Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino është pyetur nga gazetarët nëse rrezikon Shqipëria nga mutacioni indian i Covid.
Bino tha se situata në Indi nuk ka të bëjë vetëm me mutacionin e ri, por edhe me atë britanik, teksa tha se po shohin nëse ka raste në vend.
“Sa i takon mutacionit indian nuk mund të themi ende se ai është shkak i numrit të madh të infektimit në këtë vend, pasi mund të jetë dhe pasojë e qarkullimit të variantit britanik. India është një shtet me një numër të lartë banorësh, dhe me shtrirje shumë të gjerë.
Përveç variantit B.1.1.7 që është përhapur tashmë në të gjithë botën, variantet B.1.617 dhe B.1.618 gjithashtu po shpërndahen në të gjithë Indinë me shpejtësi. Këto variante më të reja dyshohet të jenë më të transmetueshme dhe ndoshta të afta të shmangin imunitetin paraprak nga vaksinimi ose infeksioni paraprak. B.1.617 është përhapur tashmë në mbi 20 vende jashtë Indisë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Është në Itali edhe ne po shohim nëse kemi të bëjmë me këtë mutacion. Kështu nuk është për të marrë krahasim”, tha Bino ndër të tjera.
No comments:
Post a Comment