e tyre, humanizmin dhe shpirtin e sakrificës që i karakterizojnë, pavarësisht vështirësisë që paraqet kjo sfidë po luftojnë e punojnë duke ruajtur pastërtinë, dinjitetin dhe bardhësinë e mantelit të tyre. Edhe pse 3 dekadat e fundit janë hedhur disa herë dritëhije mbi ta. Ata janë të vetëdijshëm se edhe këtë rradhë puna do ti nxjerr faqebardhë, jeta do të triumfojë mbi vdekjen, shëndeti do të mposhtë sëmundjen. Shkenca do të dominojë pseudoshkencën. Këmbanat bien për këdo që ka veshë. Nuk ka shurdh më të madh se ai që s’do të dëgjojë.
*President i UMSH-së
Marrë nga faqja zyrtare e Urdhrit të mjekut të Shqipërisë
Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo më solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
ReplyDelete* Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
* Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
* Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
* Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
* Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
* Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
Email: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2348032246310