Vaksinimi i bebes shkakton irritim dhe temperaturë, gjë e cila shpesh konsiderohet si diçka problematike nga prindërit. Ata shikojnë fëmijën e tyre teksa qan dhe shpesh nuk dinë si ta qetësojnë.
Simptomat që shfaqen zakonisht tek fëmija pas vaksinimit janë:
- Irritim;
- Temperaturë e lartë;
- Skuqje apo fryrje e vendit të shpimit;
- Këputje në trup.
Si të qetësojmë dhimbjet e fëmijës pas vaksinimit?
Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë:
- E mbani fëmijën në një vend të qetë. Nëse do të ketë shumë zhurmë dhe njerëz përreth fëmija do të irritohet edhe më tepër. Mbani edhe temperaturën e dhomës nën kontroll dhe visheni lehtë. Evitoni daljen në park.
- E mbani afër fëmijën tuaj. E përqafoni, e mbani në gji, e madje e lejoni të flejë edhe në krahun tuaj.
- E ushqeni fëmijën tuaj me gji, fëmija do të ndiejë më pak. Sipas ekspertëve në atë moment fëmija e harron dhimbjen e temperaturës.
- Përdorni kompresa të ftohta. Një copë e ftohtë dhe e pastër mund të qetësojë vendin e shpimit dhe mund të lehtësojë skuqjen apo fryrjen.
- E mbani të zënë me diç Mund të bëni një lojë bashkë me të, t’i vendosni muzikë etj.
- Qetësoni veten tuaj. Fëmija do të qajë por do të ketë edhe momente të qeta, prandaj duhet të përpiqeni të kontrolloni veten tuaj duke qënë se stresi juaj mund të shkaktojë edhe më tepër irritim të fëmijës. Mund të kërkoni t’ju ndihmojë dikush gjatë kësaj dite./Pernenat
No comments:
Post a Comment