Ajla dhe Meri janë dy bebet e para që kanë ardhur në jetë në vitin 2021 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Glozheni”. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Manastrirliu i cilëson të sapolindurat oguri më i mirë për vitin 2021.
“Mirë se erdhët Ajla dhe Meri! Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur”, shkruan Manastirliu.
No comments:
Post a Comment