Blerina Bombaj, dietologe
Konsumimi i mishit te perpunuar si proshuta, sallami, salcicet, kremvicet etj. eshte i lidhur me rrezik me te larte ndaj kancerit, diabetit te tipi 2 dhe semundjeve kardiovaskulare. Ndersa, konsumimi i tepert i mishit te kuq lidhet shpesh me infarktin, goditjet ne tru, diabetin dhe disa tipe te kancerit.
Nese doni te zvogeloni sasine e mishit, vecanerisht te atij te kuq e te perpunuar, ne dieten tuaj mund:
Te ulni sasine e servirjes- ushqimet qe sigurojne proteina duhet te zene jo me shume se 1/4 e pjates. Nese proteinat i merrni zakonisht nga mishi i kuq, rreth 85gr. do ishte nje sasi e mjaftueshme.
Ta zevendesoni me ushqime te tjera- behuni te vetedijshem mbi prezencen e mishit te kuq e atij te perpunuar ne diete. Mund ta zevendesoni ate me zgjedhje me te shendetshme me fruta deti, mish pule, fruta/perime, fasule/thjerreza.
No comments:
Post a Comment