Monday, January 11, 2021

Pacientët presin me orë të tëra për të marrë shërbimin tek spitali Onkologjik në Tiranë

Desara Çela

Si është të presësh mbi një orë jashtë në shi dhe në të ftohtë për të marrë shërbimin tek Spitali Onkologjik?

Në këtë spital nuk vijnë vetëm pacientë nga Tirana por edhe nga rrethet e tjera të vendit. Gazeta “Shëndet Plus” bëri një montorim ditën e sotme pranë spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe ajo që konstatoi është që mbi 50 pacientë presin jashtë spitalit për të marrë shërbimin. Këto janë pacientët që kanë për të bërë EKO, Mamografi, konsulta me mjekun specialist etj.

Më të “privilegjuar” janë pacientët që bëjnë kimio-terapi. Këto pacientë nuk e kanë fatin e keq të presin jashtë në shi për t’ju thërritur emri që të futen brenda, por sido që të jetë as brenda në spital pritjes nuk i shpëtuan. Edhe aty do qëndrojnë në pritje derisa tu vijë radha për të bërë kimio-terapinë.

 

No comments:

Post a Comment