Wednesday, May 12, 2021

KUJDES!!! Ja si kombinimi i disa lloje kërpudhash me alkoolin mund të rezultojë fatale për shëndetin

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Kërpudhat janë të shijshme dhe të lehta, por nëse shoqërohen me alkool, kërpudhat mund të shndërrohen në “minë me sahat” për shëndetin.

Paralajmërimi vjen nga Istituti zvicerian që merret me parandalimin e alkoolizmt dhe toksimanive të tjera. Studiuesit zviceran këmbëngulin se disa lloje kërpudhash, nëse shoqërohen me alkool shkaktojnë intoksikim që shfaqet me:

  • të përziera,
  • nxehtësi trupore,
  • marrje mendsh,
  • rrahje të shpejta zemre, –
  • vështirësi në frymëmarrje
  • probleme kardiovaskulare etj.

“Shkaktar  është i “coperina”, një toksine që ndodhet te kërpudhat, që pengon eliminimin e alkoolit, më saktësisht të një përbërësi toksik që duke u akumuluar në gjak, shkakton intoksikimin. Në këtë kuptim kërpudha ka efekt të ngjashëm me Antabus, një medikament që përdoret për kurimin e alkoolizmit. Simptomat mund të shfaqen pas 1 minute deri disa orë, madje dhe tre ditë pas konsumimit të kërpudhave, sepse “coperina” asimilohet nga organizmi shumë ngadalë./HEALTH/ shëndeti.com.al

No comments:

Post a Comment