Përshtati në shqip: Daniela Burnazi
Sëmundja e Raynaud ndodh kur enët e gjakut në gishtat e duarve dhe këmbëve reagojnë përkohësisht ndaj temperaturave të ulëta ose stresit. Për shumicën e njerëzve, nuk është një problem serioz shëndetësor. Por për disa, rrjedha e reduktuar e gjakut mund të shkaktojë dëme.
Llojet e sindromës Raynaud
Ekzistojnë dy lloje, Raynaud primar dhe sekondar.
Raynaud Primar (ose sëmundja Raynaud) ndodh pa ndonjë sëmundje tjetër pas saj. Simptomat shpesh janë të lehta.
Raynaud dytësor (sindroma Raynaud, fenomeni Raynaud) ndodh si rezultat i një sëmundjeje tjetër. Shpesh është një gjendje që sulmon indet lidhëse të trupit tuaj, si lupusi ose artriti reumatoid. Është më pak e zakonshme, por ka më shumë gjasa të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Kjo mund të përfshijë gjëra të tilla si plagë të lëkurës dhe gangrenë. Këto ndodhin kur qelizat dhe indet në ekstremitetet tuaja vdesin nga mungesa e gjakut.
Cilët janë shkaktarët e sëmundjes Raynaud?
Kur është ftohtë, trupi juaj përpiqet të ruajë nxehtësinë. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke ngadalësuar rrjedhën e gjakut në pikat më të largëta – duart dhe këmbët tuaja. Për ta bërë këtë, rrjeti i arterieve të vogla që sjellin gjak në ato pika bëhet më i ngushtë, duke e mbajtur gjakun më afër thelbit të trupit për të ndihmuar në ruajtjen e nxehtësisë.
Nëse keni fenomenin Raynaud, ato arterie tkurren më shumë se normalisht, dhe më shpejt se normalisht. Kjo mund të bëjë që gishtërinjtë dhe këmbët tuaja të ndjehen të mpira dhe të ndryshojnë ngjyrën në të bardhë ose blu. Kjo zakonisht zgjat rreth 15 minuta. Kur arteriet relaksohen dhe trupi juaj ngrohet përsëri, gishtat tuaj ndihen të mpirë dhe bëhen të kuqërremtë para se të ktheheni në normale.
Faktorët e rrezikut të sëmundjes Raynaud
1 në 10 njerëz mund të vuajnë nga sindroma ose sëmundja Raynaud, shumica e tyre kanë formën primare. Rreth 1 në 100 persona kanë Raynaud dytësor. Gratë kanë rreth 9 herë më shumë shanse për t’u prekur nga Raynaud në të dy format e tij.
Kjo sindormë/sëmundje shfaqet zakonisht rreth moshës 15-25 vjeç, por nuk përjashtohen edhe moshat e tjera.
Njerëzit me sëmundje si artriti reumatoid, skleroderma dhe lupusi kanë më shumë gjasa të marrin Reynaud dytësor.
Njerëzit që përdorin disa medikamente për të trajtuar kancerin, migrenën ose presionin e lartë të gjakut mund të kenë më shumë gjasa të preken nga Raynaud./ shëndeti.com.al / Ëeb Medicine
No comments:
Post a Comment