Përshtati në shqip: Daniela Burnazi
Kalimi nga veshja e pekenave në përdorimin e tualetit është një moment shumë i rëndësishëm dhe shumë i vështirë për fëmijën. Shumica e fëmijëvë e ndalojnë përdorimin e pelenave midis moshës 18 – 30 muajsh, por kjo gjë sigurisht që varet nga fëmijët. Disa fëmijë i heqin plotësisht pelenat pas moshës 4 vjeçare.
Koha për heqjen e pelenave është e ndryshme për çdo fëmijë dhe sipas studimeve të ndryshme trajnimi për të përdorur tualetin shumë herët ose shumë vonë mund të çojë në regres ose vonesa.
Megjithatë, shumica e fëmijëve janë fizikisht dhe emocionalisht gati për të hequr pelenën midis moshës 18-24 muaj.
Kur duhet të filloni trajnimin e heqjes së pelenave me fëmijën?
Për të ditur nëse është koha të ndaloni përdorimin e pelenave dhe të filloni trajnimin e tualetit, kërkoni shenja të gatishmërisë tek fëmija juaj, duke përfshirë:
- Aftësinë për të ndjekur udhëzime të thjeshta
- Nëse e mban pelenën e thatë rreth 2 orë
- Shfaqja e interesit të fëmijës për të përdorur tualetin
- Kur fëmija kërkon që t’i ndërrohet pelena e pisët
- Lëvizjet e rregullta të zorrëve etj / shëndeti.com.al / HealthCare
No comments:
Post a Comment