Përshtati në shqip: Daniela Burnazi
Mëlçia është organi më i madh në trup dhe ka përgjegjësi për filtrimin e gjakut, përpunimin e lëndëve ushqyese, parandalimin e infeksioneve, prodhimin e proteinave që nevojiten për mpiksjen e gjakut etj. Nëse dëmtohet mëlçia mund të kalojë në cerrozë ose kancer.
Ndërsa shumica e njerëzve e lidhin dëmtimin e mëlçisë me abuzimin me alkool, ekzistojnë disa faktorë të tjerë që sëmurin mëlçinë, ja disa prej tyre:
Obeziteti: mendohet se luan një rol kyç në sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur joalkoolike, e cila prek 80-100 milion njerëz në SHBA. Së shpejti mendohet të jetë arsyeja numër 1 për transplantin e mëlçisë. Kjo sëmundje e mëlçisë ndodh kur sasi e lartë yndyrnash depozitohet në qelizat e mëlçisë.
Pijet e gazuara: janë të pasura me sheqer dhe janë faktor kyç në sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur.
Acetaminofen: nëse merret në doza të larta dhe pa rekomandimin e mjekut çon në dëmtim të rëndë të mëlçisë. Acetaminofeni gjendet në shumë medikamente.
Medikamente të tjera: Përveç acetaminofenit, medikamente të tjera mund të çojnë në dëmtim të mëlçisë gjithashtu. Për shembull, përdorimi afatgjatë i steroideve anabolike (hormone mashkullore që përdorin disa atletë për të përmirësuar performancën e tyre) ka qenë i lidhur me një rrezik të lartë të kancerit të mëlçisë.
Përdorimi i drogës: përfshirë heroinën dhe kokainën, si dhe droga të tjera shkaktojnë dëmtime të mëlçisë.
Hepatiti: Hepatiti B kronik dhe C janë përgjegjës për shumicën e rasteve të kancerit të mëlçisë në të gjithë botën.
Sëmundjet gjenetike: gjenetika mund të luajë një rol shumë të madh në shëndetin e mëlçisë. Për shembull, hemokromatoza e sëmundjes trashëgimore shkakton grumbullim të hekurit në trup dhe çon në cerrozë ose dëmtim të mëlçisë.
Sëmundjet autoimune: ndodhin atëherë kur vetë trupi sulmon gabimisht organet. Psh, hepatiti autoimun është kur vetë trupi sulmon gabimisht mëlçinë. Kjo sëmundje zakonisht prek gratë dhe është me e zakonshme tek njerëzit që kanë sëmundje të tjera autoimune.
Pirja e duhanit: rrit rrezikun e cerrozës dhe kancerit të mëlçisë , pasi duhani promovon prodhimin e citokinave, kimikate që shkaktojnë më shumë ilflamacion në qelizat e mëlçisë.
Burimi: HEALTH
No comments:
Post a Comment