Thursday, May 20, 2021

Mungojnë vaksinat, qytetarët të painformuar

Me 28 Mars të 2021 ishte dita kur filloi vaksinimi masiv fillimisht ne Tiranë dhe më pas në disa qytete të vendit. Në sheshin “ Skënderbej” u ngritën disa çadra ku shërbenin si vende vaksinimi. Sheshi gëlonte nga njerëzit në pritje për të bërë vaksinën Sinovac. Sot ndryshe nga ato ditë ku qytetarët u zinin për radhën , sheshi është bosh. Tashmë aty mund të gjesh vetëm policë dhe personelin mjekësor, por nuk mund të gjesh vaksina sepse nuk ka.

Që prej datës 15.5.2021 në shesh mungojnë vaksinat për qytetarët të cilët do marrin dozën e dytë të vaksinës. Fatlumët janë ato të cilët shkojnë herët në mëngjes sepse dozat janë me një numër të kufizuar, dhe kush shkon pas orës 12:00 nuk mund ta bëjë dozën e dytë të vaksinës dhe do i duhet të presë edhe një ditë tjetër për ta bërë, por gjithmonë nëse shkon para drekës.

Por a janë të informuar qytetarët që duhet të paraqiten në shesh para orës 12:00 për të bërë dozën e dytë të vaksinës?

Absolutisht që jo! Nuk janë të informuar nga askush se në cilën orë ka vaksina dhe kur do mund ta bëjnë dozën e dytë edhe pse data I ka kaluar. Qytetarët lajmërohen në momentin që paraqiten tek sporteli me kartën në dorë ku është e shkruar se kur është bërë doza e parë dhe kur duhet të bëhet doza e dytë e vaksinës, por përsëri nuk i bëhet me dije se në cilën orë duhet të vijë të nesërmen por largohen me një fjali të vetme : Eja nesër sepse sot nuk ka!

 

No comments:

Post a Comment