Përshtati në shqip: Daniela Burnazi
Një nga gjërat më shqetësuese në lidhje me gripin, përveç simptomave të tij, është se mund të ecni me virusin pa e ditur se jeni infektuar. Fatkeqësisht, kjo gjë mund të bëjë që ta përhapni virusin në shumë njerëz, pa e ditur se ju vetë e keni.
Gripi, është një infeksion ngjitës i frymëmarrjes i shkaktuar nga disa viruse gripi që infektojnë hundën, fytin dhe mushkëritë. Virusi mund ta ketë periudhën e inkubacionit deri në 4 ditë, dhe bëhet shumë ngjitës tek të tjerët në kohën që ju shfaqen simptomat.
Çdo vit, gripi shkakton miliona të sëmurë, madje edhe vdekje. Gjatë sezonit të gripit të vitit 2019-2020, Qendra per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve (QKPS) raporton 56 milion njerëz të prekur nga gripi, 740.000 shtrime në spital dhe 62.000 vdekje nga gripi në SHBA.
Çdokush mund të marrë gripin dhe ta përhapë atë tek të tjerët, madje edhe njerëzit të shëndetshëm. Virusi mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për grupe të caktuara, përfshirë fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Burimi: HEALTH
No comments:
Post a Comment