Bisedoi: Desara Çela
Nevoja për infermierin nuk do shuhet kurrë! Viti 2020 ishte viti ku më shumë se çdo herë tjetër kjo nevojë u bë jetike për pacientët aq sa u kthyen në heronj për ta. 12 Maj është Dita Ndërkombëtare e Infermierisë ku në fokus janë infermierët dhe puna e tyre e pa lodhur në shërbim të pacientit.
Një ndër këto infermiere është edhe Mimoza Mocka që 37 vite të jetës së saj i ka kaluar në shërbim të pacientëve nga këto 37 vite 30 prej tyre ka mbajtur postin e kryeinfermieres dhe 20 vite i ka në mësimdhënje. Në fund vendosi që të realizojë ëndrrën e saj, të hapë një qendër përkujdesi për të moshuar të cilën e bëri realitet duke dhënë dorheqjen nga QSUT-ja në vendin ku shërbeu për 37 vite. “Te Moza” quhet qendra e përkujdesit .Infermiere Mimozën që preferon ta thërrasin Moza tashmë e gjen duke u kujdesur për të moshuarit në qendrën e saj. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti online” infermiere Moza tregon më shumë rreth këtij profesioni sa të vështirë por edhe të bukur .
A ishte ëndrra juaj për tu bërë infermiere?
Absolutisht jo! Unë nuk e kisha menduar kurrë në jetën time që unë do isha infermiere. Nuk ishte objektivi im që unë dua të bëhem infermiere aq sa nuk e kisha idenë se ccfarë ishte profesioni i infermierit. Unë jam rritur në një familje Tiranse shumë patriarkale me tre vëllezër shumë fanatik. Babai edhe vëllezërit më thonin që infermiere nuk do bëhesh kurrë. Është shumë interesante kur e them këtë mirë po rrjedha e jetës më solli që unë të përfundoj në një kurs për infermiere dhe pa e ditur se për çfarë ishte ky kurs. Mua nuk më doli shkolla e lartë dhe në ate kohë kush kishte mesatare të mirë përfundonin në kurs për infermier, laborant etj. Atëherë quheshin profesione ndihmëse të mjekut. Pas gjimnazit në vitin ‘83 unë futem tek ky kursi për të mos shkuar të punoj në fermë apo në kombinatin tekstil. Ky profesion me hyri shumë në zemër, aq sa u bëra një infermiere shumë e përkushtuar jo pas diplomimit por që në praktikat e thjeshta që ne bënim në pavionet e QSUT-së kur rrinim me orë të zgjatura.
Sa i rëndësishëm është roli i infermierit për një pacient?
Do duheshin netë të gjata dimiri të tregoja sa i rëndësishëm është roli i tij. Të jesh infermier nuk është thjeshtë ashtu si e simbolizojnë në gjuhën e popullit “infermieri me shiringën në dorë” absolutisht jo. Pas studimeve të kyrera në Francë dhe në Zvicër ku u përfshiva në shumë projekte madhështore me infermierinë aty kuptova që nuk është infermieria kjo!
Infermieria dhe roli I infermierit është shumë më tepër se kaq, është i jashtëzakonshëm ose do thoja multidisiplinar.
Një infermier bën punën e kujdestarit për ato përkujdesje bazike (ushqyerje, larje, pozicionim, komukikimin) jashtë vendit këtë rol e luan ndihmëse infermieri\a ndërsa këtu e bën infermieri. Infermieri bën psikologun në ccdo moment me pacientin në një moment acarimi, pakënaqësie, ne jemi të detyrura të ulemi dhe të flasim më të, ti mbushim mendjen, ti bindim, por kurrë ti detyrojmë .
Një infermier do merret edhe me ushqyerjen e pacientit, shikon se si e ka ushqimin nëse dieta e vendosur është në rregull, a është marrë në kohën e duhur sidomos tek pacientët diabetik nëse e kanë bërë mjekimin përpara ushqimit apo jo.
Infermierin mund ta quaj edhe “mjek” sepse në moment të caktuara, sidomos infermierët e zonave shëndetësore të thella të cilat punojnë pa mjekun ai/ajo është bërë mnjeku sot atje . Ai\ ajo është bërë zëri I mjekut atje, identifikon dhe përcakton një diagnozë. Vendos mjekimin në shpejtësinë më të madhe për ti shpëtuar jetën pacientit dhe për ta nxjerrë sa më parë nga gjëndja kritike në të cilën pacienti ndodhet. Ai është mjeku në ato raste. Prandaj them që puna e një infermieri dhe rëndësia e tij është shumë e madhe dhe sa shumë e përfshirë është.
Mbi të gjitha infermnieri ka një rol të rëndësishëm në komunikim me pacientin. Komunikimi është një art më vete dhe unë shpesh e them që të jesh një infermier është profesion, por të jesh një infermier I mirë është art. Unë shpesh i them kolegëve të mi që na ka ardh dita e ne duhet ta shesim fort punën tonë. Tek pacienti nuk shkohet vetëm me atë shiringën në dorë, por duhet të komunikoni pa fund para dhe pas terapisë. Nëse mua një akt i vendosjes së një kateteri më merr 20 min, por më duhen edhe 20 minuta të komunikoj me pacientin, 20 min të tjera ta përshkruaj të gjithë punën në kartelë ku këto të dyja çalojnë sot.
Mendoj se duhet ti japim një rëndësi shumë të madhe kujdesjes edukative, kujdesjeve të relacionit ku nëpërmjet këtyre kujdesjeve ne parandalojmë dhe shpëtojmë shumë pacientë nga vujatjet e tyre dhe ti bëjmë ato sa më të zotët që të jenë të pavarur.
Ccfarë ju motivonte për të bërë punë me kaq përkushtim?
Më motivonin pacientë të cilët nuk ishin në gjëndje ti shërbenin vetes së tyre. Përkujdesja ndaj pacientëve të operuar të cilët e kishin të pa mundur të lëviznin. Pacientët të cilët kishin sëmundje shumë të vështira. Ne ndjenim një kënaqësi të jashtëzakonshme kur ata bëheshin mirë, e mendonim se ishim edhe ne të cilët kishim dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rikuperimin e tyre.
Cila është dita më e lumtur për ju si infermiere?
Kam plot raste të cilat i kujtoj kur pacientët vinin në gjëndje të rëndë shëndetësore , me sëmundje të vështira kun ë fillim ishte ai dyshimi I madh nëse do mbijetonte dhe në fund pacienti dilte mirë dhe I shëruar nga spitali për ne ishte ditë e lumtur. Kjo është një kënaqësi shumë e madhe .
Këto emocione unë i përjetoj edhe sot që jam larguar nga QSUT dhe punoj në qëndren time e cila është “Qendra e përkujdesit për të moshuar”, ku kam patur një pacient pa shpresë për jetën dhe pas 6 mujash kujdes intensive ai doli me këmbët e veta nga qendra. Po a ka lumturi më të madhe se kjo? Unë jam shumë e sigurt që jo vetëm unë por cdo infernmoiere e përjeton këtë lumturi kur pacienti ja del.
Po dita më e trishtë cila është? E kujtoni atë?
Dita më e trishtë është kur pacienti humbet jetën e nuk ja del dot.
Dita e trishtë është kur ti punon kaq shumë dhe ndihesh e pa vlerësuar, kur nuk ke mjetet e duhura për të bërë punën e të mungojnë shumë gjëra. E trishtë është ajo dita kur ke keqkuptime apo keqtrajtime nga ana e organizatorëve për infermierët.
Është e trishtë sepse ti ndihesh shumë e demotivuar dhe ky duhet të jetë një moment ku duhet ti motivojmë ato. Një infermier punon 24 orë dhe për këtë ne duhet të vlersohemi dhe të na dëgjohet zëri jonë. Ne shikojmë që ftohen në studio televizive mjek por jo infermier ku të përballen bashkë aty. Nuk duhet të më përfaqësoj një mjek. Unë jam në profesionin tim, në rrugën time, unë mjekun e kam partner në dhënien e kujdesit për pacientin. Unë këtë mësova jashtë vendit ku ne jemi të gjithë bashkë në dhënien e një kujdesi. Të gjithë bashkë për pacientin.Ne nuk jemi në rrjesht se kush ështënë krye dhe kush në fund, ne jemi një rreth dhe në qendër kemi pacientin.
A ndihen të vlerësuar infermierët në punën e tyre? Po ju keni qënë e tillë?
Si mund të quhem e vlerësuar unë kur në momentin që do jepja dorheqjen nga QSUT pas 37 vitesh punë nga drejtoria e spitalit ku më tha : Ti je thjesht një infermiere si të gjithë të tjerat! Ku jashtë vendit jo të gjitha infermerët janë njësoj por rriten si në cdo profesion tjetër. Ku fillimisht ti mund të jesh një infermiere fillestare shumë e mirë por je indiferente ose shumë e dobët, pastaj fillon bëhesh një infermiere teknike, më pas perfeksionohesh.
Ku 30 vite kam qenë kryeinfermiere me studime në Francë dhe në Zvicër, me projekte të jashtëzakonshme. Shkolla ne na jep një diplomë por zanatin e merr në praktikë. Të gjitha taktikat ti i mëson në praktikë me pacientin. Teoria mbetet teori ndërsa praktika ndryshon jashtë mase.
Nuk mendoj se janë të vlerësuar, nëse do e nisim nga paga që marrin ku një infermier merr më pak se sa një hidraulik në QSUT.
Kur ne bëjmë trajnime me infermierët dhe vazhdimisht turren mjekët për ti trajnuar infermierët, ne e kemi shumë të vështirë që t’jua transmetojmë këtë profesion infermierëve. Një mjek nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë. Si mund të jetë një infermier i vlerësuar kur leksionet i jep një mjek sepse infermieri është komplet i pa vlerësuar. Aty duhet të jetë një pedagog infermier për t’ja dhënë këtë profesion dhe prandaj jemi në këtë situatë ku jemi, ku infermierët nuk e zotërojnë mirë profesionin e tyre paccka si bëhen më vonë gjatë eksperiencës së tyre se si e marrin profesion dhe se si rriten në atë profesion është tjetër gjë. Nga shkolla unë e them me bindjen më të madhe, me kopetencat dhe përgjegjshmërinë më të madhe dalin krejtësisht të pa aftë, dhe këtu unë e ndjej mos vlersimin e infermierëve.
Kur unë aplikoj në një shkollë infermierie dhe si referencë kam studimet e mia për mësimdhënie mua më mbyllet dera sepse vendin tim duhte ta marrë me patjetër një mjek. Dhe kjo është një problem dhe nëse do vazhdojë kështu infermieria do zhduket. Ne nuk vlerësohemi dhe kudo do e japë fjalën për ne mjeku. Infermieri nuk është në strukturë ose në tavolinën e rrumbullakët që të marrë vendime dhe ta japë ai mendimin se ku calon infermieria.
Shpesh ju etiketojnë si ndihmësit e mjekut a jeni ju të tillë?
JO! Edhe këtë nuk e pranoj sepse ne nuk jemi ndihmësit e mjekut. Këtë ta dëgjojnë mirë dhe ta mbajnë vëth në vesh. Infermierët nuk janë ndihmësit e mjekut por ne jemi profesionistët e shëndetësisë. Kemi emrin infermier sicc janë dhe laborantët. Ne e ndihmojmë mjekun dhe ja servirim shumë të shpejtë problemin që pacienti ka, një infermier i mirë e identifikon pacientin shumë shpejt dhe shumë saktë dhe ja referon mjekut me problematikat që ai ka.
Unë në leksionet e mia përdor një skemë peme të madhe. Rrënjët janë diagnoza e pacientit të cilët të gjithë hulumtojmë për të gjetur se ccfarë ka dhe është e padukshme.
Trungu i pemës është është problemi madhor që pacienti ka (trupi) ku ne do hidhemi degë më degë për ti gjetur probleme të tjera dhe për të orientuar më mirë mjekun. Nëse ne do i themi vetëm një shenjë ai nuk do jetë i qartë, diagnoza në fund i përket mjekut. Kjo është puna jonë.
Po në një vit pandemi sa të vlerësuar kanë qenë infermierët?
Unë them “shyqyr që erdhi pandemia” sepse ne u vlerësuam shumë ku në ccdo moment diskutohej infermieri . Roli i infermieri doli në pah kudo ku kërkohej asistencë mjeksore. Ne në fillimin e pandemisë kemi trajnuar intensivisht ne QSUT grup infermierësh, nga 4 grupe në ditë. E fillonim trajnimin në orën 8-13.30 duke e përsëritur leksionin 4 herë për do grup dhe sinqerisht ka qenë shumë e lodhshme, e rrezikshme sepse ishim në kontakt të vazhdueshëm me personelin dhe mund të themi që kemi qenë në frontin e parë dhe ky trajnim zgjati për gati tre javë. Ne trajnuam infermierë se si të mbroheshin, sit ë ruanin rregullat dhe veten e tyre. Rreziku më i madh ishte kur infermierët infektohesh ku ka patur edhe humbje jete.
A ka struktura infermierore?
Jo nuk ka dhe këto mungojnë. Atje ku kam studiuar kishte struktura të jashtzakonshme për infermierinë Atje kishte një model infermieri .
A është UISH përgjegjës për këto struktura?
UISH është një ent rregullues , që duhet të rregullojë këtë profesion ku për mendimin tim nuk po e bën . UISH është një strukturë e pavarur e cila mbahet nga kuotat e infermierëve, ku cuditërisht për aq kohë sa mbahet nga kuotat tona ne duhte të jemi të lirë të zgjedhim presidentine UISH. A po e kryejnë ato funksionin që kanë ? JO nuk po e bëjnë. Nuk po punojnë për strukturat, për legjislacionin, për standaret e infermierisë, dhe për protokollin e infermierisë. Nuk është shumë e vështirë të bësh protokolle, dhe standarte. Merr ato persona që kanë më shumë eksperiencë të mirë, të mblidhen të bëhet një ekip shumëi mirë ku mund të punohet shumë për infermierinë ,por këtë nuk pranojnë ta bëjnë.
Unë them shpesh që ruhuni nga revolta e infermierit, nuk do ngrihen në greva absolutisht nuk është kjo, por ruhuni se revolta e tyre do ju cojë në shpërqëndrim, papqrgjegjshmëri dhe të gjitha këto do konvertohen në vuajtje dhe në para për pacientin
No comments:
Post a Comment