Vaksina Sinopharm, e prodhuar nga China National Biotec Group, është bërë vaksina e pestë kundër Covid-19 që aprovohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Pas aprovimit, do të thotë se tani vaksina mund të përhapet globalisht dhe të përdoret si pjesë e skemës Covax të OBSH-së, ku bën pjesë edhe Shqipëria, për të siguruar vaksina për koronavirusin për vendet e varfëra.
Vaksina, e cila merret në dy doza të ndara nga tre deri në katër javë, u miratua për përdorim te të rriturit e moshës 18 vjeç e lart. Asnjë kufizim për moshën nuk është përcaktuar, pavarësisht se
“OBSH thotë që mungesa e subjekteve të moshuar në provat klinike do të thotë se “efikasiteti nuk mund të vlerësohej në këtë grupmoshë”.
“OBSH-ja rekomandon që vendet që përdorin vaksinën në grupmoshat më të vjetra të kryejnë monitorim të sigurisë dhe efektivitetit,” tha agjencia shëndetësore.
Shtimi i vaksinës ka potencialin për të përshpejtuar shpejt aksesin e vaksinave të Covid-19 për vendet që kërkojnë të mbrojnë punonjësit shëndetësorë dhe popullatat në rrezik.
No comments:
Post a Comment