Në stinën e nxehtë të verës mund të themi se akullorja është një nga të preferuara e gjithsecilit prej nesh. Kjo për vetë shijen e ëmbël dhe të freskët që e karakterizon… Përveçse mund ta blini në pikat e shitjes mund ta përgatisni dhe vetë në shtëpi duke ndjekur recetën e mëposhtme!
Përbërësit:
- ½ litër puding i gatshëm me shije sipas dëshirës
- Kos
- 1 kupë (filxhan) me fruta të stinës
- Kanellë
Përgatitja:
Në fillim përzihet kosi me frutat e përzgjedhura dhe më pas i shtojmë masën e gatshme të pudingut. Kur akullorja të jetë e përfunduar, duhet të futet në një enë plastike të mbyllur dhe më pas në frigorifer për disa minuta.
No comments:
Post a Comment