Tuesday, January 26, 2021

Mungon prej një jave medikamenti për pacientët me leucemi, pacientë në situate të vështirë

Një denoncim ka mbërritur sot në adresë të shoqatës Together for life. Një zonjë nga Saranda, ngre shqetësimin, që bashkëshorti i saj i cili vuan nga leukemia kronike, ka një javë që nuk merr medikamentin Tasigna. Ajo e përshkruan situatën si shumë të vështirë, dhe që nuk mund të presë.

“Jam një qytetare e qytetit të Sarandës ju shqetësoj për një problem, çështje jetë ose vdekje. Është situatë e veshtirë që nuk mund të presë.

Bashkëshorti im vuan nga leucemia kronike dhe kurohet me ilaçin “Tasigna”, dhe kemi rreth një javë që presim të marim ilaçet dhe na thonë që nuk ka ilaçe me rimbursim por vetëm ilaçe që kushtojnë dhe janë me pagesë.

Ështe ilaç që meret në kushte shtëpie çdo ditë.

E pyetur se sa është kostoja e këtij medikamenti dhe nëse është me rimbursim, e afërmja e pacientit përgjigjet se “Po është me rimbursim dhe mungon. Na thonë, ka vetëm me pagesë nëse pacienti do që ta marrë dhe është goxha i kushtueshëm mesa kemi dëgjuar.

Sa ka që mungon?

Po, për këtë vit na ka thënë që ka probleme dhe ne kemi një javë që presim. “

Shoqata Together for Life, ka nisur menjëherë procedurat për ndjekjen e rastit, tek institucionet përgjegjëse, si Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. / D.C

 

No comments:

Post a Comment