Përshtati në shqip: Daniela Burnazi
Çrregullimet e shëndetit mendor, ndonjëherë të referuara si sëmundje, ndikojnë në mendimet, gjendjet shpirtërore dhe sjelljet e atyre që preken. Megjithëse nuk ka një lidhje të qartë midis gjenetikës dhe gjasave për të pasur një çrregullim të shëndetit mendor, faktorët e stilit të jetës si dieta dhe aktiviteti i një individi mund të ndikojnë në shfaqjen e depresionit, ankthit dhe kushteve të tjera që prekin shëndetin mendor.
Në këto postim do të paraqesim çrregullimet më të zakonshme të shëndetit mendor dhe simptomat e tyre:
Çrregullimet e ankthit: është kategoria më e zakonshme e çrregullimeve mendore, në SHBA prek 40 milion të rritur mbi 18 vjeç. Çrregullimet e ankthit bëjnë që pacientët të përjetojnë shqetësim dhe frikë të shpeshtë.
Çrregullimet e humorit: Rreth 1 në 10 të rritur vuan nga një lloj çrregullimi i humorit. Ndërsa është normale të përjetosh ndryshime të humorit herë pas here, njerëzit me çrregullime të humorit jetojnë me simptoma më të vazhdueshme dhe të rënda që mund të përkeqësojnë jetën e tyre të përditshme. Në varësi të çrregullimit specifik, njerëzit mund të përjetojnë një humor të vazhdueshëm të trishtuar, të shqetësuar ose “bosh”; ndjenjat e pashpresës; vetëvlerësim i ulët; faji i tepruar; mungesë motivimi etj. Terapia, medikamentet kundër depresionit dhe kujdesi për veten mund të ndihmojnë në trajtimin e çrregullimeve të humorit. Çrregullimet më të zakonshme të humorit janë:
- Depresioni
- Dystimia
- Çrregullimi bipolar
Çrregullimet psikotike: Ata që vuajnë nga çrregullimet psikotike mund të mos jenë në gjendje të dinë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Ky grup i çrregullimeve mendore ndryshon ndjenjën e realitetit të një individi. Shkencëtarët besojnë se disa viruse, problemet me mënyrën sesi funksionojnë qarqet specifike të trurit, stresi ekstrem ose trauma dhe disa forma të abuzimit me medikamente mund të luajnë një rol në zhvillimin e çrregullimeve psikotike. Çrregullimet më të zakonshme psikotike përfshijnë:
- Skizofreninë
- Çrregullimin skizoafektiv
- Çrregullimin e shkurtër psikotik
- Çrregullimin delusional
Çmenduria (demencia): është një term që mbulon një gamë të gjerë të kushteve specifike mendore. Ata që vuajnë nga çrregullime të lidhura me çmendurinë mund të përjetojnë një rënie të aftësive të tyre njohëse, shpesh mjaft të rënda për të dëmtuar jetën e përditshme dhe funksionin e pavarur. Ndërsa kjo kategori përfshin një mori kushtesh, sëmundja Alzheimer përbën 60 deri në 80% të rasteve të demencës. Ai shkatërron ngadalë aftësitë e kujtesës dhe të të menduarit dhe heq përfundimisht aftësinë për të kryer detyrat më të thjeshta. Format e tjera të demencës janë:
- Semundja e Parkinsonit
- Çmenduria frontotemporale
- Sëmundja e Huntington
- Sindroma Ëernicke-Korsakoff
Çregullimet e ngrënies: Këto çrregullime kanë të bëjnë më shumë sesa marrëdhëniet e një individi me ushqimin. Ato janë çrregullime mendore komplekse që shpesh kërkojnë ndërhyrje nga ekspertë mjekësorë dhe psikologjikë. Këto kushte bëjnë që të zhvillohen zakone jo të shëndetshme të ngrënies, të tilla si një mani me ushqimin, peshën trupore ose formën e trupit. Në raste të rënda, çrregullimet e të ngrënit mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore dhe madje mund të rezultojnë në vdekje, nëse lihen të patrajtuara. Simptomat e zakonshme përfshijnë kufizimin e rëndë të ushqimit. Llojet më të zakonshme janë:
- Anoreksia nervore
- Bulimia nervore
- Çrregullimi i ngrënies së tepërt
- Çrregullimi i të ngrënit të pakët
- Çrregullimi i ripërtëritjes
Të gjitha këto çrregullime që lidhen me shëndetin mendor kanë nevojë që të trajtohen nga mjeku dhe psikologu./ Davis Behavioral Health
No comments:
Post a Comment