Wednesday, May 19, 2021

Koliti ulceroz, shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Bisedoi: Desara Çela

Koliti ulceroz është një sëmundje inflamatore e zorrëve që shkakton inflamacion dhe ulçera (plagë) në traktin e tretjes. Simptomat zakonisht zhvillohen me kalimin e kohës. Koliti ulceroz mund mund të çojë në komplikime të rrezikshme për jetën. Shkaku i saktë i kolitit ulceroz mbetet i panjohur. Më parë dyshohej për dietën dhe stresin, por tani mjekët e dinë që këta faktorë mund të përkeqësojnë por nuk shkaktojnë kolit ulceroz. Një shkak i mundshëm është mosfunksionimi i sistemit imunitar. Kur sistemi imunitar përpiqet të luftojë një virus ose bakter, një përgjigje anormale e imunitetit bën që sistemi imunitar të sulmojë edhe qelizat në aparatin tretës. Trashëgimia gjithashtu duket se luan një rol, pasi koliti ulceroz është më i zakonshëm tek njerëzit që kanë anëtarë të familjes me këtë sëmundje.

Për të folur më gjatë lidhur me shkaqet dhe format e trajtimit, Shëndeti on line ka zhvilluar një intervistë me mjeken gastrohepatologe në Poliklinikën e Specialisteteve nr.3 në Tiranë, Dr. Valdete Malaj.

Doktoresha, derisa nuk janë saktësisht të njohura shkaqet që çojnë në kolit ulaceroz, cilët janë faktorët e riskut dhe komplikacionet që kjo sëmundje sjell?

Mosha. Koliti ulceroz zakonisht fillon para moshës 30 vjeç. Por mund të ndodhë në çdo moshë, dhe disa njerëz mund të mos e zhvillojnë sëmundjen deri pas moshës 60 vjeç.

Raca ose përkatësia etnike. Edhe pse të bardhët kanë rrezikun më të lartë të sëmundjes, ajo mund të ndodhë në çdo rracë.

Historia familjare. Rreziku më i lartë i zhvillimit të kësaj sëmundje është tek ata njerëz që kanë një të afërm të ngushtë, të tillë si një prindi, vëllai ose motra që gjithashtu vuajnë nga e njëjta patologji.

Komplikimet e mundshme të kolitit ulceroz përfshijnë:

  • Gjakderdhje e rëndë
  • Një vrimë në zorrën e trashë (zorrës së trashë të shpuar)
  • Dehidrim i rëndë
  • Rënie e denistetit kockor (osteoporoza)
  • Inflamacion i lëkurës, nyjeve dhe syve
  • Një rrezik në rritje i kancerit të zorrës së trashë
  • Një kolon i ënjtur me shpejtësi (megakolon toksik)
  • Rritja e rrezikut të mpiksjes së gjakut në vena dhe arterie

Cilat janë simptomat që kjo sëmundje ka dhe cilat shenja duhet të na çojnë tek mjeku?

Simptomat e kolitit ulceroz mund të ndryshojnë, në varësi të ashpërsisë së inflamacionit dhe vendit ku shfaqet. Shenjat dhe simptomat mund të përfshijnë:

  • Diarre, shpesh me gjak
  • Dhimbje barku dhe ngërçe
  • Dhimbje rektale
  • Gjakderdhje rektale – kalimi i sasisë së vogël të gjakut me jashtëqitje
  • Urgjenca për të dalë jashtë
  • Pamundësia për të bërë jashtëqitje pavarësisht nevojës
  • Humbje peshe
  • Lodhje
  • Ethe

Shumica e njerëzve me kolit ulceroz kanë simptoma të lehta deri të moderuara. Ecuria e kolitit ulçeroz mund të ndryshojë.

Duhet planifikuar patjetër një takim me mjekun, nëse keni shenja të tilla si:

  • Dhimbje barku
  • Gjak në jashtëqitje
  • Diarre e vazhdueshme
  • Diarre që ju zgjon nga gjumi
  • Një ethe e pashpjegueshme që zgjat më shumë se një ose dy ditë

Megjithëse koliti ulceroz zakonisht nuk është fatal, është një sëmundje serioze që, në disa raste, mund të shkaktojë komplikime të rrezikshme për jetën.

A është koliti ulceroz një sëmundje kronike?

Po! Është sëmundje kronike e cila trajtohet për gjithë jetën. Këto pacientë duhet të bëjnë ekzaminimin e kolonoskopisë çdo vit për të parë gjendjen e tyre, si dhe për të marrë trajtimin e duhur në varësi të formës që ka.

 Cila është mënyra e trajtimit?

Duke qenë një sëmundje kronike duhet të trajtohet rregullisht ku jepen preparate në formë orale pra nga goja ose preparatet në formën e supostos. Varet nga gjendja e pacientit dhe vlerësimi që bën mjeku që e ndjek.

Sa e shpeshtë është kjo patologji tek të rriturit? Cila moshë preket më shumë?

Zakonisht kjo patologji kap pjesën më aktive të shoqërisë. Përqindjen më të lartë e ka nga mosha 30-50 vjeç dhe një % më e ulët tek moshat më të mëdha.

A është i vështirë diagnostikimi i kësaj sëmundje?

Është shumë e rëndësishmë marrja e një anamneze të hollësishme e pacientit. Nuk duhet të nënvlerësohet asnjë pacient që vjen me probleme të tilla si fryrje barku, dhimbje barku, çrregullime të jashtëqitjes. Në stadet e para pacientët mund të mos e vënë re dhe mund të kenë gjakrrjedhje. I kërkohet të bëhte një analizë e thjeshtë feçe gjaku okult për të parë nëse pacienti ka gjakrrjedhje ose jo. Kur merret kjo analizë pacienti duhet të jetë i përgatitur. I bëhen dhe analiza të tjera për të parë nëse pacienti ka anemi, leukocite të larta etj.

Për ta përcaktuar dignozën bëhet edhe kolonoskopia e cila vendos diagnozën. Ka raste kur është e nevojshme edhe marrja e biopsisë për të bërë diferencimin e morbus crohn.

Sa serioze është kjo patologji nëse nuk kapet në kohë?

Kjo patologji është shumë serioze nëse nuk kapet në kohë sepse lezionet ulcerative mund të arrijnë të çahen dhe mund të jetë vdekje prurëse për pacientin. Likidi dhe materialet fekale kalojnë ne abdomen dhe nëse nuk ndërhyhet ka pasoja.

Kirurgjia, a është efikase?

Kur vendoset për kirurgji varet nga stadi i sëmundjes. Nëse situata përkeqësohet dhe paraqet rrezikshmëri për çarje duhet të bëhet ndërhyrja, ku bëhet në pjesën që është dëmtuar.

 

 

 

 

 

No comments:

Post a Comment