Patologjitë më të shpeshta neurologjike nuk prekin vetëm të rriturit por edhe fëmijët. Disa patologji bien në pah që në vegjeli për t’u diagnostikuar. Mund të përmendim, epilepsinë e cila mbetet sëmundja kryesore neurologjike e cila prek fëmijët. Epilepsia është përcaktuar si dy ose më shumë kriza konvulsive të paprovokuara.
Në një intervistë për gazetën “Shëndet Plus” mjeku neuro-pediatër Armand Shehu tregon më shumë rreth këtyre patologjive tek fëmijë, duke u ndalur veçanërisht tek ndikimi i pandemisë Covid-19.
Referuar statistikave por edhe praktikës suaj të përditshme, a mund të themi që ka një shtim të numrit të fëmijëve me epilepsi vitet e fundit?
Kemi shtim të rasteve dhe është një trend në rritje. Mund të ketë dhe shkaqe rrethanore. Një shkak është përdorimi i mjeteve elektronike, dritat e forta të cilat provokojnë kriza konvulsive dhe mund të shpërthejë një epilepsi. Lodhja, pagjumësia, stresi janë disa faktorë. Periudha e pandemisë ka krijuar një stres të madh. Pandemia ka rritur mundësinë që fëmijët të harxhojnë më shumë kohë dhe më shumë kontakt me pajisjet teknologjike dhe tejkalimi i masës sjell pasoja.
A kemi pasur fëmijë me probleme neurologjike por që janë infektuar me COVID-19?
Po. Shtatë raste me post- COVID-19 të cilët kanë kaluar edhe në encefalite autoimmune, e cila është një sëmundje goxha e rëndë. Kjo është sëmundje akute e cila ka patur një provokim nga COVID-19. Covid-19 një prej komplikacioneve veçse mushkërive prek dhe trurin. Këto fëmijë janë trajtuar në klinikën e pediatrisë. Janë në gjendje të mirë shëndetësore./Desara Çela
No comments:
Post a Comment